Мени

Rusia e ratifikoi Konventën 108 të Këshillit ë Evropës për mbrojtjen e të dhënave

Federata ruse e përforcoi përkushtimin e saj për mbrojtjen e të dhënave personale me ratifikimin e Konventës 108 të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e individëve sa i përket përpunimit automatik të të dhënave personale, e njohur si “Konventa 108”.

Sekretari përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torbjorn Jagland, e pranoi instrumentin e Rusisë për anëtarësim, nga Aleksandar Aelkseev, përfaqësuesi i përhershëm dhe ambasadori i Federatës Ruse në Këshillin e Evropës.

Sot Konventa është instrumenti i vetëm ligjërisht i obligueshëm ndërkombëtar në fushën e tij. E hapur për çdo vend, konventa ka potencial të bëhet standard global që mundëson siguri juridike dhe parashikueshmëri në raportet ndërkombëtare.

Sa i përket Federatës ruse, marrëveshja do të hyjë në fuqi më 1 shtator 2013. Rusia është nënshkruesja e 46-të e Konventës.

Burimi: ЕDRI-gram „Russia ratifies CoE Convention 108 on data protection“ 22 maj 2013.

Поврзани натписи