Мени

Si ballafaqohen kompanitë që ofrojnë zgjidhje për antivirus me softuerin qëllimkeq të sponsoruar nga shteti

Muajin e kaluar, kolacioni ndërkombëtar i organizatave për të drejtat qytetare dhe ekspertët akademik i pyetën kompanitë që shesin softuer për antivirus se si ballafaqohen me softuerin qëllimkeq që sponsorohet nga shteti. Disa prej tyre tashmë u përgjigjën, ndërsa përgjigjet janë interesante.

Letra e përgatitur nga Bits of Freedom dhe e nënshkruar nga organizatat siç janë EDRI, disa anëtarë të EDRI-t dhe ekspertë për siguri, siç është Brus Shnajer, iu dërgua kompanive të ndryshme që përprilojnë zgjidhje për antivirus (lista e plotë gjendet më poshtë). Në letër, koalicioni shkruan se këto kompani kanë rol të rëndësishëm në ofrimin e sigurisë dhe në ruajtjen e besimit të shfrytëzuesve të internetit, të cilët kryejnë aktivitete të ndjeshme, siç janë aktivitetet bankare elektronike. Prandaj, atyre iu bë një lutje që të përgjigjen në këto katër pyetje:

1) A kanë zbuluar deri tani përdorim të softuerit të sponsoruar nga shteti për qëllime të mbikëqyrjes;
2) A kanë marrë ndonjëherë kërkesë prej ndonjë qeverie të mos e zbulojnë softuerin e tillë, ose, në qoftë se e zbulojnë, të mos e njoftojnë shfrytëzuesin për atë softuer qeveritar;
3 ) A kanë miratuar ndonjëherë një kërkesë të tillë;
4 ) Si do t’i përgjigjeshin kërkesës së tillë në të ardhmen.

Deri në këtë moment u përgjigjën vetëm një numër i vogël shitësish të zgjidhjeve për antivirus: ESET, F-Secure, Norman Shark, Kaspersky, Panda dhe Trend Micro. Të gjitha kompanitë e konfirmuan zbulimin e softuerit qëllimkeq të sponsoruar nga shteti, p.sh. R2D2 dhe FinFisher. Poashtu, ato thonë se asnjëherë nuk kanë marrë kërkesë për moszbulimin e softuerit qëllimkeq, por edhe sikur kjo të kërkohej nga ndonjë qeveri në të ardhmen, nuk do të pajtoheshin. Të gjitha kompanitë e lartëpërmendura besojnë se nuk ka diçka të tillë si softuer i parrezikshëm malicioz.

Disa kompani nuk u përgjigjën në letrën para afatit përfundimtar. Letra iu dërgua: Agnitum, Ahnlab, Avira operations GmbH & Co. KG, AVG, AVAST software a.s., Bullguard Ltd, Bitdefender SRL, F-Secure Corporation, Kaspersky Lab, McAfee Inc, Norman Shark, Microsoft Corporation, ESET spol. S r.o., Panda Security S.L., Symantec Corporation dhe Trend Micro Incorporated.

Burimi: ЕDRI-gram „How antivirus vendors handle state-sponsored malware“ nr. 11.22, 20 nëntor 2013.

 

Поврзани натписи