Мени

Supervizori evropian për mbrojten e të dhënave: Duhe të përfundohen edhe shumë punë

Në njoftimin për shtyp të publikuar më 15 nëntor 2013, Supervizori evropian për mbrojtjen e të dhënave (EDPS) e kritikoi propozimin e Komisionit, për Rregullativë me të cilën përcaktohen masa për tregun e vetëm evropian për komunikime elektronike.

Qëllimi i paralajmëruar i kësaj Rregullative është të lehtësohen kushtet për ofruesit e shërbimeve të telekomunikimit, të standardizohen produktet që shiten me shumicë me qëllim të harmonizimit të të drejtave të shfrytëzuesve të fundit. Në përgjithësi, Hastinks, e miraton idenë të përfshihet neutraliteti i internetit, por thekson se me Rregullativën hapet mundësi për keqpërdorime nga ana e ofruesve të internetit të cilëve do t’u lejohet ligjërisht ta ndjekin dhe të menaxhojnë me trafikun në internet të shfrytëzuesve të tyre. Hastinksi shprehu shqetësim serioz, veçanërisht në aspekt të analizave të thella të pakove (DPI):

“Çdo përcjellje dhe kufizim i aktivitetit të shfrytëzuesve në internet duhet të bëhet vetëm që të arrihet qëllim konkret dhe legjitim. Përcjellja dhe kufizimi i komunikimeve të shfrytëzuesve në internet në këtë propozim është në kundërshtim me legjislacionin evropian, si dhe me Kartën e BE-së për të drejtat themelore. Përzierja e tillë në të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale, besueshmërinë e të dhënave dhe privatësinë nuk do të kontribuojë në masë të konsiderueshme për kthimin e besimit të klientëve në tregun për komunikime elektronike në Evropë”.

Propozimi aktual do t’u mundësojë interpretime të gjera ofruesve të shërbimeve për kontroll të aktiviteteve në internet të klientëve të tyre duke e përcjellë rrjedhën e të dhënave të tyre, duke filluar nga vizita e ueb-faqeve, deri te pranimi i e-mail-ave, e bile edhe do të miratohej zvogëlimi i shpejtësisë së qasjes deri te shërbimet dhe përmbajtjet që konsiderohen si joligjore.

Kjo jo vetëm që është në kundërshtim me neutralitetin e internetit, por paraqet edhe shkelje të Deklaratës për të drejtat e njeriut dhe Kartës së BE-së për të drejtat themelore:

“E drejat për privatësi ose jetë private është e garantuar me Deklaratën universale për të drejtat e njeriut (neni 12), Konventën evropiane për të drejtat e njeriut (neni 8) dhe Kartën evropiane për të drejtat themelore (neni 7). Karta e përfshin edhe të drejtën eksplicite për mbrojtje të të dhënave personale (neni 8)”.

Në muajt e ardhshëm, bisedimet dhe negociatat që do të zhvillohen në Parlament, do të hapin mundësi për shtimin e korrigjimeve të nevojshme të këtij propozimi dhe mundësi që ai të harmonizohet me standardet juridike ndërkombëtare dhe të drejtat themelore individuale.

Burimi: EDRI-gram “EDPS: Still a lot of work to be done“ nr. 11.22, 20 nëntor 2013.

Поврзани натписи