Мени

U promovua fillimi i projektit “е-Bonton”

Më 6 dhjetor në orën 12, u promovua iniciativa e fondacionit e-Maqedoni për krijimin e rregullave për sjellje të mirë në komunikimin elektronik dhe ngritjen e vetëdijes për mënyrën se si komunikojnë njerëzit nëpërmjet rrjeteve sociale. Projekti quhet “е-Bonton”, ashtu siç do të quhet edhe doracaku për sjellje etike dhe komunikim në internet që do të jetë rezultat i kësaj iniciative.

ebontonNë përgatitjen e doracakut mund të kyçen të gjithë qytetarët që janë aktivë në shoqërinë digjitale, duke dërguar propozime në ueb-faqen www.ebonton.mk dhe nëpërmjet faqes së fansave në Facebook. Opcioni për propozimin e rregullave nga ana e qytetarëve do të jetë i hapur deri në mesin e janarit të vitit 2013, e pastaj 100 më të rëndësishmet do të hyjnë në doracakun “е-Bonton”.

Konferencën për shtyp për promovimin e fillimit të projektit e hapi Radmilla Jonçeska, drejtore e Fondacionit “e-Maqedoni”, e pastaj së bashku me Daniel Sas-in, kryetar i Fondacionit “e-Maqedoni”, e prezantuan procedurën për dërgimin e rregullave nëpërmjet ueb-faqes.

“Si lider në tregun e internetit në vend dhe si kompani e cila me shërbimet e saja me kualitet të lartë kontribuoi për zhvillimin e shoqërisë informatike, vlerësuam se është koha që misionin tonë ta ngrejmë në një nivel më të lartë. Në fakt, projekti “e-Bonton” ndërlidhet mu me këtë. Qëllimi i projektit është t’i vendosim bazat e sjelljes së mirë në hapësirën virtuale dhe ta definojmë kulturën e sjelljes” – deklaroi zotëri Sas-i.

Projektin “e-Bonton” e përkrahin fondacioni Metamorfozis, si dhe Forumi i hapur rinor dhe Shkolla e lartë për gazetari dhe marrëdhënie me publikun.

I ftojmë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën dhe mundësinë ta propozojnë rregulla që kanë të bëjnë me komunikimin nëpërmjet internetit, dhe gjatë kësaj të mos i lënë pas dore ato që janë të ndërlidhura me privatësinë, të drejtat autoriale dhe shprehjet e urrejtjes.

 

Поврзани натписи