Мени

Wikipedia në gjuhën angleze sot proteston

SHKUP, 18 janar 2012 – Sot, vizitorët e ueb-faqes Wikipedia në gjuhën angleze i pret një ekran i errët. Komuniteti Wiki vendosi që ta “errësojë” versionin e Wikipedia-s në gjuhën agleze në 24 orët e ardhshme në shenjë proteste kundër dy ligjeve të propozuara – Ligji për pengim të piraterisë onlajn (Stop Online Piracy Act – SOPA) në Kongresin amerikan dhe PROTECTIP (PIPA) në Senatin amerika. Në qoftë se miratohen këto dy ligje, kjo do ta dëmtonte lirinë dhe të qenit e internetit të hapur, dhe do të mundësojë vegla të reja për censurë të ueb-faqeve ndërkombëtare në kuadër të SHBA-ve.

Administratorët e Wikipedia-s e konfirmuan këtë vendim ditën e hënë nëpërmjet një deklarate publike.  

Gjatë 72 orëve, mbi 1800 wikipedianë nga SHBA-të, por edhe nga pjesa tjetër e botës, diskutuan dhe propozuan aktivitete kundër ligjeve të propozuara. Kjo është dukshëm niveli më i madh i pjesëmarrjes në diskutim të përbashkët në Wikipedia, që më së miri e ilustron shqetësimin e wikipediasve në lidhje me propozim-ligjet. Pjesa dërrmuese e pjesëmarrësve përkrahën veprim të përbashkët me qëllim që të alarmohet publiku për këto dy propozim-ligje. Përkrahje më të madhe mori propozimi që Wikipedia në gjuhën angleze të “errësohet” dhe t’i bashkangjitet shumë ueb-faqeve të mëdha dhe të vogla amerikane, që protestojnë kundër propozim-ligjeve.

“Sot wikipediasit nga e tërë bota e shprehën kundërshtimin e tyre sa i përket këtyre ligjeve të dëmshme”, tha Xhimi Uejlls, themeluesi i Wikipedia-s, i cili edhe më parë tërhoqi vërejtjen se propozim-ligjet kanë qëllime të fshehta, të cilat janë shumë më të gjera se sa pengimi i piraterisë onlajn. “Edhe pse na vjen keq që e pengojmë qasjen te Wikipedia për mbarë botën, bile edhe vetëm për një sekondë, nuk mund ta injorojmë faktin se SOPA dhe PIPA e kërcënojnë lirinë e të shprehurit, si në SHBA ashtu edhe jashtë saj, dhe se vendosin një precedent frikësues të censurës në internet në botë.”

Versionet e tjera gjuhësore të Wikipedia-s mbeten të lira për shfrytëzim gjatë ditës së sotme, por porosi me përkrahje për këtë veprim vijnë nga wikipediasit nga e mbarë bota. Mbrëmë, protestën e përkrahu edhe Wikimedia Maqedoni, qëndrimi zyrtar i së cilës është se miratimi i propozim-ligjeve “do të kishte pasoja negative në një numër të madh të vendeve të tjera të botës, veçanërisht në ato vende ku liria e të shprehurit edhe ashtu nuk është nivel të kënaqshëm.”

Поврзани натписи