Aliti: Procesi i riorganizimit të administratës shtetërore parashikohet të përfundojë në vitin 2024
Në një intervistë për Portalb.mk, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti flet për procesin e riorganizimit të administratës publike në Maqedoninë e Veriut, për sulmet kibernetike të fundit nda ueb-faqeveve të ministrive, agjencinë digjitale si dhe identitetin digjital. Procesi i rioranizimit të administratës sipas tij parashikohet të përfundojë në vitin 2024. Aliti thotë se janë duke e bërë strategjinë për digjitalizim të gjitha institucioneve, me theks të veçantë për identitetin elektronik që do mundësojë që qytetarët të mund të nënshkruhen online mos të kenë nevojë të shkojnë nëpër sportele për tu nënshkruar për shërbimet e tyre.
Portalb: Deri ku është procesi i riorganizimit dhe optimizmit të administratës publike dhe kur pritet të përfundojë procesi?
Aliti: Sa i përket riorganizimit të institucioneve publike është proces të cilin vetëm se e kemi filluar dhe për momentin është duke u pilotuar në tre ministri duke përfshirë Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Bujqësisë.
Kjo nënkupton se deri tash ekspertët tanë dhe ndërkombëtar kanë punuar në analizë të institucioneve dhe kanë kategorizuar institucionet të cilat janë të panevojshme, të cilat kanë veprimtarinë e njëjtë dhe që duhet të bashkohen. Kanë kategorizuar të gjitha institucionet në kuadër të cilave ministritë duhet të jenë, në kuptimin që komunikimi mes institucioneve, ministrisë dhe pastaj Qeverisë të jetë më efektiv.
Pilotimi pritet të bëhet këtë vit dhe vitin tjetër, kurse tërë procesi i riorganizimit duhet të fillojë prej vitit 2024, kjo nënkupton se në vitin 2024 pritjet tona si ministri dhe si qeveri janë që të gjitha institucionet, drejtoritë të jenë në kuadër të ndonjë mistrie dhe ato drejtori dhe institucione që cilat duhet të mbyllen, atë kohë do jenë të mbyllura.”
Portalb: Ndër vite, çdo qeveri premton uljen numrit të administratës publike dhe departizimin e saj, për kaq kohë sa ju jeni në këtë funksion, çfarë keni bërë në këtë drejtim?
Aliti: Ne para dy javësh kemi uploaduar në ener tre ligje, ndër ta është edhe ligji për punëtorët në sektorin publik. Aty kemi futur mekanizma të cilët janë në drejtim të departizimit të institucioneve, gjegjësisht në futjen e mekanizmave të cilët konfirmojnë se punësimet do të jenë në baza meritokracie.
Kjo nënkupton se kandidatët më të mirë të punësohen në institucione. Sa i përket numrit të madh të punëtorëve në sektorin publik, vlen të ceket dhe ne e cekim çdoherë, punëtorë në administratën publike qendrore, që nënkupton në ministri dhe në institucione që janë nën udhëheqjen e qeverisë janë afër 13 mijë të punësuar, që është rreth 10% e sektorit publik. Shumica e punësimeve në sektorin publik, gjegjësisht ai suficiti i punëtorëve në sektorin publik janë në ndërmarrjet publike të menaxhuara nga komunat në të cilat ne si Qeveri nuk kemi qasje direkte, si dhe në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë.
Për këtë duhet një qasje më gjithëpërfshirëse e Qeverisë. Ne me ligjet që i sjellim si MSHIA, dëshirojmë që bëjmë ndryshime që indirekt të ndikojmë që edhe aty mos të ketë punësime të tepërta. Për momentin, ajo që duhet të dijnë qytetarët është se numër më i madh i punësimeve bëhet në drejtoritë dhe institucionet që menaxhohen nga vetë komunat. Komunat vetëm se e kanë autonominë në vendimmarrje në këtë drejtim.
Portalb: Cila është pengesa për mosmiratimin e Ligjit për Shërbim të Lartë në Administratë?
Aliti: Jo, nuk ka ndonjë arsye, nuk ka ndonjë bllokadë. Është proces dhe pjesë e procesit nënkupton se ne si Qeveri dhe ministri promovojmë proces inkluziv ku nënkupton se i dëgjojmë të gjitha palët. Deri tani, përveç punëtorëve të MSHIA dhe ekspertëve të Sigmës të cilët na përkrahin për këtë ligj dhe për ligje të ngjashme.
Ne normalisht konsultohemi edhe me stakeholerat që janë nëpër ministri të tjera dhe sekretariatin gjeneral, konsultimet nënkuptojnë se kemi mendime të ndryshme dhe tentojmë që mendimet më të mira ti bëjmë pjesë të ligjit. Për momentin kemi një draft version të atij ligji. Tani jemi në proces ku dëshirojmë ta marrim përkrahjen dhe konsensusin e të gjithë aktorëve politik, përfshirë ata në qeveri dhe opozitë.
Do të ketë edhe diskutime publike ku do të kenë mundësi edhe sektori joqeveritar dhe të tjerët të involvohen dhe pastaj ta dërgojmë në Qeveri dhe Parlament. Është duke ecur si proces por ende jemi në finalizimin e të gjitha neneve të këtij ligji.
Portalb: Deri ku është procedura për formimin e Agjencisë për Digjitalizim?
Aliti: Agjencia Digjitale por edhe Agjencia për Siguri Kibernetike është në kontekst të riorganizimit të institucioneve, sepse pjesa e riorganizimit të institucioneve nënkupton edhe në qoftë se Qeveria konstaton se duhet të shtojmë një institucion q[ mungon, të shtohet.
Prandaj, në fazën e pilotimit në kuadër të MSHIA, kemi planifikuar që ta kemi edhe Agjencinë Digjitale e cila do jetë përgjegjës për digjitalizimin e institucioneve, por edhe Agjencinë për Siguri Kibernetike që do të jetë me detyrë për të preventuar sulmet që ndodhin në institucionet shtetërore. Pritjet tona janë brenda maksimum dy viteve ti kemi këto të dy agjencitë.
Për momentin, pjesa e digjitalizimit është vetë pjesa që e bën MSHIA, ne kemi platforma të cilat përdoren prej më shumë institucioneve. Konceptualisht është keq se ministria është edhe subjekti i cili i sjell ligjet për digjitalizim por gjithashtu ka edhe përgjegjësinë operative. Në momentin kur e kemi Agjencinë Digjitale, kjo nënkupton se ministria do merret me pjesën legjislative kurse Agjencia do të jetë implementuesi i politikave dhe strategjive të cilat dalin nga MSHIA.
Portalb: A ka mbaruar procedura e digjitalizimit të Librave Amë?
Aliti: Librat amë kanë disa shërbime të cilat i japin përmes platformës së e-shërbimeve të ministrisë tonë, gjithashtu shërbimet e tyre jepen te qendrat një pikë për shërbime, por jo të gjitha shërbimet. Me Drejtorinë e Librave Amë kemi krijuar një grup punues të përbashkët të cilët janë duke analizuar. Presim gjatë këtyre muajve të vijnë me finalizim të një plani aksional se cilat shërbime dhe kur duhet t’i digjitalizojmë. Ne si MSHIA jemi këtu t’i japim përkrahim ata që t’i digjitalizojmë shërbimet që ata ua japin qytetarëve.
Portalb: Kur do të kenë qytetarët e RMV-së identitet digjital, a ka diçka konkrete në këtë drejtim?
Aliti: Jemi duke punuar edhe në këtë drejtim, nuk kisha dashur të spekuloj ndonjë datë pasi është proces më gjithëpërfshirës që e tangon edhe Ministrinë e Brendshme dhe institucione tjera. Jemi duke punuar edhe si ministri por edhe në nivel të Qeverisë bashkë me kolegë të tjerë ministra.
Kemi krijuar para një kohe edhe këshillin për digjitalizim në nivel ministror ku pjesë e atyre të ministrave janë ministri i Brendshëm, i Financave dhe unë si ministër i MSHIA. Jemi duke e bërë strategjinë për digjitalizim të gjitha institucioneve, me theks të veçantë për identitetin elektronik që do na mundësojë që qytetarët tonë të mund të nënshkruhen online mos të kenë nevojë të vijnë nëpër sportele për tu nënshkruar për shërbimet e tyre.
Portalb: Në periudhën e kaluar, disa ueb-faqe të disa ministrive janë hakuar dhe rrjedhimisht janë vjedhur të dhëna, sa është shteti ynë i mbrojtur nga këto sulme dhe a dihet prejardhja e tyre?
Aliti: Për momentin, çështja e ueb-faqeve është e decentralizuar nëpër ministri të ndryshme. Kjo praktikisht nënkupton se çdo ministri e mban vetë faqen e vetë. Në rastin e fundit ishte Ministria e Arsimit, por ata vetë janë përgjegjës për atë ueb-faqe. Këtu ne si ministri e kemi rolin këshillëdhënës, po jo edhe rolin mirëmbajtës të saj.
Si MSHIA kemi krijuar një projekt për unifikimin e të gjitha ueb-faqeve, por për momentin është vetëm Ministria e Ekonomisë e cila i është bashkuar kësaj iniciative, ata janë tani në sistemin tonë. Ideja është që për një të ardhme të shkurtë të gjitha ministritë por edhe Qeveria të jenë pjesë e atij programi, në atë rast ne si ministri di të jemi përgjegjës edhe për mirëmbajtjen por edhe për sigurinë e të gjitha ueb-faqeve të ministrive.
Portalb: Kur pritet të përfundojë i gjithë ky proces?
Aliti: Procesin ne teknikisht e kemi kryer, tani jemi në fazën kur jemi duke u thënë ministrive të jenë pjesë e ueb-faqeve të unifikuara. Kjo praktikisht nënkupton se ata të gjitha të dhënat që i kanë në faqet ekzistuese duhet t’i transferojnë në këto faqet e unifikuara të cilat i kemi ne si platformë si ministri.
Intervistoi: Fisnik Xhelili
Link deri tek origjinali: Aliti: Procesi i riorganizimit të administratës shtetërore parashikohet të përfundojë në vitin 2024 (VIDEO) – PORTALB
Ndaje:
Tekste të tjera në blog
RMV, çdo ministër u lavdërua dhe u fotografua për projektin “Një pikë për shërbime” por ai asnjëherë nuk ishte i suksesshëm - Portalb
28.04.2023
Kolazh nga vizita e qeveritarëve në pikat “Një pikë për shërbime”. Foto nga institucionet zyrtare Zyrat “Një pikë për shërbime” të cilat u hapën Shkup, Kumanovë, Ohër, Manastir dhe Tetovë me qëllim që qytetarët t’i thonë “lamtumirë” pritjes në sportele, do të mbyllen dhe në vend të tyre do të hapen 333 sportele në filialet […]
Mbrojtja e identitetit tuaj digjital: Rëndësia e "Higjienës Kibernetike"
25.04.2023
Në epokën e sotme digjitale, është më e rëndësishme se kurrë të ndërmerrni hapa për të mbrojtur veten nga kërcënimet kibernetike. Nga viruset dhe softuerët keqdashës (malware) e deri te mashtrimet “phishing” dhe vjedhja e identitetit, ka një mori rreziqesh që mund të komprometojnë informacionin tuaj personal dhe të bëjnë kërdi në pajisjet tuaja. Kjo […]
Komunikimi i transformimit digjital me qytetarët – një kontribut i rëndësishëm për të kapërcyer hendekun
24.04.2023
Transformimi digjital po e ndryshon jetën tonë në mënyra që nuk mund ta imagjinonim as disa dekada më parë. Ai ka sjellë mundësi dhe sfida të reja dhe po e transformon mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë me njëri-tjetrin. Megjithatë, komunikimi i transformimit digjital me qytetarët mund të jetë një sfidë, veçanërisht në Ballkanin […]
Institucionet si shkaktar i shkeljes së privatësisë në media
19.04.2023
Edhe nëse autoritetet kompetente shtetërore zbulojnë të dhëna private të një dhunuesi ose të viktimës, mediat nuk duhet ta transmetojnë atë informacion. Një gabim nga ana e autoriteteve shtetërore nuk nënkupton “leje” për shkeljen e parimeve etike të profesionit. Kështu thotë Kodi i Etikës së Gazetarëve të Serbisë, por praktika mediatike shpesh është krejtësisht e […]
“ADA”, asistenti digjital i bazuar në inteligjencë artificiale që do t’u japë informata qytetarëve të RMV-së për ndihmat shtetërore - Portalb
10.04.2023
Asistenti digjital “ADA”, foto: Qeveria e RMV-së Investitorët dhe qytetarët do të mund të marrin informata në lidhje me programet e ndihmës shtetërore të Qeverisë së RMV-së nëpërmjet asistentit të parë digjital “ADA” i cili është i bazuar në inteligjencë artificiale. Kështu thonë nga Zyra e zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe Fondi për […]
RMV, përdorimi i inteligjencës artificiale në institucionet shtetërore është i dobishëm, por edhe më i rrezikshëm nëse keqpërdoret - Portalb
09.04.2023
Iteligjenca artificiale, foto: The Creation of Adam, Freepik.com Përdorim i inteligjencës artificiale në sektorin publik do të ndihmonte në rritjen e cilësisë së shërbimeve, kursimit të kohës dhe parave të qytetarëve, por rrjedhimisht edhe do të parandalonte korrupsionin. Megjithatë, nëse IA përdoret në mënyrë jotransparente, pasojat janë edhe më të mëdha se përfitimet. Kështu deklarohen […]