E-Pjesëmarrja: Fuqizimi i zërit të qytetarëve në hapësirën digjitale

Pjesëmarrja e qytetarëve është një nga mekanizmat kyç për të garantuar demokracinë në çdo shoqëri. Sipas Hulumtimit mbi gjendjen bazë të zhvillimit të e-qeverisjes dhe edukimit digjital në vendet e synuara të Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2020, pjesëmarrja e qytetarëve është e rregulluar dhe praktikohet në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por niveli i angazhimit të qytetarëve është i ulët, kurse mekanizmat e pjesëmarrjes elektronike nuk janë plotësisht funksionale.

Pjesëmarrja dhe e-pjesëmarrja

Ndjenja e të qenit pjesë e komunitetit dhe në të njëjtën kohë kërkimi i shërbimeve më të mira dhe më cilësore qeveritare është një nga arsyet kryesore pse pjesëmarrja e qytetarëve është thelbësore për të nxitur një shtet qytetar dhe një shoqëri tolerante.

Në përkufizimin e raportit të OBEZh-it thuhet se “pjesëmarrja demokratike politike duhet t’i përfshijë mënyrat e informimit, mekanizmat e vendimmarrjes dhe aftësinë për të kontribuar dhe për të ndikuar në agjendën e politikave”. Në këtë kuptim, qytetarët duhet të perceptohen si partnerë të vendeve kur bëhet fjalë për krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm dhe më gjithëpërfshirës, por kjo nënkupton edhe ndarjen e përgjegjësisë për zhvillimin e tij.

Është gjithashtu e qartë se digjitalja është bërë “normalja e re” për shumë njerëz. Sidomos pasi jemi ende nën ndikimin e pandemisë, dhe pjesën më të madhe të jetës dhe të detyrave tona të punës i kemi në regjimin hibrid – si drejtpërdrejt ashtu edhe në internet. Nga ana tjetër, jetojmë në një epokë të mediave sociale. Nëpërmjet tyre marrim një sasi të madhe informacioni për qeverinë dhe qeverisjen në vendet tona. Çështjet për nivelin e ulët të edukimit informativ dhe mediatike tashmë janë ngritur në Ballkanin Perëndimor dhe ato ndikojnë drejtpërdrejt në besimin dhe gatishmërinë e qytetarëve për t’u angazhuar dhe për të kërkuar ndryshime në sistemin aktual në vendet e tyre.

Kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen elektronike, sipas A. Macintosh, flasim për pjesëmarrje të mbështetur nga TIK-u në procese të tilla si administrimi, ofrimi i shërbimeve, vendimmarrja dhe krijimi i politikave. Për ta thjeshtuar, flasim për mjete digjitale. Këto mjete do të na mundësojnë të kontribuojmë në proceset vendimmarrëse dhe të kërkojmë përmirësime në lagjen tonë, qytetin tonë apo në të gjithë vendin.

Mjetet e pjesëmarrjes elektronike duhet të jenë të disponueshme për çdo qytetar. Ato duhet të jenë të lehta për t’u përdorur dhe të sigurta në çdo kohë.

Ekzistojnë dy koncepte që duhen marrë parasysh kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen elektronike. I pari është qeveria dhe aftësia jonë për të ndikuar në të si qytetarë. I dyti është teknologjia e cila na jep mundësinë ta përdorim hapësirën digjitale dhe t’i ndajmë zërat tanë. Besimi është një faktor kyç në forcimin e atij zëri, që do të thotë se njerëzit duhet t’i besojnë edhe qeverisë edhe teknologjisë.

“e” si elektronike dhe “e” si fuqizim (empowerment)

“Ndërtimi i besimit kërkon që qeveria të jetë në gjendje të përcaktojë se ata që kërkojnë qasje në informata dhe vendimmarrje kanë të drejtë legjitime për ta bërë këtë dhe se privatësia dhe të drejtat civile të atyre me të cilët ajo qeveris, me këtë rast nuk cenohen.”

Komponenti digjital kurrë nuk mund të monitorohet veçmas. Është një pjesë integrale e jetës sonë. U fut aq mirë sa ndonjëherë mund të jetë e vështirë të imagjinohet se vetëm disa dekada më parë jetonim në një botë shumë të ndryshme.

Prandaj, pavarësisht se a flasim për “e” duke pasur parasysh natyrën e saj digjitale ose për “e” si fuqizuese të njerëzve për t’u përfshirë, ne flasim për procese të ndërthurura.

Roli i digjitales në këtë kuptim është t’i shërbejë demokracisë, të mundësojë që kultura e saj tashmë e vendosur politike dhe demokratike të lulëzojë duke i bërë më pak të dallueshme kufizimet e kohës dhe hapësirës.

E-qeverisja ofron më shumë informacion për qeverinë dhe punën e institucioneve, dhe në këtë mënyrë edhe për monitorimin më të lehtë të defekteve dhe pikave të dobëta dhe zgjidhjen e tyre. Në vendet që nuk kanë një nivel të lartë të kulturës politike dhe demokratike, digjitalja mund të përdoret si një lloj “mekanizmi korrigjues”, sepse mund t’i ekspozojë këto çështje dhe të sigurojë një platformë reagimi. Kjo nuk do të thotë se vetëm për shkak se diçka është digjitale, ajo përmirësohet automatikisht. Faktori njerëzor mbetet një nga sfidat më të mëdha në shumë nivele, që do të thotë se problemet me proceset duhet të zgjidhen para së gjithash në nivelin politik.

Një parakusht për të qenë i fuqishëm dhe për t’u përfshirë në të gjitha këto procese është të jesh i informuar. Për shembull, duhet ta dimë se çfarë ndodh me të dhënat tona në hapësirën digjitale, kush i zotëron ato dhe si i përdor ato. Duhet ta kuptojmë se si funksionon digjitalja. Kjo do të thotë se duhet të kemi aftësi dhe kompetenca të caktuara digjitale dhe të jemi të vetëdijshëm për disa rreziqe që mund të na ndodhin në hapësirën digjitale. Duhet të dimë se çfarë do të thotë të kesh një identitet digjital, çfarë përfitimesh marrim nga e-qeverisja dhe shërbimet elektronike, etj. Këto dhe shumë gjëra të tjera duhet të dihen për të arritur ndikimin e dëshiruar. Edhe pse mund të duket komplekse, ka shumë ngjashmëri me parimet që qëndrojnë pas aplikacioneve që i përdorim çdo ditë.

Digjitalja ka sjellë shumë përfitime, por edhe përgjegjësi dhe sfida etike. Përgjegjësia digjitale është një nga temat më të rëndësishme në botë, së bashku me çështjet urgjente të hendekut digjital dhe krijimit të grupeve të cenueshme digjitale.

 

Mjetet e pjesëmarrjes elektronike në Ballkanin Perëndimor

Çdo vend ka mënyrën e vet për t’u mundësuar qytetarëve ta shprehin mendimin e tyre ose të marrin pjesë në hartimin e politikave. Vitet e fundit, të gjitha këto vende kanë inkorporuar komponente digjitale përmes qeverisjes elektronike, duke u mundësuar qytetarëve të marrin pjesë online përmes platformave të specializuara.

Megjithëse lista përfundimtare e mjeteve të pjesëmarrjes elektronike nuk mund të përpilohet për shkak të centralizimit joekzistent të shërbimeve elektronike dhe diversitetit të zgjidhjeve elektronike si nga sektori i biznesit ashtu edhe nga shoqëria civile, më poshtë janë dhënë disa nga mjetet të cilat ndoshta janë më të përdorurat kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në hartimin e politikave në vendet e synuara të Ballkanit Perëndimor:

Shqipëri:

Regjistrit Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike: http://www.konsultimipublik.gov.al/

Portali i të Dhënave të Hapura të Qeverisë https://opendata.gov.al/en

Kosovë:

Platforma e konsultimit elektronik: https://konsultimet.rks-gov.net/index.php

Portali i të Dhënave të Hapura të Qeverisë https://opendata.rks-gov.net/en/

Mali i Zi:

Mjeti për pjesëmarrje elektronike: https://www.euprava.me/eparticipacije

Mjeti për peticione elektronike: http://www.epeticije.gov.me/

Portali i të Dhënave të Hapura të Qeverisë https://data.gov.me/

Maqedoni e Veriut:

Regjistri i Vetëm Elektronik Kombëtar i Dispozitave https://ener.gov.mk/Default.aspx

Portali i të Dhënave të Hapura të Qeverisë https://data.gov.mk/

M-Zaednica (M-Komuniteti): https://mzaednica.mk/

Portali për Partneritetin për Qeveri të Hapur – Maqedonia e Veriut: https://ovp.gov.mk/

Serbi:

Portali për konsultime elektronike: https://ekonsultacije.gov.rs/

Portali i të Dhënave të Hapura të Qeverisë https://data.gov.rs/sr/

 

Një nga qëllimet kryesore të ekipit të #ICEDA është të edukojë dhe të mbështesë qytetarët duke u dhënë atyre mundësinë të kërkojnë shërbime më të mira. Ju inkurajojmë të na dërgoni shembujt tuaj të iniciativave online ose shembuj të mirë të pjesëmarrjes së qytetarëve në hapësirën online të vendeve tuaja! Mund të na shkruani në faqen tonë në Facebook ose Twitter (@ICEDAproject), ose thjesht mund të na dërgoni një e-mail në iceda@metamorphosis.org.mk.

Ky artikull është përgatitur me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e partnerëve të projektit ICEDA dhe nuk i pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Ndaje:

3
meta tim sliki-02.jpg

Tekste të tjera në blog

Forumi i Qeverisjes së Internetit në Japoni bën thirrje për përpjekje të përbashkëta në ndërtimin e një interneti që i fuqizon të gjithë njerëzit

02.12.2023

Koment në Forumin e Qeverisjes së Internetit në Kioto nga Bardhyl Jashari, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis Forumi i Qeverisjes së Internetit (IGF) është një nga platformat më të rëndësishme kur bëhet fjalë për politikat e internetit. Ai shërben si një forum vjetor që mbahet nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara duke u mundësuar palëve […]

SI TË (MBI)JETOJMË NË NJË SHOQËRI TË PËRMBYTUR NGA URREJTJA NË INTERNET?

14.11.2023

Fotoja nga Freepik Një nga sfidat më të mëdha kur ne si aktivistë/e kuir (“queer”) përpiqemi të rrisim ndërgjegjësimin publik dhe vullnetin institucional për jetën tonë të përditshme është të qëndrojmë të qetë, të arsyeshëm dhe të sigurt përballë përhapjes së madhe të gjuhës së urrejtjes ndaj nesh dhe komuniteteve tona. Periudhën e kaluar, si […]

RMV, nuk sanksionohet gjuha e urrejtes në internet, posaçërisht ndaj grave – PORTALB

13.11.2023

Gjuha e urrejtjes në internet në RMV. Foto ilustrim nga Fisnik Xhelili/Portalb.mk (fotoja në prapavi nga Kb group në Canva) Në Maqedoninë e Veriut gjatë viteve të fundit janë shpeshtuar rastet e gjuhës së urrejtjes në internet. Të dhënat tregojnë se më të prekura nga ky problem janë gratë, kryesisht fytyra publike por jo vetëm, […]

Balancimi midis Lirisë së të shprehurit dhe Gjuhës së urrejtjes

10.11.2023

Liria e shprehjes është një bazë themelore e një shoqërie demokratike. Paaftësia e shtetit për të kufizuar këtë të drejtë, pa një ” arsye të justifikueshme “, është një tregues i nivelit të pjekurisë demokratike të një shoqërie. E drejta për lirinë e shprehjes është e garantuar nga një seri aktesh ligjore ndërkombëtare, të cilat […]

RMV, inteligjenca artificiale të parandalojë gjuhën e urrejtjes në internet, por jo ta parandalojë lirinë e fjalës

10.11.2023

Foto nga cottonbro studio / Pexels Modelet e inteligjencës artificiale (IA) po përparojnë dhe kanë mundësi të zbulojnë gjuhën e urrejtjes në internet, dhe në këtë mënyrë të ndikojnë në mënyrë parandaluese në përhapjen e saj, veçanërisht përmes rrjeteve kryesore sociale, të cilat përdoren nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë. Megjithatë, edhe “risitë” e individëve […]

RMV, inteligjenca artificiale të parandalojë gjuhën e urrejtjes në internet, por jo ta parandalojë lirinë e fjalës – PORTALB

09.11.2023

Modelet e inteligjencës artificiale (IA) po përparojnë dhe kanë mundësi të zbulojnë gjuhën e urrejtjes në internet, dhe në këtë mënyrë të ndikojnë në mënyrë parandaluese në përhapjen e saj, veçanërisht përmes rrjeteve kryesore sociale, të cilat përdoren nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë. Megjithatë, edhe “risitë” e individëve që përhapin gjuhën e urrejtjes po […]