Mbrojtja e identitetit tuaj digjital: Rëndësia e “Higjienës Kibernetike”
Në epokën e sotme digjitale, është më e rëndësishme se kurrë të ndërmerrni hapa për të mbrojtur veten nga kërcënimet kibernetike. Nga viruset dhe softuerët keqdashës (malware) e deri te mashtrimet “phishing” dhe vjedhja e identitetit, ka një mori rreziqesh që mund të komprometojnë informacionin tuaj personal dhe të bëjnë kërdi në pajisjet tuaja. Kjo është arsyeja pse praktikimi i higjienës së mirë kibernetike është thelbësor për të mbrojtur jetën tuaj digjitale.
Çfarë është higjiena kibernetike?
Higjiena kibernetike i referohet grupit të praktikave dhe masave që mund t’i merrni për të ruajtur sigurinë tuaj digjitale dhe për të mbrojtur veten nga kërcënimet kibernetike. Ashtu si praktikat e higjienës personale si larja e duarve dhe larja e dhëmbëve ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së mikrobeve dhe sëmundjeve, praktikat e higjienës kibernetike ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së softuerit keqdashës (malware), viruseve dhe sulmeve kibernetike.
Ja disa praktika kryesore të higjienës kibernetike që mund t’i zbatoni për ta mbrojtur veten:
- Mbani të përditësuar softuerin dhe sistemin operativ
Softueri dhe sistemet operative përditësohen rregullisht për të korrigjuar dobësitë dhe për të adresuar çështjet e sigurisë. Mbajtja e pajisjeve tuaja të përditësuara me arnimet dhe përditësimet më të fundit të sigurisë është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për t’u mbrojtur nga kërcënimet kibernetike. Sigurohuni që të aktivizoni përditësimet automatike në mënyrë që të mos e keni dert mirëmbajtjen e tyre.
- Përdorni fjalëkalime të forta dhe unike
Përdorimi i fjalëkalimeve të forta dhe unike për të gjitha llogaritë tuaja në internet është thelbësor për të parandaluar qasjen e paautorizuar. Një fjalëkalim i fortë duhet të ketë të paktën 12 karaktere dhe të përfshijë një përzierje të shkronjave të mëdha dhe të vogla, numrave dhe simboleve. Shmangni përdorimin e fjalëve, frazave ose informacioneve personale të zakonshme që mund të hamendësohen ose gjenden lehtësisht në internet. Merrni parasysh përdorimin e një softueri për menaxhim të fjalëkalimeve, për t’i gjeneruar dhe ruajtur fjalëkalimet tuaja në mënyrë të sigurt.
- Mundësoni autentifikimi me dy faktorë
Autentifikimi me dy faktorë shton një shtresë shtesë sigurie në llogaritë tuaja në internet duke kërkuar një formë të dytë verifikimi përveç fjalëkalimit tuaj. Ky mund të jetë një kod i dërguar në telefonin tuaj ose një skanim i gjurmëve të gishtërinjve. Aktivizimi i autentifikimit me dy faktorë kudo që është e mundur mund të ndihmojë në parandalimin e qasjes së paautorizuar edhe nëse fjalëkalimi juaj është i rrezikuar.
- Jini të kujdesshëm ndaj linkeve dhe shkarkimeve të dyshimta
Mashtrimet “phishing” janë një taktikë e zakonshme e përdorur nga kriminelët kibernetikë për t’ju mashtruar që t’ua jepni informacionin tuaj personal. Ato shpesh përfshijnë një link ose bashkëngjitje që, kur klikohet, mund të instalojë softuer keqdashës (malware) ose t’ju çojë në një faqe të rreme hyrjeje (login page). Jini të kujdesshëm ndaj linkeve dhe shkarkimeve nga burime të panjohura dhe kurrë mos jepni informacione personale nëse nuk jeni të sigurt se ato janë të ligjshme.
- Bëni kopje rezervë të të dhënave tuaja rregullisht
Bërja e kopjeve rezervë të skedarëve dhe të dhënave tuaja të rëndësishme është thelbësore për të parandaluar humbjen e tyre në rast të një sulmi kibernetik ose prishjes së pajisjes. Sigurohuni që të kopjoni rregullisht të dhënat tuaja në një hard disk të jashtëm ose shërbim të bazuar në re (cloud). Në këtë mënyrë, edhe nëse pajisja juaj është e komprometuar, ju prapë mund t’i rikuperoni të dhënat tuaja.
- Përdorni softuer antivirus dhe anti-malware
Softueri antivirus dhe anti-malware mund të ndihmojë në zbulimin dhe heqjen e programeve keqdashëse nga pajisjet tuaja. Sigurohuni që të përdorni softuer me reputacion dhe ta mbani atë të përditësuar për t’u siguruar që jeni të mbrojtur nga kërcënimet më të fundit.
- Qëndroni të mbrojtur gjersa jeni të lidhur në internet
Përdorimi i një Rrjeti Privat Virtual (VPN) për punëtorët në distancë është mënyra më e mirë për t’i mbrojtur rrjetet. VPN-i krijon një lidhje të sigurt që e kodon informacionin në mënyrë që të fshihet gjatë transportit. Kjo lidhje e bën më të vështirë për sulmuesit shikimin dhe qasjen e të dhënave.
VPN-të janë thelbësor kur qaseni në të dhëna të ndjeshme, si p.sh. informacione të identifikueshme personale (siç janë numrat e sigurimit social) ose informacione të mbrojtura shëndetësore, veçanërisht kur përdorni rrjete publike “wi-fi”. Në vendin e sotëm hibrid të punës, VPN-të janë thelbësore për t’u mbrojtur nga aktiviteti i dyshimtë.
Si përfundim, higjiena kibernetike është një pjesë thelbësore e mbrojtjes së jetës suaj digjitale. Duke i zbatuar këto praktika, ju mund të minimizoni rrezikun për t’u bërë viktimë e sulmeve kibernetike dhe të siguroheni që informacioni juaj personal të mbetet i sigurt. Mbani mend, një përpjekje e vogël tani mund t’ju shpëtojë nga shumë telashe në planin afatgjatë.
———————————————————————————————————————
Ky tekst edukativ është përgatitur me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se i pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
Projekti “Rritja e Pjesëmarrjes së Qytetarëve në Agjendën Digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia Veriut), Akademia për e-Qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), Partnerët për Ndryshim Demokratik (Serbi), OJQ 35mm (Mali i Zi) dhe ODK – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.
Ndaje:
Tekste të tjera në blog
RMV, çdo ministër u lavdërua dhe u fotografua për projektin “Një pikë për shërbime” por ai asnjëherë nuk ishte i suksesshëm - Portalb
28.04.2023
Kolazh nga vizita e qeveritarëve në pikat “Një pikë për shërbime”. Foto nga institucionet zyrtare Zyrat “Një pikë për shërbime” të cilat u hapën Shkup, Kumanovë, Ohër, Manastir dhe Tetovë me qëllim që qytetarët t’i thonë “lamtumirë” pritjes në sportele, do të mbyllen dhe në vend të tyre do të hapen 333 sportele në filialet […]
Komunikimi i transformimit digjital me qytetarët – një kontribut i rëndësishëm për të kapërcyer hendekun
24.04.2023
Transformimi digjital po e ndryshon jetën tonë në mënyra që nuk mund ta imagjinonim as disa dekada më parë. Ai ka sjellë mundësi dhe sfida të reja dhe po e transformon mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë me njëri-tjetrin. Megjithatë, komunikimi i transformimit digjital me qytetarët mund të jetë një sfidë, veçanërisht në Ballkanin […]
Institucionet si shkaktar i shkeljes së privatësisë në media
19.04.2023
Edhe nëse autoritetet kompetente shtetërore zbulojnë të dhëna private të një dhunuesi ose të viktimës, mediat nuk duhet ta transmetojnë atë informacion. Një gabim nga ana e autoriteteve shtetërore nuk nënkupton “leje” për shkeljen e parimeve etike të profesionit. Kështu thotë Kodi i Etikës së Gazetarëve të Serbisë, por praktika mediatike shpesh është krejtësisht e […]
“ADA”, asistenti digjital i bazuar në inteligjencë artificiale që do t’u japë informata qytetarëve të RMV-së për ndihmat shtetërore - Portalb
10.04.2023
Asistenti digjital “ADA”, foto: Qeveria e RMV-së Investitorët dhe qytetarët do të mund të marrin informata në lidhje me programet e ndihmës shtetërore të Qeverisë së RMV-së nëpërmjet asistentit të parë digjital “ADA” i cili është i bazuar në inteligjencë artificiale. Kështu thonë nga Zyra e zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe Fondi për […]
RMV, përdorimi i inteligjencës artificiale në institucionet shtetërore është i dobishëm, por edhe më i rrezikshëm nëse keqpërdoret - Portalb
09.04.2023
Iteligjenca artificiale, foto: The Creation of Adam, Freepik.com Përdorim i inteligjencës artificiale në sektorin publik do të ndihmonte në rritjen e cilësisë së shërbimeve, kursimit të kohës dhe parave të qytetarëve, por rrjedhimisht edhe do të parandalonte korrupsionin. Megjithatë, nëse IA përdoret në mënyrë jotransparente, pasojat janë edhe më të mëdha se përfitimet. Kështu deklarohen […]
Përdorimi i inteligjencës artificiale pa strategji, i ekspozon qytetarët në rrezik, RMV askund me procedurën - Portalb
08.04.2023
ChatGPT – Portalb.mk Përdorimi i inteligjencës artificiale (IA) në mungesë të strategjisë apo rregullimit, qytetarët i ekspozon në rrezik nga keqpërdorimet e mundshme. RMV ka formuar grup punues për Strategjinë Nacionale për Inteligjencë Artificiale, por prej vitit 2021, i njëjti ka mbajtur vetëm një mbledhje, shkruan Portalb.mk. Dalja e robotit Chat GPT i cili ka […]