Privatësia është e drejtë e njeriut – Mbrojtja e të dhënave personale në Ballkanin Perëndimor

Qëllimi i mbrojtjes së të dhënave personale është të sigurojë mbrojtjen e privatësisë dhe të drejtave dhe lirive të tjera të njeriut gjatë mbledhjes, përpunimit dhe përdorimit të të dhënave personale. Kjo e drejtë e njeriut rregullohet nga korniza ligjore në vendet e Ballkanit Perëndimor, por kohët e fundit ajo fitoi një perspektivë të re kur ligjet filluan të përshtaten me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave të Bashkimit Evropian (GDPR). Ky proces i përshtatjes ende nuk është finalizuar, dhe ndërkohë që disa vende janë në proces të përshtatjes së ligjeve të tyre me GDPR-in, të tjerat janë tashmë në proces të zbatimit. Natyrisht, zbatimi sjell edhe sfida, kryesisht për shkak të lëshimeve të shumta në lidhje me kapacitetet e institucioneve, kontekstin lokal etj.

Burimi: Image by pch.vector on Freepik

 

Korniza ligjore në lidhje me privatësinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Mbrojtja e të dhënave personale në Serbi është e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Serbisë, si dhe me ligjin kryesor për këtë temë – Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (LMDHP), zbatimi i të cilit filloi në gusht të vitit 2019. Ky ligj, sipas modelit të GDPR dhe Direktivës për Zbatimin e Ligjit, i rregullon rregullat e përgjithshme për përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Kjo vlen edhe për përpunimin e të dhënave personale në sektorë të caktuar (për shembull, në sektorin e sigurisë, gjatë hetimeve penale, në fushën e arsimit, mbrojtjes sociale, telekomunikacionit, marrëdhënieve të punës, marrëdhënieve me konsumatorët, etj.).

Megjithatë, standardet e vendosura nga LMDHP-ja në Serbi duhet të specifikohen me rregullore sektoriale, pasi ligji, si rregullore e përgjithshme, nuk mund t’i përcaktojë llojet e të dhënave dhe periudhat e ruajtjes së të dhënave të përpunuara, për shembull, në marrëdhëniet e punës, e as të përcaktojë se cilat të dhëna grumbullohet dhe si ato përdoren më vonë gjatë kontrolleve të sigurisë në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes.

Reforma e kornizës ligjore që e rregullon thelbin e përpunimit të të dhënave personale në Serbi është një punë themelore, e cila për fat të keq, nuk zbatohet në përputhje me afatet dhe detyrimet e përcaktuara. Për shembull, detyrimi i vendosur nga LMDHP-ja “për t’i harmonizuar ligjet e tjera që kanë të bëjnë me përpunimin e të dhënave personale me dispozitat e LMDHP”, nuk është përmbushur ende.

Shkelja e këtij afati nuk është diçka e re, duke qenë se ende nuk është bërë një analizë e rregulloreve sektoriale dhe përgatitja e një plani për harmonizimin e tyre me LMDHP-në e re, megjithëse ato parashikohen nga Planin e Veprimit për Kapitullin 23. Në mungesë të analizës, ky kapitull përcakton se cilat dispozita duhet të miratohen dhe cilat duhet të ndryshohen (dhe si). Institucionet përgjegjëse për hartimin e këtyre dispozitave nuk kanë udhëzime të qarta se si të fillojnë harmonizimin e dispozitave sektoriale me LMDHP-në në fushën e kompetencës së tyre. Derisa të bëhet kjo analizë nga Ministria e Drejtësisë dhe Komisioneri për Informata me Rëndësi Publike dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të cilëve u është besuar kjo detyrë, institucionet mund të mbështeten në disa burime alternative, si p.sh. Analiza e dispozitave që e rregullojnë sektorin e sigurisë nga aspekti i mbrojtjes së të dhënave personale, i përgatitur nga ekspertë të mbështetur nga OSBE-ja, dhe dy analiza të mëpasshme të rregulloreve sektoriale të përzgjedhura në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe zbatimit të tyre (2021 dhe 2022) të përgatitura nga “Partnerët Serbi” dhe një grup i organizatave të shoqërisë civile.

Reformat rregullatore kanë mbetur prapa edhe në rajon. Për shembull, në Malin e Zi, synimi për të miratuar një ligj që e pasqyron GDPR ishte publikuar në vitin 2019, por kjo nuk është bërë ende. Ligjet sektoriale do të duhet të harmonizohen më pas. Më tej, mbrojtja e të dhënave personale në Kosovë garantohet me Kushtetutën dhe Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili është ndryshuar dhe harmonizuar me GDPR-in. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, dispozitat e tij mbeten për t’u testuar në praktikë, para së gjithash në lidhje me shkeljen e të dhënave personale.

Maqedoninë e Veriut, Ligji i ri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili është një përshtatje e legjislacionit evropian të GDPR, u miratua në shkurt 2020 dhe kontrolluesve dhe përpunuesve të të dhënave iu kërkua të harmonizeshin dhe të siguronin përputhjen e bizneseve të tyre me Ligjin deri më 24 gusht 2021. Në shkurt të vitit 2022, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AMDHP) e miratoi Metodologjinë për harmonizimin e legjislacionit të ministrive me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i cili përmban udhëzime me të cilat rregullohen veprimet e ministrive në proceset e harmonizimit të legjislacionit të ministrive, që e përfshin procesin e rishikimit të ligjeve ekzistuese, si dhe procesin e vlerësimit të ndikimit të ligjeve në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale. Metodologjia është përgatitur në përputhje me praktikat dhe legjislacionin e mirë të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij dhe përmban informacion mbi proceset e konsultimit paraprak me autoritetin kombëtar për mbrojtjen e të dhënave gjatë përgatitjes së proppozim-ligjeve ose akteve nënligjore përkatëse në lidhje me përpunimin e të dhënave personale. Në fund, Shqipëria i ka miratuar ligjet përkatëse për mbrojtjen e të dhënave personale, megjithatë nevojitet harmonizim i mëtejshëm me GDPR.

Burimi: Image by jcomp on Freepik

 

Shoqëria civile në rajon ofron mbështetje për reformat rregullatore të lidhura me privatësinë

Mbrojtja e të dhënave personale është gjithashtu një element i rëndësishëm i Agjendës Digjitale për Ballkanin Perëndimor. Kjo ndërmarrje ambicioze, e cila mbështetet në Agjendën Digjitale për Evropën, synon të sigurojë që njerëzit e rajonit të mund të përdorin më lehtë shërbimet publike, duke u mbështetur në përfitimet e teknologjive të reja digjitale. Në të njëjtën kohë, Agjenda Digjitale synon ta përmirësojë hapësirën për biznesin online dhe disponueshmërinë e përmbajtjeve online. Megjithatë, për t’i arritur këto qëllime, është e nevojshme të futen parimet e mbrojtjes së të dhënave personale në sistemin e ofrimit të shërbimeve elektronike. Përndryshe, ekziston rreziku i ndërprerjeve të përsëritura të bazave të mëdha të të dhënave të menaxhuara nga institucionet ose rastet e rrjedhjes së të dhënave nga institucionet publike në media. Një nga rolet e shumta të iniciativës “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale” (ICEDA), i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, është t’i mbështesë institucionet në vendet e synuara të Ballkanit Perëndimor në zbatimin e qëllimeve të Agjendës Digjitale, zbatimin e detyrimeve për të siguruar shërbime publike cilësore, duke i respektuar parimet e llogaridhënies në punën e institucioneve dhe standardeve për mbrojtjen e privatësisë së qytetarëve.

Anëtarët e iniciativësnismës ICEDA po kontribuojnë gjithashtu në reformën e kuadrit të lidhur me privatësinë. Për shembull, Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut) e rrit ndërgjegjësimin e publikut për çështjet e mbrojtjes së të dhënave personale përmes një fushate edukative të zbatuar përmes kanaleve të shumta dhe mbështet subjekte të ndryshme nga sektori publik, civil dhe afarist në procesin e harmonizimit me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale duke ofruar trajnime dhe mbështetje mentoruese për grupe të ndryshme të synuara. Metamorfozis krijoi një rrjet prej më shumë se 200 përfaqësuesish të organizatave të shoqërisë civile, mediave, institucioneve, bizneseve etj. i cili ofron një platformë për diskutim të qëllimshëm mbi privatësinë dhe përpjekjet e përbashkëta avokuese për zbatimin më të mirë të legjislacionit përkatës. Ata gjithashtu rregullisht e vlerësojnë pajtueshmërinë e ofrimit të shërbimeve publike elektronike me Ligjin dhe sigurojnë mundësi për mësim për audiencën më të gjerë për këtë temë.

Në Mal të Zi “OJQ-ja 35mm” ishte gjithashtu aktive në prodhimin e materialeve edukative dhe organizimin e uebinareve publike mbi privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale. “Open Data Kosovo” e ndan bashkëpunimin pozitiv me Agjencinë e Informacionit dhe Privatësisë, e cila është përgjegjëse për monitorimin e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave dhe qasjes në dokumentet publike. Ata janë gjithashtu të gatshëm të ndihmojnë në zbatimin e praktikave të mbrojtjes së të dhënave kur bëhet fjalë për promovimin e praktikave të të dhënave të hapura midis institucioneve publike dhe palëve të tjera të interesit për të dhënat e hapura.

“Partnerët për Ndryshime Demokratike Serbi”, ishin gjithashtu një nga forcat kryesore shtytëse kur bëhet fjalë për mbështetjen e institucioneve në Serbi në zbatimin e të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale. Në këtë kuptim, ata krijuan një Udhëzues me qëllim që të mbështesin institucionet përgjegjëse për hartimin e rregulloreve në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale për ta kryer punën e tyre në mënyrë cilësore, duke e përmirësuar kështu mbrojtjen e të dhënave personale të personave të dhënat e të cilëve përpunohen në bazë të rregulloreve sektoriale, si dhe rritjen e parashikueshmërisë ligjore në Serbi nëpërmjet harmonizimit horizontal të rregulloreve. Gjithashtu, Udhëzuesi është i dedikuar për organizatat e shoqërisë civile që avokojnë për ndryshime në rregullore të caktuara sektoriale dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

 

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-Qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! Shqipëri), Partnerët për Ndryshime Demokratike (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje:

3
meta tim sliki-02.jpg

Tekste të tjera në blog

Forumi i Qeverisjes së Internetit në Japoni bën thirrje për përpjekje të përbashkëta në ndërtimin e një interneti që i fuqizon të gjithë njerëzit

02.12.2023

Koment në Forumin e Qeverisjes së Internetit në Kioto nga Bardhyl Jashari, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis Forumi i Qeverisjes së Internetit (IGF) është një nga platformat më të rëndësishme kur bëhet fjalë për politikat e internetit. Ai shërben si një forum vjetor që mbahet nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara duke u mundësuar palëve […]

SI TË (MBI)JETOJMË NË NJË SHOQËRI TË PËRMBYTUR NGA URREJTJA NË INTERNET?

14.11.2023

Fotoja nga Freepik Një nga sfidat më të mëdha kur ne si aktivistë/e kuir (“queer”) përpiqemi të rrisim ndërgjegjësimin publik dhe vullnetin institucional për jetën tonë të përditshme është të qëndrojmë të qetë, të arsyeshëm dhe të sigurt përballë përhapjes së madhe të gjuhës së urrejtjes ndaj nesh dhe komuniteteve tona. Periudhën e kaluar, si […]

RMV, nuk sanksionohet gjuha e urrejtes në internet, posaçërisht ndaj grave – PORTALB

13.11.2023

Gjuha e urrejtjes në internet në RMV. Foto ilustrim nga Fisnik Xhelili/Portalb.mk (fotoja në prapavi nga Kb group në Canva) Në Maqedoninë e Veriut gjatë viteve të fundit janë shpeshtuar rastet e gjuhës së urrejtjes në internet. Të dhënat tregojnë se më të prekura nga ky problem janë gratë, kryesisht fytyra publike por jo vetëm, […]

Balancimi midis Lirisë së të shprehurit dhe Gjuhës së urrejtjes

10.11.2023

Liria e shprehjes është një bazë themelore e një shoqërie demokratike. Paaftësia e shtetit për të kufizuar këtë të drejtë, pa një ” arsye të justifikueshme “, është një tregues i nivelit të pjekurisë demokratike të një shoqërie. E drejta për lirinë e shprehjes është e garantuar nga një seri aktesh ligjore ndërkombëtare, të cilat […]

RMV, inteligjenca artificiale të parandalojë gjuhën e urrejtjes në internet, por jo ta parandalojë lirinë e fjalës

10.11.2023

Foto nga cottonbro studio / Pexels Modelet e inteligjencës artificiale (IA) po përparojnë dhe kanë mundësi të zbulojnë gjuhën e urrejtjes në internet, dhe në këtë mënyrë të ndikojnë në mënyrë parandaluese në përhapjen e saj, veçanërisht përmes rrjeteve kryesore sociale, të cilat përdoren nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë. Megjithatë, edhe “risitë” e individëve […]

RMV, inteligjenca artificiale të parandalojë gjuhën e urrejtjes në internet, por jo ta parandalojë lirinë e fjalës – PORTALB

09.11.2023

Modelet e inteligjencës artificiale (IA) po përparojnë dhe kanë mundësi të zbulojnë gjuhën e urrejtjes në internet, dhe në këtë mënyrë të ndikojnë në mënyrë parandaluese në përhapjen e saj, veçanërisht përmes rrjeteve kryesore sociale, të cilat përdoren nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë. Megjithatë, edhe “risitë” e individëve që përhapin gjuhën e urrejtjes po […]