Të rinjtë që e shfrytëzuan krizën e koronës për storje të suksesshme biznesi

Foto: Arkivi i Meta.mk

Gjatë krizës së koronës, disa të rinj panë mundësinë për të filluar bizneset e tyre ose për t’i përshtatur ato tashmë të filluara sipas “normales së re”, e cila u imponua nga masat kufizuese për mbrojtjen nga virusit.

Storjet që i treguan për “Meta.mk” sipërmarrësit nga Manastiri, Teona Mango, Goran Bakrevski dhe Darko Milevski, janë një shembull se ka edhe të rinj që e përballuan krizën në mënyrë kreative dhe pozitive.

Teona Mango, themeluese e markës “Beyond Green”

Teona Mango është themeluesja e markës “Beyond Green” e cila është një markë eko-miqësore dhe e qëndrueshme, e themeluar në vitin 2020. Produktet janë bërë nga materiale ekologjike dhe të qëndrueshme, ndërsa ideja është të promovohet mënyra ekologjike dhe e gjelbër e jetesës, duke i zvogëluar mbeturinat dhe përdorimin e produkteve që e ndotin mjedisin jetësor.

“Kam jetuar në Londër deri në vitin 2020, kur filloi korona, u ktheva këtu dhe mbeta paplanifikuar tashmë një vit. Në karantinë, si të gjithë, kisha shumë kohë. Kur u ktheva për të jetuar këtu, vura re se sa e ulët është vetëdija ekologjike dhe sa nuk kemi produkte eko-të qëndrueshme, kështu që më lindi ideja për të filluar një markë të qëndrueshme eko-miqësore. “Koha e lirë që e kisha, nga ana tjetër, më mundësoi të hulumtoja dhe të gjeja se cilat produkte dhe cilat materiale janë më të mira, më të qëndrueshme,” thotë Mango, duke shtuar se kriza e koronës i ka ndryshuar gjithashtu edhe shprehitë e blerjeve.

“Njerëzit blinin në internet në vend se në dyqane, kurse të gjitha produktet e mia ishin në e-shop,” shton Mango.

Goran Bakrevski punon si dentist, por ky profesion ishte ndër të parët që u prek nga Kovid-19. Ai thotë se në tre muajt e parë të krizës, nuk ka punuar fare, kështu që kishte kohë të mjaftueshme për t’iu përkushtuar prodhimit të birrës “Bak”, e cila është 100 për qind natyrale.

Goran Bakrevski, prodhues i birrës “Bak”

“Ne kishim plane për zhvillimin e birrës familjare edhe para krizës së koronës, por e përshpejtuam punën gjatë krizës së Kovid-19, sepse kishim kohë të mjaftueshme. Vëllai im është mësues muzike, por edhe ai ishte në shtëpi. Gjatë asaj periudhe ne kemi punuar në mënyrë aktive në shijet e birrave dhe përmirësimin e teknologjisë së prodhimit. Njerëzit nuk dilnin jashtë, rrinin në shtëpi, kjo ishte një mundësi e shkëlqyeshme për t’i provuar shijet e produkteve. Atëherë e morëm mbështetjen e njerëzve të Manastirit. Të rinjtë në atë periudhë rrinin në rrjetet sociale ku bëmë një reklamë indirekte të produkteve” thotë Bakrevski.

Darko Milevski është një ish-futbollist dhe vetë profesioni kërkonte që ai t’i kushtonte vëmendje dietës së tij. Ka jetuar në Suedi, por u kthye në Manastir ku para tre vitesh hapi restorantin “Centar” për ushqim vegan dhe vegjetarian. Qëllimi, thotë ai, ishte edukimi i të rinjve për ushqimin e shëndetshëm, por edhe kthimi në rrënjët e vjetra, gjegjësisht që ushqimet bimore të jenë më të përfaqësuara në dietë.

Darko Milevski, pronar i 21/10 Fast&Healthy

“Kur goditi kriza e koronës, u shfaqën shumë vështirësi dhe u mbyllëm për gati pesë muaj. Në vitin 2020 mbijetuam disi, kurse në vitin 2021 ishte e rëndësishme të vazhdonim. Zgjedhja ishte që të pakësoheshin pak burimet, por të vazhdohej me intensitetin e njëjtë. Kjo është arsyeja pse bëmë rimarkimin dhe e krijuam “21/10 Fast & Healthy”, e cila është marrje e ushqimit (take away) të shpejtë dhe të shëndetshëm. Filluam në maj, kur ende kishte kufizime. Por, ne punuam edhe me ato kufizime, sepse kishim vetëm kuzhinën” – thotë Milevski.

Ai shton se kriza e koronës u ka dhënë atyre shtysë për të bërë ndryshim, sepse siç thotë ai, të gjithë vështirë i pranojmë ndryshimet dhe jemi mësuar me një zonë rehatie, por kjo i ka përshpejtuar disi gjërat. Milevski është i kënaqur me atë se si është i pranuar nga banorët e Manastirit, dhe dëshiron ta përhapë markën edhe në qytete të tjera.

“Të rinjtë eksplorojnë dietën e tyre, dhe ngadalë i ndryshojnë shprehitë e tyre” – përfundon Milevski.

Marrë nga meta.mk

Ndaje:


                  
meta tim sliki-02.jpg

rinjtë

e

shfrytëzuan

krizën

e

koronës

për

storje

suksesshme

biznesi

Tekste të tjera në blog

RMV, çdo ministër u lavdërua dhe u fotografua për projektin “Një pikë për shërbime” por ai asnjëherë nuk ishte i suksesshëm - Portalb

28.04.2023

Kolazh nga vizita e qeveritarëve në pikat “Një pikë për shërbime”. Foto nga institucionet zyrtare Zyrat “Një pikë për shërbime” të cilat u hapën Shkup, Kumanovë, Ohër, Manastir dhe Tetovë me qëllim që qytetarët t’i thonë “lamtumirë” pritjes në sportele, do të mbyllen dhe në vend të tyre do të hapen 333 sportele në filialet […]

Mbrojtja e identitetit tuaj digjital: Rëndësia e "Higjienës Kibernetike"

25.04.2023

Në epokën e sotme digjitale, është më e rëndësishme se kurrë të ndërmerrni hapa për të mbrojtur veten nga kërcënimet kibernetike. Nga viruset dhe softuerët keqdashës (malware) e deri te mashtrimet “phishing” dhe vjedhja e identitetit, ka një mori rreziqesh që mund të komprometojnë informacionin tuaj personal dhe të bëjnë kërdi në pajisjet tuaja. Kjo […]

Komunikimi i transformimit digjital me qytetarët – një kontribut i rëndësishëm për të kapërcyer hendekun

24.04.2023

Transformimi digjital po e ndryshon jetën tonë në mënyra që nuk mund ta imagjinonim as disa dekada më parë. Ai ka sjellë mundësi dhe sfida të reja dhe po e transformon mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë me njëri-tjetrin. Megjithatë, komunikimi i transformimit digjital me qytetarët mund të jetë një sfidë, veçanërisht në Ballkanin […]

Institucionet si shkaktar i shkeljes së privatësisë në media

19.04.2023

Edhe nëse autoritetet kompetente shtetërore zbulojnë të dhëna private të një dhunuesi ose të viktimës, mediat nuk duhet ta transmetojnë atë informacion. Një gabim nga ana e autoriteteve shtetërore nuk nënkupton “leje” për shkeljen e parimeve etike të profesionit. Kështu thotë Kodi i Etikës së Gazetarëve të Serbisë, por praktika mediatike shpesh është krejtësisht e […]

“ADA”, asistenti digjital i bazuar në inteligjencë artificiale që do t’u japë informata qytetarëve të RMV-së për ndihmat shtetërore - Portalb

10.04.2023

Asistenti digjital “ADA”, foto: Qeveria e RMV-së Investitorët dhe qytetarët do të mund të marrin informata në lidhje me programet e ndihmës shtetërore të Qeverisë së RMV-së nëpërmjet asistentit të parë digjital “ADA” i cili është i bazuar në inteligjencë artificiale. Kështu thonë nga Zyra e zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe Fondi për […]

RMV, përdorimi i inteligjencës artificiale në institucionet shtetërore është i dobishëm, por edhe më i rrezikshëm nëse keqpërdoret - Portalb

09.04.2023

Iteligjenca artificiale, foto: The Creation of Adam, Freepik.com Përdorim i inteligjencës artificiale në sektorin publik do të ndihmonte në rritjen e cilësisë së shërbimeve, kursimit të kohës dhe parave të qytetarëve, por rrjedhimisht edhe do të parandalonte korrupsionin. Megjithatë, nëse IA përdoret në mënyrë jotransparente, pasojat janë edhe më të mëdha se përfitimet. Kështu deklarohen […]

Verified by MonsterInsights