Zero “roaming” në Ballkan nga 1 Korriku – Majlinda Bregu: Sukses, në të ardhmen zero tarifa edhe me Bashkimin Europian
Duke filluar nga 1 Korriku i këtij viti, tarifat e telefonisë nuk do të ndryshojnë nëse kaloni kufirin në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Majlinda Bregu, kreu i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, ka shpjeguar për SCAN pikërisht uljen e barrës financiare për qytetarët dhe bizneset. Bregu gjithashtu ka kujtuar se në të ardhmen edhe tarifat e roaming me vendet e Bashkimit Europian do të zerohen.
<iframe title=”YouTube video player” src=”https://www.youtube.com/embed/o3ubZNwsigo” width=”956″ height=”538″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”></iframe>
Burim: <a href=”http://www.scan-tv.com/zero-roaming-ne-ballkan-nga-1-korriku-majlinda-bregu-sukses-ne-te-ardhmen-zero-tarifa-edhe-me-bashkimin-europian/”>SCAN TV</a>
Nga 1 Korriku i këtij viti qytetarët shqiptarë dhe ata nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund të udhëtojnë brenda gadishullit pa vuajtur tarifat roaming në shërbimet e telefonisë. Në krye të këtij procesi qëndron Këshilli për Bashkëpunim Rajonal. Majlinda Bregu, kreu i këtij institucioni ka folur për SCAN duke sqaruar jo vetëm regjimin e ri të 1 Korrikut por dhe hapin tjetër të radhës.
“Prej datës 1 korrik tarifat e telefonisë celulare në roaming pra kur udhëtojnë nga një vend në tjetrin dhe tarifat e internetit do të jenë zero pra do të jetë i njëjti regjim i paketave që paguajmë në vendet tona edhe kur udhëtojmë dhe vizitojmë njërin prej vendeve të tjera të rajonit dhe besoj që tani është lajm i njohur për të gjithë. Kemi mundësinë që jo vetëm të mbahet një premtim i bërë ndaj qytetarëve apo të respektohet një marrëveshje rajonale por nga ana tjetër i japim mundësi qytetarëve sidomos biznesit dhe të rinjve që mos të kenë më sikletin minimal për të fikur dhe ndezur telefonin dhe për të ndërruar dhe zgjedhur operatorin roaming, por deri te përfitimi kryesor që mos të kesh probleme dhe surpriza të dhimbshme kur merr faturën e telefonisë celulare. Përpos kësaj për ne është shumë i rëndësishëm ky moment dhe për këtë jemi duke punuar gjatë gjithë kësaj kohe që prej datës 1 korrik jo vetëm të kemi zerim të tarifave të roaming në ballkanit perëndimor por të nisim dhe procesin për ndërtimin dhe hartimin e planit të punës për të ulur tarifat e telefonisë celulare nëpërmjet Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Bashkimit Europian” u shpreh Bregu.
E pyetur lidhur me mbledhjen e datës 22 Qershor ku pritet të merret vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, Bregu u shpreh se koha jo vetëm ka ardhur por ka kaluar për të nisur këtë proces dhe se secila vonesë i bën dëm të dy palëve.
“Për të mos i humbur kuptimin njërit prej proceseve më të rëndësishme politike që Bashkimi Europian ka patur me vendet e Ballkanit Perëndimor, çdo ditë apo shtyrje e një vendimi pozitiv, përveçse e bën procesin gjithmonë edhe më të largët, e bën më të vështirë për administratën publike, e bën gati thuajse jo të rëndësishëm thuajse për politikanët sepse në fund të ditës ciklet politike nuk zgjasin me 15 vjet, e bën për qytetarët i cili përveç shpresës për të qenë vend anëtar shoqërohet pastaj edhe me zhgënjimin dhe e dëmton rajonin sepse qytetarët Largohen ditë pas dite drejt Bashkimit Europian”, shtoi Bregu.
*<em>Ky artikull është kryer në kuadër të projektit rajonal ICEDA në fokusin e rritjes së angazhimit qytetar mbi agjendën digjitale në vendet e Ballkanit Perëndimor.</em>
<a href=”https://metamorphosis.org.mk/wp-content/uploads/2021/07/roaming-free-wb-alb.jpg”><img class=”alignnone size-full wp-image-29987″ src=”https://metamorphosis.org.mk/wp-content/uploads/2021/07/roaming-free-wb-alb.jpg” alt=”” width=”800″ height=”800″ /></a>
Ndaje:
Tekste të tjera në blog
Agjenda e Reformave me “këmbë breshke”: Sektori civil i përfshirë në monitorim, por institucionet të mbyllura ndaj saj
22.09.2025
Foto e krijuar me inteligjencë artificiale në Sora/ChatGPT Maqedonia e Veriut ka bërë shumë pak krahasuar me atë kërkohet në Agjendën Reformuese. Këtë e tregoi edhe tabela e rezultateve të Programit të Zhvillimit dhe Reformës në Ballkanin Perëndimor e publikuar nga Komisioni Evropian. Shoqëria civile edhe pse e përfshirë në monitorim, përballet me konsultim të […]
"Transparencë me “doza”: Qeveria e RMV-së e hapur vetëm aty ku i konvenon" - Portalb
19.09.2025
Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Foto nga Portalb.mk Në pamje të parë Qeveria e Maqedonisë së Veriut duket e hapur: njofton për aktivitete, shpërndan komunikata dhe deklaron përkushtim ndaj Strategjisë për Transparencë 2023–2026. Por, pas fasadës së hapjes fshihet një praktikë selektive: institucionet vetë vendosin cilat pika të rendit të ditës të publikohen, cilat dokumente […]
Maqedonia e Veriut ndodhet ende në faza të hershme të digjitalizimit, nevojitet ekspertizë për sigurinë kibernetike
18.11.2024
Digjitalizim, foto: Suad Bajrami/Portalb.mk Vlerësimi gjithëpërfshirës i KE-së në raportin e progresit për situatën e digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut është se, megjithëse ka pasur disa përparime, përpjekjet për digjitalizim janë ende në faza të hershme dhe kanë shumë mangësi. Shërbimet digjitale janë në zhvillim, por shumë procedura mbeten offline dhe kërkohet përmirësim i portalit […]
Hulumtimi mbi dezinformatat dhe shoqërinë civile i nxjerr në pah sfidat e mëdha demokratike në Evropë
05.09.2024
TechSoup, përmes Programit të tij të Aktivizmit Digjital, ka publikuar katër raporte gjithëpërfshirëse për hartëzimin rajonal që hedhin dritë mbi sfidat kritike dhe nevojat urgjente të organizatave të shoqërisë civile nëpër Evropë. Të zhvilluara me përpjekje të përbashkëta përmes rrjetit të partnerëve të TechSoup-it në Evropën Qendrore dhe Lindore, këto raporte ofrojnë një përmbledhje të […]
Rekomandimi ynë për lexim gjatë verës
29.07.2024
Kur bëhet fjalë për lexim gjatë verës, shumica do të zgjidhnin përmbajtje të lehta argëtuese, por për ata që janë të interesuar për diçka më të thellë, ne kemi një rekomandim të shkëlqyeshëm. “Mirazhi i së vërtetës: kompleksitetet dhe sfidat e dezinformimit në Ballkanin Perëndimor” është lexim i përsosur për ata që duan të mësojnë […]
Forumi i Qeverisjes së Internetit në Japoni bën thirrje për përpjekje të përbashkëta në ndërtimin e një interneti që i fuqizon të gjithë njerëzit
02.12.2023
Koment në Forumin e Qeverisjes së Internetit në Kioto nga Bardhyl Jashari, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis Forumi i Qeverisjes së Internetit (IGF) është një nga platformat më të rëndësishme kur bëhet fjalë për politikat e internetit. Ai shërben si një forum vjetor që mbahet nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara duke u mundësuar palëve […]