Мени

U mbajtën fokus grupet për përcaktimin e prioriteteve për hapjen e bazave të të dhënave të institucioneve shtetërore

Në kuadër të projektit të USAID për pjesëmarrjen qytetare, Fondacioni Metamorfozis organizoi fokus grupe online për përcaktimin e prioriteteve nga palët e interesuara në mënyrë që të hapen bazat e të dhënave të institucioneve shtetërore. Fokus grupet u mbajtën më 8 qershor 2020. Qëllimi i diskutimeve ishte të përcaktonin nevojat për të dhëna të hapura të sektorit civil dhe të sektorit të biznesit, të caktohen prioritetet për hapjen e bazave të të dhënave të ...

Повеќе

U mbajt fokus grupi online për implementimin e Agjendës Digjitale për Ballkanin Perëndimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Në kuadër të hulumtimit në lidhje me implementimin e Agjendës Digjitale për Ballkanin Perëndimor në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkanin Perëndimor, si pjesë e projektit Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA, cili është i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe i implementohet në 6 shtete (Maqedoninë e Veriut, Serbi, Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri dhe Estoni), Fondacioni Metamorfozis organizoi një fokus grup online me përfaqësues nga ...

Повеќе

U mbajt takim me Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Me kërkesën tonë, sot, më 20 maj, u mbajt një takim me Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në të cilin u prezantua projekti Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, në të cilin Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) është partner i asociuar. Në takim, nga ane MSHIA-së, përveç Ministrit Damjan Mançevski, morën pjesë edhe Marija Tegovska – Këshilltare ...

Повеќе

U mbajt mbledhja konstituive e Këshillit për Koordinimin dhe Monitorimin e Procesit të Partneritetit për Qeverisë së Hapur-PQH dhe Planit Kombëtar Aksional për PQH 2018-2020

Në mbledhje u zyrtarizua kushtetuta e Këshillit si një organ këshilldhënës për PQH i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për koordinimin dhe monitorimin e zhvillimit dhe zbatimit të planeve aksionale (PA).

Повеќе

Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën digjitale – ICEDA

Partnerët që e realizojnë projektin:  Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), CRTA- Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi), Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë) dhe Lëvizja Mjaft! (Shqipëri). Agjenda Digjitale për Ballkanin Perëndimor: Agjenda Digjitale është një iniciativë e zhvilluar nga Bashkimi Evropian, e cili gjithashtu është zgjeruar dhe miratuar edhe për 6...

Повеќе

Filloi “Java e arsimit të hapur 2020”

“Java e edukimit të hapur 2020” është një nga ngjarjet më të spikatura globale, që i njeh arritjet e larta dhe përsosmërinë në arsimin e hapur. “Java” filloi më 2 mars dhe do të zgjasë deri më 6 mars të këtij viti. Qëllimi është të rritet vetëdija dhe të tregohet ndikimi i arsimit të hapur në mësimdhënien dhe arsimin në të gjithë botën. “Java e edukimit të hapur” është themeluar dhe koordinuar nga “Open Education Global” (më ...

Повеќе

Takimi fillestar i projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” në Beograd, Serbi

Takimi fillestar i partnerëve të projektit Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA u mbajt në Beograd, Serbi më 2 dhe 3 mars të vitit 2020. Në takim morën pjesë përfaqësues të partnerit kryesor të projektit, Fondacionit Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), si dhe përfaqësues të organizatave partnere, Akademia për e-qeverisje (Estoni) Lëvizja Mjaft! (Shqipëri) CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi) OJQ-ja 35 mm ...

Повеќе

Thirrje për paraqitje për hakaton

Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, organizon për herë të parë Hakaton për të dhënat e hapura, që mundësohet përmes mbështetjes së Projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen qytetare dhe Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik. Kjo sfidë 48-orëshe synon t’i bashkojë dhe t’i inkurajojë të rinjtë krijues dhe novatorë për të zhvilluar demo zgjidhje inovative dhe multimediale softuerike. Programet e ...

Повеќе

Prezantim për RHA-të edhe në SHFK “Nexhati Zekirija” në fshatin Koxhaxhik

Më 13 shkurt të vitit 2020, u mbajt edhe një prezantim për RHA-të në kuadër të projektit “Resurset e hapura arsimore” të realizuar nga Fondacioni Metamorfozis. Në shkollën fillore “Nexhati Zekirija” në fshatin Koxhaxhik u prezantua koncepti i Resurseve të Hapura Arsimore (RHA), përfitimet nga RHA-të, si dhe shembuj ku ato përdoren rregullisht në procesin mësimor. Pas prezantimit të konceptit të resurseve të hapura arsimore, pasoi një diskutim ku mësimdhënësit u ...

Повеќе

U mbajt Konferenca e 15-të ndërkombëtare “e-Shoqëri” me titull ” Institucionet e hapura dhe llogaridhënia”

Më 27-28 nëntor, në hotelin “Holiday Inn” u mbajt konferenca me titull: “e-Shoqëri: Institucionet e hapura dhe llogaridhënia” si ngjarje përmbyllëse e projektit katërvjeçar ACTION SEE (Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore) të financuar nga Bashkimi Evropian. Në konferencë u mblodhën mbi 250 përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile, organizatave mediatike, dhe individë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Në ...

Повеќе