mediumski-item-img-1.png

18.02.2014

U mbajt trajnimi i dytë me radhë në temën “Foto-aktivizmi”

Më 13,14 dhe 17 shkurt të këtij viti u mbajt trajnimi i dytë me radhë në temën “Foto-aktivizmi”, që kishte për qëllim avancimin e shkathtësive të: gazetarëve, bloguesve dhe aktivistëve. Trajnimi u mbajt në hapësirat e klubit GEM në Shkup dhe në të morën pjesë 10 pjesëmarrës. Gjatë tre ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit kishin mundësi […]

mediumski-item-img-1.png

05.02.2014

Mbahet trajnimi i dytë kundër gjuhës së urrejtjes në internet

Më 4 shkurt 2014, në hapësirat e klubit GEM u mbajt trajnim në temën “Lufta kundër gjuhës së urrejtjes në internet” ku morën pjesë 8 pjesëmarrës. Ky ishte trajnimi i dytë në ciklin e trajnimeve për këtë temë që do të realizohen gjatë këtij viti. Profesoresha Mirjana Najçevska, e udhëhoqi pjesën e parë të trajnimit […]

mediumski-item-img-1.png

23.12.2013

Mbahet trajnim për luftë kundër gjuhës së urrejtjes në internet

Më 20 dhjetor 2013, në hapësirat e klubit GEM u mbajt trajnim në temën “Lufta kundër gjuhës së urrejtjes në internet” ku morën pjesë 16 pjesëmarrës. Ky ishte trajnimi i parë në këtë temë, ndërsa në vitin e ardhshëm planifikohen të mbahen edhe disa të tjera. Trajnimin e filloi prof. dr. Mirjana Najçevska, e cila […]

mediumski-item-img-1.png

17.12.2013

U mbajt trajnimi për foto-aktivizëm

Duke filluar më 12 dhjetor, në kohëzgjatje prej 3 ditësh, u mbajt trajnimi i parë me temë “Foto-aktivizmi” që u organizua nga ana e fondacionit Metamorfozis. Trajnimin e ndoqën 12 pjesëmarrës që i takojnë njërës nga këto kategori: gazetarë, aktivistë qytetarë dhe blogues. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit kishin mundësi të njihen me aspektet teknike të procesit […]

mediumski-item-img-1.png

04.12.2013

Ftesë për pjesëmarrje në trajnime “Lufta kundër gjuhës së urrejtjes në internet”

Fondacioni Metamorfozis shpall ftesë të hapur për paraqitjen e pjesëmarrësve për trajnime për luftë kundër gjuhës së urrejtjes në internet. Pjesëmarrësit në trajnime do të kenë mundësi të fitojnë njohuri për ta njohur gjuhën e urrejtjes, shkathtësi teknike për t’iu kundërvënë kësaj dukurie, si dhe shkathtësi për prezantimin dhe bartjen e njohurive. Trajnimet janë të hapura për të gjithë qytetarët e RM-së që janë të interesuar që njohuritë dhe shkathtësitë e fituara t’i zbatojnë dhe t’i shpërndajnë në komunitetet e tyre, organizatat e punës dhe shoqatat e tyre. Posaçërisht të mirëseardhur janë bloguesit dhe shfrytëzuesit e mediave sociale Facebook dhe Twitter, aktivistët qytetarë, arsimtarët dhe gazetarët – por edhe të gjithë njerëzit tjerë që janë të interesuar për avancimin e lirisë së të shprehurit në internet. Parakusht: Njohuri themelore për internetin dhe shfrytëzimi i së paku një rrjeti social. #немрази  |  #mosurrej Orari i trajnimeve do të përcaktohet varësisht nga numri dhe shpërndarja gjeografike e pjesëmarrësve të interesuar. Pjesëmarrja është pa pagesë dhe çdonjëri nga pjesëmarrësit

mediumski-item-img-1.png

04.12.2013

Ftesë për pjesëmarrje në trajnim për foto-aktivizëm

Fondacioni Metamorfozis publikon ftesë të hapur për paraqitjen e pjesëmarrësve në trajnimin treditor për foto-aktivizëm. Pjesëmarrësit e trajnimit do të kenë mundësi të fitojnë shkathtësi teknike për fotografim, si dhe të mësojnë mënyra për përpunimin e avancuar të fotografive. Trajnimi është i hapur për gazetarët aktivistë, qytetarët dhe bloguesit. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar […]

mediumski-item-img-1.png

21.11.2013

Mbahet trajnim për gazetarë edhe për një redaksi

Në periudhën prej 18 deri më 20 nëntor, 7 gazetarë të portalit Qyteti im (“Mojot grad”), ndoqën trajnim për gazetarë qëllimi i të cilit ishte të rriten njohuritë dhe shkathtësitë e gazetarëve me qëllim të adaptimit të tyre me nevojat dhe trendet aktuale në gazetari. Trajnimi u mbajt në Kavadar, dhe zgjati 3 ditë pune. […]

mediumski-item-img-1.png

12.08.2013

Kosovë: Thirrje për pjesëmarrje në trajnime për përmirësimin e efikasitetit të organizatave

Në kuadër të përpjekjeve për përforcimin e kapaciteteve të sektorit civil në Republikën e Kosovës, Fondacioni Metamorfozis shpall thirrje për fondacionet, shoqatat e qytetarëve dhe mënyrat tjera të organizimit formal dhe joformal të qytetarëve, që të marrin pjesë në një seri trajnimesh që do të kontribuojnë për avancimin e aktiviteteve dhe misionit të tyre duke i përdorur teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit (TIK).

mediumski-item-img-1.png

24.07.2013

Trajnim për transparencë të buxhetit komunal

Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me Institutin Ndërkombëtar Republikan më 23 korrik 2013 mbajti trajnim për transparencë të buxhetit komunal. Trajnimi kishte për qëllim të prezantohen praktikat dhe modelet e mira për transparencë sa i përket shpërndarjes dhe harxhimit të buxhetit të komunave, të cilat do të mund të merreshin dhe të zbatohen nga ana e komunave në Republikën e Maqedonisë. Njëkohësisht në trajnim u prezantua edhe ueb-servisi “Ndiqi parate” (www.sledigiparite.mk) dhe mundësia që ai të shfrytëzohet nga ana e komunave. Duke i paraqitur në mënyrë të thjeshtë dhe transparente të hyrat dhe të dalata e komunave nga vitit 2008 e deri më tani, ky ueb-servis ka për qëllim ta afrojë politikën fiskale të vetëqeverisjeve lokale të Maqedonisë te qytetarët. Në trajnim morën pjesë nga tre përfaqësues prej 11 komunave: personi përgjegjës për buxhetin në komunë, personi që kujdeset për marrëdhëniet me publikun dhe ueb-administratori i ueb-faqes së komunës.

mediumski-item-img-1.png

11.07.2013

Trajnim për siguri në internet për organizatat qytetare

Më 9 korrik 2013, u mbajt trajnim për siguri në internet për aktivistë të organizatave qytetare, si pjesë e përpjekjeve të fondacionit Metamorfozis për ndërtimin e kapaciteteve të organizatave joqeveritare në Maqedoni. Metamorfozis e organizoi trajnimin me CyberSecurity.mk.  Pjesëmarrësit kishin mundësi të njihen me praktikat e mira për surfim të sigurt dhe anonim, mbrojtje dhe kriptim të e-porosive, shfrytëzim të të ashtuquajturave mure të zjarrta (firewall) dhe qasje të sigurt në rrjetet pa tel. Programi i trajnimit përbëhej prej katër tërësish: Siguria në rrjet Inxhinjeringu social dhe rrjetëzimi social Shfletimi i sigurt dhe murret e zjarrta Е-maili dhe siguria e porosive instant – bisedat onlajn Trajnimin e ndoqën rreth njëzet aktivistë nga dhjetë organizata, të cilat prej tani do të kenë mundësi t’i shfrytëzojnë teknikat për mbrojtje gjatë komunikimit në internet. Ky trajnim është pjesë e projektit të Metamorfozis për përkrahjen e organizatave joqeveritare për shfrytëzim strategjik të TIK-ut.  Trajnimet e ardhshme: Mediat sociale për një kauzë të caktuar Cloud-teknologjitë për organizatat joqeveritare Më mënyrë plotësuese,

mediumski-item-img-1.png

04.07.2013

Mbahet trajnim për gjuhën e urrejtjes për gazetarë

Më 19.06.2013 në klubin GEM në Shkup, u mbajt trajnim për gjuhën e urrejtjes për gazetarë. Trajnimi u dedikohej gazetarëve që marrin pjesë në projektin e USAID-it për përforcimin e mediave në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediat, që implementohen nga fondacioni Metamorfozis.

mediumski-item-img-1.png

01.03.2013

Edhe 6 gazetarë-korrespondentë e ndoqën trajnimin për gazetarë

Edhe 6 gazetarë, korrespondentë të pavarur, e ndoqën trajnimin për gazetarë që u mbajt në periudhën 25-28 shkurt, në hapësirat e fondacionit Metamorfozis. Qëllimi i këtyre trajnimeve është rritja e njohurive dhe shkathtësive të gazetarëve me qëllim të adaptimit të tyre me nevojat dhe trendet aktuale të gazetarisë.