Online kampanja

Privatësia në epokën digjitale

Privatësia në epokën digjitale

24/04/2017

Me 9 video-storje edukative, Fondacioni “Metamorfozis” në bashkëpunim me APTI (Аsociacionin për teknologji dhe internet) i bashkangjitet fushatës për edukim dhe ngritje të vetëdijes së qytetarëve për sigurinë në internet në Maqedoni. Videot mund t’i shihni dhe t’i shpërndani në këtë link.

IFEX e shënon 2 nëntorin me fushatë “Jo për mosdënimin!”

IFEX e shënon 2 nëntorin me fushatë “Jo për mosdënimin!”

29/10/2015

  Më 2 nëntor shënohet Dita ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosdënimit për krime kundër gazetarëve, që u parapa me Rezolutën e OKB-së të vitit 2013. Në këtë moment, 9 nga 10 raste të vrasjeve të gazetarëve në botë janë me status të pazgjidhur dhe kalojnë pa u dënuar. Kjo çon kah kultura e mosdënimit, ku zërat […]

Hapen konsultimet për hulumtimin “Rritja e përdorimit të ueb-faqeve gov.mk si vegla për transparencë, llogaridhënie dhe e-pjesëmarrje”

Hapen konsultimet për hulumtimin “Rritja e përdorimit të ueb-faqeve gov.mk si vegla për transparencë, llogaridhënie dhe e-pjesëmarrje”

28/05/2014

Fondacioni Metamorfozis, në kuadër të projektit “Rritja e përdorimit të ueb-faqeve gov.mk si vegla për transparencë, llogaridhënie dhe e-pjesëmarrje”, realizoi një hulumtim që ka për qëllim konstatimin e kualitetit të të e-shërbimeve dhe veglave për komunikimim me qytetarët që i ofrojnë ueb-faqet gov.mk dhe potencimin e shembujve pozitivë me qëllim të nxitjes së përdorimit më […]

Viti i tretë me radhë – Java e arsimit të hapur

Viti i tretë me radhë – Java e arsimit të hapur

10/03/2014

Java e arsimit të hapur paraqet një seri ngjarjesh për ngritjen e vetëdijes për lëvizjen për arsim të hapur. Java e tretë e arsimit të hapur do të mbahet prej 10 deri më 15 mars, onlajn dhe oflajn në mbarë botën.Qëllimi i ngjarjeve dhe i resurseve është të përfshihen sa më tepër njerëz që është e […]

Ueb-aplikacion për përkrahjen e Deklaratës për resurse të hapura arsimore në Maqedoni

Ueb-aplikacion për përkrahjen e Deklaratës për resurse të hapura arsimore në Maqedoni

10/12/2013

Pas publikimit të Deklaratës për resurse të hapura në tetor të këtij viti, Aleanca për resurse të hapura arsimore e promovon ueb-aplikacionin për nënshkrimin e Deklaratës për resurse të hapura arsimore, i cili u mundëson të gjitha palëve të interesuara ta shprehin mbështetjen e tyre duke e nënshkruar atë onlajn.Ueb aplikacioni është mjeti i parë i Aleancës për RHA për mobilizim të përkrahjes së gjerë për përmirësimin e arsimit të hapur në Maqedoni. Pranimi i Deklaratës paraqet një hap përpara drejt përmirësimit dhe avancimit të konceptit për resurse të hapura arsimore me qëllim të ngritjes së kualitetit të gjithë sistemit arsimor.Nëpërmjet këtij aplikacioni dhe ngjarjeve të tjera promovuese, në periudhën e ardhshme pritet që Deklaratën ta nënshkruajnë faktorët relevantë të komunitetit arsimor dhe shkencor, si dhe nga sektori qeveritar, qytetar dhe ai afarist.Ueb-aplikacioni është pjesë e ueb-faqes www.oer.mk e cila paraqet qendër për resurse të hapura arsimore.Deklaratat për RHA e Maqedonisë bazohet në Deklaratën për resurse të hapura arsimore të UNESCO-s, të miratuar në Paris, në vitin 2012.Aleanca për resurse të hapura arsimore është grup i hapur i individëve, organizatave dhe institucioneve që funksionojn si rrjet joformal me qëllim të pëbashkët – ngritjen e vetëdijes dhe kapacitetit të publikut akademik dhe shkencor për krijimin dhe shfrytëzimin e resurseve të hapura arsimore në Republikën e Maqedonisë.

Publikohet Deklarata për resurse të hapura arsimore në Maqedoni

Publikohet Deklarata për resurse të hapura arsimore në Maqedoni

25/10/2013

Me rastin e Javës botërore të qasjes së hapur 2013, Aleanca për resurse të hapura arsimore e publikoi Deklaratën për resurse të hapura arsimore në Maqedoni, me të cilën mobilizohet përkrahje e gjerë për përmirësimin e arsimit të hapur. Në periudhën e ardhshme do të ketë një aksion për avancimin dhe zbatimin e resurseve të hapura arsimore nga ana etë gjithë faktorëve relevantë nga komuniteti arsimor dhe shkencor, si dhe nga sektori qeveritar, qytetar dhe ai afarist.Deklarata për RHA-të në Maqedoni bazohet në Deklaratën për resurse të hapura arsimore të UNESKO-s, të miratuar në Paris, në vitin 2012. Java e qasjes së hapur shënohet për të shtatin vit me radhë, në periudhën prej 21 – 27 tetor me temën "Qasja e hapur: Ridefinimi i ndikimit".Qëllimi i Aleancës është të krijojë një mjedis për pranim të Deklaratës për RHA-të në Republikën e Maqedonisë, me çka do të mundësohet avancim i konceptit për arsim të haour me qëllim të ngritjes së kualitetit të gjithë sistemit arsimor.Aleanca për resurset e hapura arsimore është një grup që përbëhet nga individë, organizata, institucione të cilët funksionojnë si një rrjet joformal me një qëllim të përbashkët – ngritjen e vetëdijes dhe kapacitetit të publikut akademik dhe shkencor për krijimin dhe shfrytëzimin e resurseve të hаpura arsimore në Republikën e Maqedonisë.

Cilat shërbime të e-qeverisë i kërkojnë qytetarët e Maqedonisë?

Cilat shërbime të e-qeverisë i kërkojnë qytetarët e Maqedonisë?

22/10/2013

Fondacioni Metamorfozis i fton qytetarët e Republikës së Maqedonisë ta shprehin mendimin e tyre për shërbimet elektronike nga fusha e e-menaxhimit (е-qeveri, e-qeverisje) për të cilat ata kanë nevojë.Janë të mirëseardhura mendimet dhe qëndrimet, kërkesat, si dhe përvojat e deritanishme nga shfrytëzimi i shërbimeve të e-qeverisjes, të cilat në formë të përmbledhur do të prezantohen para vendimmarrësve të të gjithë sektorëve me qëllim të nxitjes së zhvillimit të kësaj fushe.Ju ftojmë që mendimet tuaja t'i shprehni nëpërmjet komenteve, në faqen tonë në Facebook, nëpërmjet Ping.mk http://r.ping.mk/r/икт/comments/51uu ose nëpërmjet e-mail-it në info et metamorphosis pikë org pikë mk.

Iniciativë: Komuniteti i internetit kundër shprehjeve onlajn të urrejtjes

Iniciativë: Komuniteti i internetit kundër shprehjeve onlajn të urrejtjes

17/12/2012

Rreth tridhjetë përfaqësues të organizatave qytetare, mediumeve, si dhe blogues dhe aktivistë të tjerë morën pjesë në punëtorinë që i ishte kushtuar luftës kundlr shprehjeve onlajn të urrejtjes, që u mbajt në Mavrovë më 14 dhe 15 dhjetor në organizim të Forumit arsimor rinor - MOF, Fondacioni për internet dhe shoqëri Metamorfozis, Qendra për mediume të reja dhe Reaktor-i.

Dita për internet më të sigurt – “Ta zbulojmë botën digjitale së bashku… në mënyrë të sigurt!”

Dita për internet më të sigurt – “Ta zbulojmë botën digjitale së bashku… në mënyrë të sigurt!”

07/02/2012

Dita e sotme, 7 shkruti 2012, është Dita për internet më të sigurt. Me kalimin e viteve, Dita për internet më të sigurt u bë ngjarje tradicionale në kalendarin për siguri onlajn. Duke filluar si iniciativë e projektit të BE-së, Kufinj të sigurt, në vitin 2004, kjo ditë tani shënohet në 6 kontinente, në mbi 70 vende anembanë botës. Çdo vit zgjidhen tema, duke filluar nga sajberdhuna e deri te rrjetet sociale, të cilat përputhen me çështjet e reja onlajn dhe i reflektojnë brengat aktuale.

Jeta në internet është më shumë se lojë

Jeta në internet është më shumë se lojë

07/02/2011

"Jeta në internet është më shumë se lojë" është tema e ngjarjes që do të mbahet nesër (08.02.2011) me fillim në ora 11 në hapësirat e Info qendrës së BE-së në Shkup. Arsyeja është shënimi i Ditës për internet më të sigurtë. Ngjarja do të zgjasë një orë e gjysmë, dhe do të marrin pjesë rreth 50 nxënës të shkollës fillore.

Page 4 of 4