Aktivitete

Kroaci: Punëtori rajonale për e-qasje

Kroaci: Punëtori rajonale për e-qasje

09/12/2010

Në takimin e eSEE Iniciativës për Evropë Juglindore elektronike në kuadër të punëtorisë rajonale për e-qasje që mbahet në Zagreb, u prezantuan dy publikime të rëndësishme "Raporti për EJL - botimi i dytë: е-qeverisja dhe përdorimi i TIK" dhe "Një hap më shumë për agjendë digjitale: angazhime për e-udhëheqësi në Evropën Juglindore". Autorët u fokusuan në analizë të gjendjes momentale në vendet e rajonit - Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Moldavi, Mal të Zi, Rumani, Serbi dhe Maqedoni. Qëllimi i raporteve është që qytetarëve t'ua ofrojnë informatat dhe analizat më të reja, t'u ofrojnë njohuri krijuesve të politikave dhe të shërbejnë si vegël për përfaqësim për ithtarët e e-qeverisjes në kontekst të procesit të integrimit në BE. Të dhënat e prezantuara do të shërbejnë si pikë fillestare për përgatitjet për konferencën rajonale të ministrave, ku do të shqyrtohen shembujt për praktikat e mira dhe leksionet e mësuara nga rajoni. Data e saktë dhe vendi do të shpallen në ndonjë fazë të mëvonshme. Raporti për EJL - botimi i i dytë: e-qeverisja dhe përdorimi i TIK Me këtë raport u konstatua se shumica e vendeve të rajonit të Evropës Juglindore tani kanë infrastrukturë themelore juridike dhe kornizë institucionale, si dhe ministri përkatëse për zhvillim të shoqërive informatike. Qasja në teknologjinë informatike dhe të komunikimit gjithashtu është përmirësuar në tërë rajonin, ndërsa depërtimi i Internetit (Internet-penetration) për momentin sillet diku prej 21% deri në 55% në pjesën më të madhe të vendeve, ndërsa qasja me kapacitet të gjerë (broadband) është në dispozicion në rreth një të tretën e popullatës. Megjithatë, edhe përkundër këtij përparimi, raporti tregon se janë të nevojshme përmirësime të konsiderueshme me qëllim që përdorimi i TIK dhe praktikat e e-qeverisjes të jenë në përputhje të plotë me standardet evropiane. Përfundimi i raportit është se mund të bëhet shumë më tepër për t'u shfrytëzuar potenciali i teknologjisë informatike që të mundësohet shkallë më e lartë e interaksionit ndërmjet qytetarëve dhe qeverisë dhe të realizohet potenciali për ofrim të shërbimeve nëpërmjet Internetit në tërë rajonin. "Një hap më shumë për agjendë digjitale: angazhime për e-udhëheqësi në Evropën Juglindore" Ky raport përmban një sërë masash dhe rekomandimesh të propozuara për përparim të shoqërisë informatike në Evropën Juglindore shikuar nga perspektiva e BE-së. Publikimi e potencon nevojën imediate për riorientimin e fokusit nga përmirësimet teknologjike të veprimeve të qeverisë (e-qeverisë) kah përmirësimi i interaksionit ndërmjet qeverisë, qytetarëve, bizneseve dhe sektorit civil (e-qeverisje). Më tej, raporti, përveç perspektivave teknike dhe organizative, sygjeron rritje të iniciativave për e-qeverisje me adoptim të qasjes multi-disciplinare, të orientuar kah shoqëria. Në takim, me prezantim të tyre marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Fondacionit Metamorfozis dhe organizata joqeveritare Hapni dritaret.

Promovimi i veglave të reja për personat me hendikep

Promovimi i veglave të reja për personat me hendikep

02/12/2010

Me 02.12.2010, në info qendrën në QKM, u mbajt prezantim e Shoqatës së qytetarëve "Hapni dritaret", në bashkëpunim me Fondacionin Metamorfozis dhe qytetin e Shkupit. Në prezantim u pormovuan dy doracakë, CD me programe të përshtatura kompjuterike dhe mjet asistues - tabelë folëse për përkrahje të komunikimit te personat me hendikep.

Filloi Konferenca e gjashtë ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk

Filloi Konferenca e gjashtë ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk

01/12/2010

Sesionet nga Konferenca e gjashtë ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk: "е-Qeveri për efikasitet dhe transparencë më të madhe" janë duke u mbajtur. Për më tepër informata klikoni këtu. Së shpejti do të pasojë një raport më i detajuar nga konferenca.

Zgjidhen organizatat e rrjetit nacional për përfaqësim gjatë menaxhimit me mbeturinat elektronike

Zgjidhen organizatat e rrjetit nacional për përfaqësim gjatë menaxhimit me mbeturinat elektronike

10/06/2010

Pas shpalljes së ftesës publike për kyçje në rrejtin nacional, i cili do të veprojë dhe do të përfaqësojë për menaxhim të drejtë të mbeturinave elektronike (e-mbeturina) në Republikën e Maqedonisë, Fondacioni Metamorfozis i zgjodhi organizatat që do të kyçen dhe që do të implementojnë një pjesë të aktiviteteve të projektit "Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit të mbeturinave elektronike".Organizatat që e përbëjnë rrjetin nacional për përfaqësim gjatë menaxhimit me mbeturinat elektronike janë:4х4х4 Urat ballkanike - Shkup Bëhu i gjelbër - Shkup Lëvizja për zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik "Global"- Manastir Shoqata ekologjike "Villa Zora" - Veles Shoqata ekologjike "Vinozhito" (Ylberi) - Shtip Shoqata ekologjike "Planetum" - Strumicë Shoqata për mbrojtjen e mjedisit jetësor, objekteve kulturore-historike dhe shëndetit të njeriut "Izvor" - Kratovë Shoqata për promovimin e praktikave të qëndrueshme bujqësore dhe zhvillim rural - Shkup Qendra për komunikim elektronik EkoNet - Shkup Qendra për hulumtim dhe informim për mjedisin jetësor "Еко-svest" (Eko-vetëdija) - Shkup Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit - DibërSecila organizatë që është kyçur në këtë rrjet do të kalojë nëpër një trajnim për menaxhim të drejtë me mbeturinat elektronike, me qëllim që të ngriten kapacitetet e tyre, dhe më pas do të fillojnë me implementimin e aktiviteteve të parapara në projekt. Aktiviteti i ardhshëm i këtij projekti është organizimi i takimit me organizatat e rrjetit nacional për përfaqësim gjatë menaxhimit me mbeturinat elektronike, me qëllim që të planifikohen dhe të dakordohen hapat e ardhshëm. Poashtu, në periudhën e ardhshme do të fillojë realizimi i hulumtimit me qëllim që të analizohet gjendja aktuale me mbeturinat elektronike në vend. Qëllimi i projektit "Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit me mbeturinat elektronike" është të përmirësohet korniza ligjore dhe institucionale, që do të kontribuojë për menaxhim të drejtë me e-mbeturinat në Maqeedoni, Serbi, Kroaci dhe Bullgari. Aksioni do të zgjasë 24 muaj.

Најди! Македонски пребарувач

Најди! Македонски пребарувач

27/10/2004

Најди! е единствениот македонски пребарувач. И покрај тоа што сè уште работи во бета верзија, Најди! индексира повеќе од 360 000 страници на македонски и 30 000 страници на англиски.

Page 94 of 95