Të tjera

Analiza të reja të diskurseve publike nga Shërbimi për verfikimin e fakteve në mediume

Analiza të reja të diskurseve publike nga Shërbimi për verfikimin e fakteve në mediume

01/03/2013

Gjatë muajit janar dhe shkurt 2013 ekipi i fondacionit Metamorfozis, i cili e zbaton projektin Shërbimi për verfikimin e fakteve në mediume, që është komponentë e Projektit të USAID-it për përkrahje të mediumeve në Maqedoni, e përfundoi metodologjinë për punë dhe filloi me publikimin e kolumnave të rregullta në bazë të qasjes - analizë kritike e diskursit nga këndvështrimi i mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut. 

Shpallje: Angazhim i gazetarëve -recensentë

Shpallje: Angazhim i gazetarëve -recensentë

15/02/2013

Fondacioni Metamorfozis, për nevojat e projektit të USAID-it për përforcim të mediumeve në Maqedoni - Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, e cila është e dedikuar për publikimin e recensioneve gazetareske, analizave kritike të diskursit dhe leksioneve gazetareske, publikon shpallje për angazhim të përkohshëm të gazetarëve - recensentë. Gazetarët recensentë do të jenë pjesë e ekipit të gazetarëve që do të identifikojnë lajme të rëndësishme ditore, do të bëjnë recеnsione të përmbajtjeve të tilla dhe kohë pas kohe do të shkruajnë artikuj më të gjatë për edukim publik në lidhje me implementimin e standardeve gazetareske. Kandidatët duhet t'i plotësojnë këto kushte: të kenë të përfunduara studime nga fusha e gazetarisë, komunikologjisë ose ndonjë fushë e ngjashme; si bazë të angazhimit të tyre profesional në sferën e mediumeve e pranojnë Kodeksin e gazetarëve të Maqedonisë ose ndonjë kodeks tjetër ekuivalent të standardeve etike dhe profesionale që është i miratuar nga ndonjë organizatë relevante e gazetarëve (ky zotim për pranimin e standardeve për vetërregullim duhet të sqarohet në kuadër të letrës së motivimit); të kenë minimum 2 vjet përvojë pune në fushën e mediumeve; të kenë shkathtësi analitike; ta njohin mirë gjuhën e shkruar letrare maqedonase ose shqipe. Përparësi gjatë zgjedhjes do të kenë kandidatët të cilët: momentalisht nuk janë në marrëdhënie pune në ndonjë medium nga Maqedonia; janë anëtarë të shoqatave profesionale të gazetarëve që angazhohen për avancimin e standardeve profesionale; mund t'i ndjekin dhe të bëjnë recension në nivel profesional të mediumeve në gjuhën maqedonase ose shqipe. Kandidatët duhe të dërgojnë biografi të shkurtër dhe letër motivimi, si dhe linke deri te 3 artikuj personalë ose publikime të skenuara, nëpërmjet e-mailit, në: info[at]metamorphosis.org.mk. Afati për paraqitje është: 28 mars 2013. Metamorfozis ofron mundësi të barabarta si dhe trajtim korrekt dhe të paanshëm gjatë angazhimit të bashkëpunëtorëve, pa dallim të rasës, ngjyrës, gjinisë, prejardhjes etnike, moshës, hendikepit, përkatësisë politike, gjendjes martesore ose orientimit seksual. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Qëllimi i projektit, të përkrahur nga populli amerikan, është të rritet fuqia e qytetarëve të Maqedonisë të kërkojnë përgjegjësi nga ana e mediumeve dhe t'u ndihmojnë gazetarëve në përmbushjen e standardeve të tyre profesionale, nëpërmjet veglave-onlajn për edukim publik dhe ngritje të vetëdijes. 

Shpallje: Kërkesë për ofertë për dizajn të ueb-interfejsit për Shërbimin për verifikim të fakteve nga mediumet

Shpallje: Kërkesë për ofertë për dizajn të ueb-interfejsit për Shërbimin për verifikim të fakteve nga mediumet

01/02/2013

Metamorfozis, në cilësi të organizatës që e zbaton Projektin e USAID-it për përforcim të mediumeve në Maqedoni - Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, publikon shpallje për ofrues për dizajn-zgjidhje të interfejsit të ueb-faqes, e cila është e dedikuar për publikimin e recensioneve gazetareske, analizave kritike të diskursit dhe leksioneve gazetareske.

Praktikë për shkrim dhe redaktim të ueb-përmbajtjeve në Maqedoni

Praktikë për shkrim dhe redaktim të ueb-përmbajtjeve në Maqedoni

18/08/2011

Fondacioni Metamorfozis, në kuadër të projektit për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet rajonit të Normandisë së Ulët dhe Maqedonisë, shpall ftesë publike për praktikantë që dëshirojnë të përfitojnë shkathtësi të reja kompjuterike për publikim të përmbajtjeve në ueb dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë për begatim të informatave për qytetin e tyre në internet.

Kërkesë për ofertë: Evaluim i ndikimit të projektit MKE

Kërkesë për ofertë: Evaluim i ndikimit të projektit MKE

29/12/2010

Fondacioni Metamorfozis shpall thirrje për kërkim të ofertave nga ofrues të shërbimeve konsultative për evaluim të ndikimit (external impact assessment) për Projektin "Model për komunikim efikas ndërmjet Komsioneve për marrëdhënie ndëretnike dhe qytetarëve" – www.mek.mk (2010)Aktivitetet e projektit janë në zhvillim e sipër, ndërsa evaluimi duhet të përfundojë menjëherë pas përfundimit të tyre, të caktuar për 22 mars 2011.

Promovimi i veglave të reja për personat me hendikep

Promovimi i veglave të reja për personat me hendikep

02/12/2010

Me 02.12.2010, në info qendrën në QKM, u mbajt prezantim e Shoqatës së qytetarëve "Hapni dritaret", në bashkëpunim me Fondacionin Metamorfozis dhe qytetin e Shkupit. Në prezantim u pormovuan dy doracakë, CD me programe të përshtatura kompjuterike dhe mjet asistues - tabelë folëse për përkrahje të komunikimit te personat me hendikep.

Zgjidhen organizatat e rrjetit nacional për përfaqësim gjatë menaxhimit me mbeturinat elektronike

Zgjidhen organizatat e rrjetit nacional për përfaqësim gjatë menaxhimit me mbeturinat elektronike

10/06/2010

Pas shpalljes së ftesës publike për kyçje në rrejtin nacional, i cili do të veprojë dhe do të përfaqësojë për menaxhim të drejtë të mbeturinave elektronike (e-mbeturina) në Republikën e Maqedonisë, Fondacioni Metamorfozis i zgjodhi organizatat që do të kyçen dhe që do të implementojnë një pjesë të aktiviteteve të projektit "Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit të mbeturinave elektronike".Organizatat që e përbëjnë rrjetin nacional për përfaqësim gjatë menaxhimit me mbeturinat elektronike janë: 4х4х4 Urat ballkanike - Shkup Bëhu i gjelbër - Shkup Lëvizja për zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik "Global"- Manastir Shoqata ekologjike "Villa Zora" - Veles Shoqata ekologjike "Vinozhito" (Ylberi) - Shtip Shoqata ekologjike "Planetum" - Strumicë Shoqata për mbrojtjen e mjedisit jetësor, objekteve kulturore-historike dhe shëndetit të njeriut "Izvor" - Kratovë Shoqata për promovimin e praktikave të qëndrueshme bujqësore dhe zhvillim rural - Shkup Qendra për komunikim elektronik EkoNet - Shkup Qendra për hulumtim dhe informim për mjedisin jetësor "Еко-svest" (Eko-vetëdija) - Shkup Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit - Dibër Secila organizatë që është kyçur në këtë rrjet do të kalojë nëpër një trajnim për menaxhim të drejtë me mbeturinat elektronike, me qëllim që të ngriten kapacitetet e tyre, dhe më pas do të fillojnë me implementimin e aktiviteteve të parapara në projekt. Aktiviteti i ardhshëm i këtij projekti është organizimi i takimit me organizatat e rrjetit nacional për përfaqësim gjatë menaxhimit me mbeturinat elektronike, me qëllim që të planifikohen dhe të dakordohen hapat e ardhshëm. Poashtu, në periudhën e ardhshme do të fillojë realizimi i hulumtimit me qëllim që të analizohet gjendja aktuale me mbeturinat elektronike në vend. Qëllimi i projektit "Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit me mbeturinat elektronike" është të përmirësohet korniza ligjore dhe institucionale, që do të kontribuojë për menaxhim të drejtë me e-mbeturinat në Maqeedoni, Serbi, Kroaci dhe Bullgari. Aksioni do të zgjasë 24 muaj.

Page 12 of 12