Trajnime

Mbahet punëtori treditore për tregime digjitale në Strugë

Mbahet punëtori treditore për tregime digjitale në Strugë

22/06/2012

Prej 19 deri më 21 qershor, në Strugë u mbajt punëtori për prezantim digjital të tregimeve në bashkëpunim me organizatën Fridrih Ebert, ku morën pjesë 15 njerëz, të përgatitën 7 video-tregime të ndryshme. Tema e punëtorisë ishte "Shoqërimi në mjedis multietnik", ndërsa çdo tregim përcjell një porosi specifike që ka të bëjë me jetën në këtë qytet në përgjithësi. Punëtoria u zhvillua sipas metodologjisë standarde për prezantim të tregimeve, kështu që, pasi i përpiluan skenarët, pjesëmarrësit i inçizuan naracionet e tyre në audio format, e pastaj i pasuruan ato me fotografi dhe efekte, që pas video-përpunimit rezultuan me tregime digjitale. Për tregimet, në mes tjerash, u shfrytëzuan materiale që janë në dispozicion nën licencat Creative Commons, ndërsa ata për të cilat u dhanë leje për t'i prezantuar, janë dhënë më poshtë. 

Ftesë për paraqitje për të marrë pjesë në trajnimin tremujor për qytetarë-gazetarë në internet

Ftesë për paraqitje për të marrë pjesë në trajnimin tremujor për qytetarë-gazetarë në internet

14/06/2012

Fondacioni Metamorfozis shpall ftesë për paraqitje të pjesëmarrësve që janë të interesuar të kalojnë nëpër trajnim tremujor për gazetari qytetare në internet. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë shkathtësi për krijimin e informatave multimediale, por edhe të njoftohen me rregullat për krijimin e përmabjtjeve në ueb, nëpërmjet trajnimit dhe punës me ekspertë nga kjo lëmi. Procesi i krijimit të qytetarëve-gazetarë do të përbëhet nga dy faza. Në fazën e parë të gjithë pjesëmarrësit do të kalojnë nëpër trajnim për mësimin e shkathtësive nga fusha e gazetarisë qytetare në internet, në mes të cilave:Krijimin e përmbajtjeve dhe publikimin e tyre në ueb: Gazetari hulumtuese, rregullat për shkrim në ueb, rregullat për përdorshmëri dhe lexueshmëri, publikimi i përmbajtjeve në ueb. Puna me audio inçizime në internet: Përdorimi i pajisjeve për inçizim, përpunimi i audio inçizimeve, publikimi i audios në ueb. Puna me fotografi në internet: Kompozimi i fotografisë, përdorimi i pajisjeve të ndryshme për fotografim, përpunimi i fotografive, publikimi i fotografive në ueb. Puna me video inçizime: Inçizimi i video përmbajtjeve, përpunimi i video materialit, publikimi në ueb, përpunimi dhe publikimi i slajd-kasteve. Mediumet sociale: Përdorimi i mediumeve sociale për identifikimin dhe gjetjen e informatave, promovimi i përmbajtjeve, interaksioni dhe tërheqja e publikut. Të drejtat autoriale: Termet themelore nga lëmia e të drejtave autoriale, kërkimi i përmbajtjeve në ueb, Creative commonsFaza e dytë e trajnimit do të jetë proces mentorial tremujor, ku çdo pjesëmarrësi do t’i caktohet një mentor me të cilin do të punojë në zbatimin dhe avancimin e shkathtësive të mësuara në ciklin e parë. Mentorët që do të punojnë me pjesëmarrësit janë gazetarë me përvojë dhe ekspertë nga fusha e gazetarisë qytetare në internet.   Çka u ofrohet pjesëmarrësve?  Trajnimi do të mundësojë që 10 individë, të fitojnë pa pagesë shkathtësi për gazetarinë qytetare, me të cilat atyre do t’u mundësohet  të mbulojnë informata dhe ngjarje që janë me interes për ta. Çdo kandidat do të ketë mundësi të punojë me mentor me përvojë nga fusha e gazetarisë qytetare me qëllim që, pas përfundimit të periudhës tremujore, të profesionalizohet në publikimin në internet dhe përdorimin e teknologjisë multimediale për krijimin e përmbajtjeve. Ndihmë teknike gjatë krijimit dhe dizajnimit të blogut, që do të shfrytëzohet për publikimin e teksteve të krijuara. Promovim të teksteve të krijuara dhe të autorit me vendosjen e partneriteteve me portalet ekzistuese informative. Çertifikatë për zbatimin e suksesshëm të shkathtësive të fituara. Në fund të periudhës tremujore, juria e përbërë prej 10 ekspertëve do të ndajë 3 shpërblime sipas kualitetit, aktivitetit dhe ndikimit. Shpërblimi për vendin e tretë do të jetë 100 euro, shpërblimi për vendin e dytë do të jetë 150 euro, kurse shpërblimi për vendin e parë do të jetë 200 euro.  Çka do të pritet nga pjesëmarrësit?  Trajnimi do të përfshijë 10 pjesëmarrës, të cilët do të duhet të marrin pjesë në tërë procesin e trajnimit, i cili do të zgjasë prej 1 shtatorit deri më 30 nëntor, 2012. Gjatë periudhës tremujore do të duhet të publikojnë së paku nga (1) një post në javë në blogun e tyre. Artikujt që do të publikohen në blogun e pjesëmarrësit duhet ta trajtojnë njërën nga këto tema:     - Urbainzëm    - Multikulturë    - Shëndetësi    - Arsim    - Еkologji Platforma e cila do të shfrytëzohet për vendosjen e blogut do të jetë Kаuza.mk  Pjesëmarrësit do të duhet të kenë komunikim të rregull me mentorin e tyre. Për informata plotësuese mund ta kontaktoni Elena Ignatovën, në elena@metamorphosis.org.mk ose në telefonin 02/3109-325. Afati për paraqitje është prej 15 qershorit deri në 15 korrik, 2012.Trajnimi është pjesë e projektit “Blogim për demokraci”, qëllimi i të cilit është përhapja shkathtësive teknike dhe udhëheqëse në sektorin qytetar në Maqedoni, me çka do të mundësohet që OJQ-të dhe aktivistët individualë të fillojnë t’i shfrytëzojnë si mjet për ndryshime pozitive shoqërore.Çka u ofrohet pjesëmarrësve?

U mbajt edhe një trajnim për gazetarët – përfshihen 4 redaksi

U mbajt edhe një trajnim për gazetarët – përfshihen 4 redaksi

13/06/2012

Në periudhën 11-13 qershor u mbajt trajnimi i katërt për gazetarë nga projekti për rritjen e njohurive dhe të shkathtësive të gazetarëve, me qëllim të adaptimit të tyre me nevojat dhe trendet aktuale në gazetari. Trajnimi u mbajt në hapësirat e fondacionit Metamorfozis dhe atë e ndoqën 9 gazetarë dhe ata që merren me marrëdhëniet me publikun, nga redaksitë e: Dojçe Veles, Radios Evropa e Lirë, Skaj.mk, Portalbit, si dhe nga produksioni Partes, Egg Plant dhe Konekt.

Trajnim për wiki.mk për partnerët maqedonas të projektit për bashkëpunim të decentralizuar me Normandinë e Ulët

Trajnim për wiki.mk për partnerët maqedonas të projektit për bashkëpunim të decentralizuar me Normandinë e Ulët

05/03/2012

Më 6 mars 2012, në hapësirat e fondacionit Metamorfozis do të mbahet trajnim për shfrytëzimin e wiki-platformës nëpërmjet punës praktike në ueb-faqen wiki.mk. Trajnues do të jetë një përfaqësues i fondacionit Metamorfozis, ndërsa qëllimi është që partnerëve nga Maqedonia t'u mundësohet edukim teknik në projektin për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet Maqedonisë dhe Normandisë së ulët, i cili mund t'u ndihmojë për promovimin dhe dukshmërinë më të mirë të punës së tyre në Internet.

Trajnohen kandidatë të rinj që do të kontribuojnë për wiki.mk

Trajnohen kandidatë të rinj që do të kontribuojnë për wiki.mk

03/10/2011

Si pjesë e projektit për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet Maqedonisë dhe Normandisë së Ulët, gjatë 2 javëve të kaluara, u mbajtën 4 trajnime për përdorim të wiki-faqeve. Tre të parat u fokusuan në redaktimin e përmbajtjeve të wiki-faqeve (23, 28 dhe 30 shtator), ndërsa e katërta ishte e dedikuar për administratorë (1 tetor). Këto trajnime janë vazhdim i ciklit të trajnimeve që u mbajtën në prill të këtij viti, në Dibër, Veles dhe në Shkup.

U mbajt trajnimi për redaktim të Wiki përmbajtjeve

U mbajt trajnimi për redaktim të Wiki përmbajtjeve

26/09/2011

Më 23.09.2011, në hapësirat e Fondacionit Metamorfozis, u mbajt trajnim për redaktim të wiki përmbajtjeve për Maqedoninë. Në këtë trajnim morën pjesë 7 pjesëmarrës nga Shkupi, Velesi, Kumanova dhe Prilepi. Pjesëmarrësit kishin mundësi të njihen me wiki-softuerin dhe përdorimin e tij, si dhe mësuan se si të redaktojnë ndonjë tekst, të krijojnë lidhje dhe të shtojnë citate, të redaktojnë fotografi, multimedia, tabela, kategori dhe faqe për diskutim.

U mbajt trajnim për rrjetin maqedonas për përfaqësim gjatë menaxhimit me e-mbeturina

U mbajt trajnim për rrjetin maqedonas për përfaqësim gjatë menaxhimit me e-mbeturina

30/03/2011

Në periudhën prej 16 deri në 18 mars, në Strumicë u mbajt trajnim për rrjetin kombëtar maqedonas nga projekti „Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit me e-mbeturina“. Qëllimi i trajnimit ishte të përforcohen shkathtësitë e organizatave nga rrjeti kombëtar, që të munden të përfaqësojnë për menaxhim më të mirë të e-mbeturinave në Maqedoni.

Page 10 of 10