CATEGORY

“Të hapur” – fjalë kyçe në strategjinë për TIK të Hungarisë

Standardet e hapura dhe softueri i lirë janë thelbësore në qasjen e Hungarisë ndaj TIK-ut, deklaroi Gabor Fekete, zëvendësministër për punë të jashtme në fjalimin e tij përshëndetës në konferencën e organizuar nga qendra qeveritare e resurseve për softuer të lirë që u mbajt më 27 nëntor në Budapest.  Qeveria dëshiron ta përforcojë sektorin vendor për TI, ta zvogëlojë mbylljen e TI-së me zgjidhje komerciale, t’i zvogëlojë harxhimet për zgjidhjet e saj për TIK dhe të sigurojë intereoperabilitet që e-shërbimeve qeveritare. Arritja e interoperabilitetit është parimi qendror i planeve qeveritare për periudhën 2014 – 2020 për administratën publike, thotë Fekete. Me dizajnimin e sistemeve qeveritare për TIK, akoma mbetet për t’u tejkaluar “borxhi pesëmbëdhjetëvjeçar”. “Moderrnizimi i TIK-ut është me rëndësi esenciale për përmirësimin dhe thjeshtimin e shërbimeve qeveritare”. Zëvendësministri për punë të brendshme para të pranishmëve në konferencë deklaroi se qeveria dëshiron që materialet arsimore dhe zgjidhjet e bazuara në softuer të lirë t’i vë në dispozicion pa pagesë. Ai tha se softueri i lirë do të jetë pjesë e zgjidhjeve qendrore, duke u përgjigjur në lidhje me pritjet e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike.  Burimi: Joinup.eu „’Open’ one of keywords in Hungary’s ICT strategy“ 17 dhjetor 2013.

“Turqia qëllimisht e injoron softuerin e lirë”

Administrata publike në Truqi i neglizhon zgjidhjet e TIK-ut të bazuara na softuer të lirë, thotë Hysein Tolu, kandidtat për doktor shkencash në Universitetin e Bristolit. Në shkaqet për këtë gjendje bëjnë pjesë inercia institucionale, mbyllja në formatet e softuerit komercial dhe korruptimi. Një pjesë e tezës së tij u paraqit si studim rasti këtë javë në revistën IFOSSLR.Tolu shkruan se vendi i tij ka mungesë të politikave për TIK dhe se autoritetet nuk përpiqen të arrijnë barazpeshë ndërmjet softuerit të lirë dhe atij komercial. Мirëpo, nevoja për t’iu qasur çështjes së softuerit të lirë u paraqit disa herë, konstaton Tolu. Prej vitit 2004 deri në vitin 2006, dy plane aksionale të qeverisë ofronin argumente në favor të softuerit të lirë, ndërsa qeveria bëri pesë evaluime. Parlamenti turk poashtu kontribuoi prej vitit 2005 deri në vitin 2012 me mbi treqind pyetje të parashtruara me shkrim nga deputetët.Pengesat”Të gjitha këto përpjekje nuk i arritën qëllimet iniciale dhe ato të mëvonshme dhe përfunduan me dështim. Diskursi i përgjithshëm është se edhe pse përdorimi i softuerit të lirë në Turqi është po aq i avancuar sikurse edhe në shumë vende të tjera zhvilluara, ekzistojnë edhe disa pengesa kyçe”.Njëra prej tyre është ajo se institucionet publike në vend nuk e nixsin përdorimin e softuerit të lirë. Pastaj, një numër shumë i madh i aplikacioneve softuerike të zhvilluara për qeverinë janë të mbyllura me teknologjinë komerciale. E treta,

Programi Horizon 2020 fillom me 15 miliardë euro për dy vitet e para

Sot, Komisioni Evropian për herë të parë i prezantoi thirrjet për propozim-projekte në kuadër të programit Horizon 2020 të BE-së, me vlerë prej 80 miliardë euro për hulumtime dhe inovacione. Financimi prej mbi 15 miliardë euro gjatë dy viteve të para ka për qëllim ta nxisë ekonominë evropiane të bazuar në dije dhe t’i trajtojë çështjet që do të kenë ndikim mbi jetët e njerëzve. Janë përfshirë 12 fusha që do të jenë në fokus të veprimit në vitet 2014 dhe 2015, duke përfshirë tema siç janë mbrojtja e personalizuar shëndetësore, siguria digjitale dhe qytetet e mençura.Komisari evropian për hulumtim, inovacione dhe shkencë, Mer Geogegan – Kuin, deklaroi: “Është koha që seriozisht t’i përkushtohemi këtij programi. Financimi nga Horizon 2020 është me rëndësi esencialе për ardhmërinë e hulumtimit dhe inovacioneve në Evropë dhe do të kontribuojë për rritje ekonomike, vende pune dhe kualitet më të mirë të jetës. E dizajnuam programin Horizon 2020 që të gjenerojnë rezultate dhe e zvogëluam burokracinë që të mundësojmë pjesëmarrje më të lehtë. I ftoj hulumtuesit, universitetet, kompanitë, si dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe subjektet e tjera që të paraqiten!”Për herë të parë Komisioni përmendi se cilat janë prioritetet për financim në këto dy vite, duke u siguruar hulumtuesve dhe kompanive sigurinë më të madhe deri tani rreth drejtimit të politikës për hulumtim të BE-së. Numri më i madh i thirrjeve nga buxheti i vitit

Konferenca rajonale POINT 2.1: “Llogaridhënia e qeverisë, shoqëria qytetare dhe teknologjitë e reja”

Fondacioni Friedrich Ebert në bashkëpunim me UG Zašto Ne e mbajtën konferencën rajonale “Llogaridhënia e qeverisë, shoqëria qytetare dhe teknologjitë e reja – POINT 2.1” më 23 nëntor 2013. Ngjarja u ndërlidh me konferencën vjetore “POINT” të cilën “UG Zašto Ne” e organizon nga viti 2012 me qëllim të këmbimit të përvojave të shoqërisë qytetare në kontekst të përdorimit të teknologjive të reja për demokratizimin e jetës publike dhe për promovimin e llogaridhënies dhe transparencës së qeverisë, si dhe për aktivizëm qytetar. Folës dhe pjesëmarrës në diskutim ishin përfaqësuesit e organizatave qytetare nga rajoni, të cilët morën pjesë në dy konferencat paraprake POINT: përfaqësues të organizatës CRTA nga Serbia, Zašto Ne, CCI dhe Revolt nga Bosnja dhe Hercegovina si dhe Metamorfozis dhe MOST nga Maqedonia.Përveç asaj që e potencuan rëndësinë e transparencës dhe miratimit të ligjeve të reja, pjesëmarrësit i theksuan mundësitë e mëdha që publikimi i të dhënave në internet i sjell për popullatën. Organizatorët dhe pjesëmarrësit u pajtuan se janë bërë shumë punë për shfrytëzimin e teknologjive të reja për krijimin e qeverive me llogaridhënie më të madhe në rajon, por edhe se këmbimi i përvojave mund të ndihmojë në përhapjen e praktikave të mira nëpër rajon. Përfaqësuesi i fondacionit Metamorfozis i prezantoi përvojat nga Vërtetmatësi në Maqedoni, në aspekt të kërkimit të llogarisë nga pushteti duke nxitur diskutime ndërmjet qytetarëve për premtimet dhe deklaratat e dhëna. Përveç kësaj, ai theksoi

Këshilli i BE-së diskutoi për Resurset e hapura arsimore, por pa u futur në detaje

Javën e kaluar, Këshilli i Bashkimit Evropian i përbërë nga ministrat e vendeve anëtare, debatoi në temën “Resurset e hapur arsimore dhe mësimi digjital”.  Debati u mbajt gjatë mbledhjes së Këshillit për arsim, të rinj, kulturë dhe sport, më 25 dhe 26 nëntor 2013.Mbledhja kishte të bëjë me Iniciativën “Hapja e arsimit”, të cilën Komisioni Evropian e startoi në fund të shtatorit dhe në të cilën, zhvillimi i politikave për resurse të hapura arsimore luan rol kyç. Mirëpo, diapazoni i debatit gjatë mbledhjes së Këshillit ishte më i gjerë dhe dukej sikur nuk është i lidhur mirë me projektin “Hapja e arsimit”. Këshilli nuk ofroi përfundim me shkrim për këtë çështje. Në bazë të informatave të kufizuara që janë në dispozicion (shihni fq. 10 të procesverbalit të mbledhjes), duket se Këshilli është fokusuar kryesisht në çështje të përgjithshme që kanë të bëjnë me mësimin digjital dhe kurset e hapura masovike nëpërmjet internetit (që tërheqin vëmendje të madhe te publiku, si dhe te krijuesit e politikave).Ngjashëm me këtë, në dokumentin e shkurtër për qëndrimin zyrtar, të përgatitur nga Kryesia lituaneze dhe të titulluar si “Dokumenti për diskutim të kryesisë: Resurset e hapura arsimore dhe mësimi digjital”, nuk ofrohet qëndrim i fortë sa i përket resurseve të hapura arsimore. Në dokument theksohen përparësitë dhe sfidat dhe thuhet se “kjo është koha e vërtetë për debat në nivel evropian për mundësitë dhe sfidat që padyshim do

BE: Ftesë për propozim-projekte për ueb-ndërmarrësit për WP2014-15

Ftesa është e dedikuar për projekte për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm në Evropë që do të nxisë më tepër ueb-ndërmarrës të themelojnë dhe të zhvillojnë kompani në Evropë. Në fokus janë ndërmarrësit që e shfrytëzojnë internetin dhe teknologjitë mobile si komponente kryesore për inovacionet e tyre, me ndikim pozitiv në pafundësinë e faktorëve në fushën e ndërmarrësisë. Financimi i ardhshëm prej 10 milionë eurosh do të dedikohet për projekte për nxitjen e ndërmarrësisë në ueb në Evropë duke shfrytëzuar shërbime të reja ndërkufitare të zhvilluara bashkërisht nga ana e disa ekosistemeve lokale dhe qendrave për ndërmarrësi në ueb. Do të financohen edhe aktivitetet koordinative për përforcimin e mjedisit për ndërmarrësi në ueb në Evropë që i shfrytëzojnë sinergjitë në komunitetet e palëve të interesuara. Me këtë pritet të përkrahet paraqitja e ekosistemeve dinamike evropiane për ueb-ndërmarrës, të cilët poashtu kontribuojnë për formësimin e politikave të ardhshme konkrete për ndërmarrësi në ueb, e veçanërisht për zbatimin e Iniciativës së BE-së për “Startup” në Evropë. Më tepër informata për ftesën ka këtu.Burimi: Europe’s Information Society „WP2014-15 Web Entrepreneurs Challenge“

Shpërblime në vlerë të përgjithshme prej 400.000 eurosh në konkursin më të madh për aplikacione në Evropë

Në konkursin më të madh për aplikacione në BE që është mbajtur deri tani, ofrohen shpërblime në vlerë prej gjithsej 400.000 еurosh për aplikacionet më të mira që ndihmojnë në krijiimin e qyteteve dhe kompanive më të mençura.  Garën do ta menaxhojë Campus Party, forumi më i madh botëror i entuziastëve të IT-së, ndërsa referë do të jenë inxhinjerë të specializuar nga Konzorciumi FI-WARE i financuuar nga BE-ja.Kushti i vetëm për pjesëmarrje në konkurs është që aplikacionet e dorëzuara të bazohen në elementet përbërse që janë theksuar në projektin e BE-së për ndërtim të platformës kryesore të internetit të të nesërmes.50 nga këto elemente përbërëse tashmë ekzistojnë – dhe janë në dispozicion të lirë nëpërmjet Laboratorit për inovacione të hapura të FI-WARE, kështu që programuesit të mund të eksperimentojnë me to. Këto elemente përbërëse ofrojnë funksione të përgjithshme që mund të shfrytëzohen nga një spektër i gjerë aplikacionesh të sektorëve të të gjitha llojeve, si për shembull cloud-hosting, analizë e të dhënave të mëdha, menaxhimi me identitetin, ose “interneti i gjërave”. Ky konkurs për aplikacione ka për qëllim të mundësojë shërbime të bazuara në ato elemente përbërëse.Klikoni këtu për të marrë pjesë. Regjistrimi përfundon më 20 dhjetor 2013.Mund të marrë pjesë çdokush, individë, kompani të vogla, ueb-ndërmarrës etj. Mund të merrni pjesë vetëm me ide, por pjesëmarrësit inkurajohen ta ilustrojnë idenë e tyre me propozim-prototip. Burimi: Europe’s Information Society „€400 000 in prizes

Parlamenti Evropian do të vendosë për ardhmërinë e internetit të hapur

Interneti e ndryshoi shoqërinë tonë, i rriti liritë tona dhe e përmirësoi ekonominë tonë. Njëra na shkaqet kryesore për këtë është fakti që interneti është i hapur – çdokush ka mundësi të komunikojë me çdokë, pa leje dhe pa diskriminim. Kjo është esenca e internetit neutral dhe të hapur. Ky është neutraliteti i internetit. Kjo karakteristikë e internetit për të qenë i hapur tani është rrezikuar, për shkak se operatorët e telekomunikimeve kërkojnë të kufizohet qasja në internet që ta rrisin fitimin e tyre afatshkurtër – duke e zëvendësuar internetin e hapur, me kufizime, pengesa dhe ndërlikime.”Me vite kemi pritur propozime konkrete që ta përjetësojmë parimin e neutralitetit të internetit në të drejtën e Bashkimit Evoprian. Pas vitit 2010 u rrit edhe numri i apeleve deri te Parlamenti Evropian që ta garantojë neutralitetin e internetit. Më në fund, në shtator të vitit 2011, Komisioni Evropian propozoi propozim-rregullativë që ka për qëllim ta mbrojë internetin e hapur në Evropë”. Nënkryetarja Neli Kros, disa herë ka thënë se kjo propozim-rregullativë do ta përfshijë “të drejtën për neutralitet të internetit”.Lajmi i mirë është se nevojiten vetëm disa modifikime që propozimi i Komisionit të shndërrohet në një mjet të rëndësishëm për mbrojtjen e neutralitetit, duke siguruar në atë mënyrë se interneti do të vazhdojë të funksionojë si treg i vetëm pa penges dhe si platformë unike për aktivitete shoqërore dhe kulturore dhe diskurs demokratik.Ndryshimet dhe plotësimet mund

Kuvendi gjeneral i KB-ve e miratoi propozim-rezolutën “E drejta e privatësisë në kohën digjitale”

Komiteti i tretë i Kuvendit gjeneral të KB-ve miratoi 18 propozim-rezoluta, në mesin e të cilave edhe rezolutën “E drejta e privatësisë në kohën digjitale”.”Me këtë rezolutë, Kuvendi gjeneral për herë të parë përcakton se të drejtat e njeriut duhet të mbisundojnë pa marrë parasysh medien dhe prandaj ato duhet të jenë të mbrojtuar edhe në interenet edhe jashtë tij”, deklaroi përfaqësuesi i Brazilit, duke e transmetuar deklaratën e kryetarit të tij të dhënë gjatë hapjes së mbledhjes së 68-të.Komisari i KB-ve për të drejtat e njeriut, Navi Pilaj tha se edhe pse “teknologjia bashkëkohore për komunikim ofron një vegël  të fuqishme për demokraci… ajo kontribuon edhe për ngushtinimin e kufinjve ndërmjet sferës publike dhe asaj private”.Ambasadori i Gjermanisë, dr. Hans Shumaher tha: “Çdo njeri ka të drejtë të ketë ‘sferë private’, pa përzierje ose mbikëqyrje nga shteti ose faktorë të tjerë”.Shumaher e ftoi Bashkësinë ndërkombëtare, e veçanërisht Këshillin për të drejtat e njeriut “të vendosin një balanc të shëndoshë ndërmjet shqetësimeve legjitime për siguri dhe të drejtës fundamentale të njeriut për privatësi në kohën digjitale”.Sipas propozim-rezolutës që u miratua pa votim, Kuvendi gjeneral do t’i ftojë vendet anëtare t’i rishqyrtojnë procedurat, praktikat dhe legjislacionin e tyre për ndjekjen dhe kapjen e komunikimeve si dhe për mbledhjen e të dhënave personale dhe mbikëqyrjen masive, me qëllim që të mbrohet e drejta për privatësi duke i zbatuar në tërësi dhe në mënyrë efikase të

Gjeneratë e re e licencave Creative Commons – Mirëserdhe versioni 4.0!

Arritën licencat 4.0 të cilat tani janë dispozicion për miratim. Këto licenca në të cilat u punua më shumë se 2 vjet, janë licencat më globale, juridikisht të qëndrueshme, që janë përgatitur deri tani nga Creative commons. Janë inkorporuar më tepër ndryshime dhe përmirësime që mundësojnë përbashkim dhe ripërdorim më të lehtë të materialeve të licencuara me Creative commons. Këto licenca janë jashtëzakonisht të përshtatshme për përdorim nga ana e qeverive dhe publikuesve të informatave dhe të dhënave të tjera në sektorin publik, veçanërisht për ata në Bashkimin Evropian.Disa nga karakteristikat e reja interesante janë edhe lexueshmëria dhe organizimi më i mirë, si dhe mekanizmi i ri që mundëson që ata që do ta shkelin licencën me qëllim t’i kthejnë të drejtat e tyre në mënyrë automatike në qoftë se shkelja korrigjohet me kohë.Përmirësimet më të rëndësishme të licencave mund t’i shihni në ueb-faqen e Creative Commons, e poashtu mund ta ndiqni edhe diskutimin publik dhe evoluimin e licencave në këtë wiki-faqe.Procesi i përgatitjes së versionit 4.0 paraqet përpjekje të përbashkët të мrrjetit të përkushtuar të ekspertëve juridikë dhe atyre për licencim publik dhe komunitetit të hapur, aktiv dhe të zëshëm. Burimi: creativecommons.org „CC’s Next Generation Licenses — Welcome Version 4.0!“ 25 nëntor 2013.