Metamorfozis i jep përkrahje të plotë Deklaratës së Brukselit për privatësi, dhe i inkurajon edhe organizatat dhe individët e tjerë nga Maqedonia dhe më gjerë, të cilat/cilët konsiderojnë se është me rëndësi të mbrohen të drejtat e njeriut, që të bashkangjiten duke e nënshkruar atë.
Janar 2013Deklarata e Brukselit për privatësi
Privatësia është e drejtë themelore e njeriut, por sot ajo është e injoruar me të madhe. Ne jemi të revoltuar.
Ne e shprehim revoltën tonë për shkak se:
- Ne, qytetarët, tani gjendemi në qindra baza të të dhënave, kryesisht pa dijen ose pëlqimin tonë,
- Mbi 1200 kompani janë të specializuara për tregti me të dhënat tona personale, kryesisht pa dijen ose pëlqimin tonë,
- Çdo herë kur kërkojmë në internet, mbi 50 kompani e mbikëqyrin çdo klik tonin, kryesisht pa dijen ose pëlqimin tonë,
- Vazhdimisht jemi të kategorizuar dhe të vlerësuar nga ana e algoritmave dhe pastaj trajtohemi sipas “vlerës së perceptuar” të cilën ne kryesisht e formojmë pa dije ose pëlqimin tonë,
- Aktualisht lobimi është duke i zëvendësuar zërat e qytetarëve evropianë dhe shqetësimin që e shprehin ata.
I ftojmë anëtarët e Parlamentit Evropian dhe qeveritë e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian t’i përmirësojnë dhe t’i zbatojnë të drejtat tona për privatësi.
Presim që rregullat e reja evropiane për mbrojtjen e të dhënave të sigurojnë:
- Mbrojtje të të gjitha informatave personale, duke i përfshirë edhe indikatorët për harduer dhe softuer,
- Njohje të faktit se çdo qytetar evropian ka të drejtë që në mënyrë efektive t’i kontrollojë informatat e tija/saja personale,
- Pëlqim eksplicit, i fortë dhe i informuar për përpunimin e të dhënave tona personale,
- Ndërprerje të lidhjes së shfrytëzimit të shërbimeve me përdorimin e të dhënave personale (të mos ketë më politika “merre ose lere” në internet)
- Transparencë në përpunimin dhe përbashkimin (shpërndarjen e të dhënave,
- Mbartshmëri “të mirëfilltë” të të dhënave me qëllim të promovimit të konkurrencës dhe zvogëlimit të “mbylljes” në softuerë komercialë, si dhe arritje të vetëpërcaktimit të informatave.
- Mbrojtje të fortë kundër formimit të profileve/dosjeve të fshehta të qytetarëve, si në internet ashtu edhe oflajn
- Mekanizma efektive për dëmshpërblim dhe imponim të sanksioneve për kompanitë dhe organet qeveritare që nuk e respektojnë ligjin
Privatësia nevojitet për ardhmërinë e Evropës, dhe ju na duheni që tani ta mbrojmë këtë të drejtë fundamentale.
Që të nënshkruheni, e gjitha që duhet ta bëni është që, më së voni deri më 30.01.2013, të dërgoni e-mail në sign@brusselsdeclaration.net me emrin tuaj, vendin dhe profesionin ose anëtarësinë po qe se dëshironi, në përmbajtjen e e-mailit. Ju faleminderit.
Politika për privatësi (anglisht)
Promovues:
- Bits of Freedom
- EPIC, SHBA (Electronic Privacy and Information Center – EPIC, United States)
- Të drejtat evropiane digjitale – EDRI (European Digital Rights – EDRI)
- Privacy International
