Dita Ndërkombëtare e Internetit më të Sigurt, 10 shkurti 2026, festohet nën moton: “AI Aware: Safe, Smart, and in Control” (“Të vetëdijshëm për IA-në: të sigurt, të zgjuar dhe nën kontroll). Për ne, në Fondacionin Metamorfozis, që kontribuojmë për një transformim digjital të përgjegjshëm, kjo është një aspiratë dhe një qëllim i dëshiruar, pasi që mbështesim një të ardhme digjitale të bazuar në llogaridhënie, transparencë dhe respektim të të drejtave të njeriut.

Kjo Ditë Ndërkombëtare e Internetit më të Sigurt i kushtohet fuqizimit të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të të menduarit kritik dhe edukimi digjital: të jenë në gjendje të vlerësojnë përmbajtjet, të dallojnë paragjykimet, të mbrojnë privatësinë e tyre dhe të marrin vendime të përgjegjshme, në mënyrë që të jenë të informuar, të sigurt, të zgjuar dhe në kontroll të të dhënave të tyre në epokën e inteligjencës artificiale.

Konsiderojmë se inteligjenca artificiale megjithëse ka potencialin të përmirësojë shumë aspekte të përvojës njerëzore, për shkak të rreziqeve nga dizajni dhe përdorimi i saj joetik, është jashtëzakonisht e rëndësishme të vendosen rregullore dhe rregulla për përdorimin e saj që i marrin parasysh këto sfida dhe garantojnë mbrojtje të barabartë për të gjithë, e veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë. Në këtë Ditë Ndërkombëtare, kujtojmë Hulumtimin mbi efektin e teknologjive të reja, me fokus të veçantë në inteligjencën artificiale, mbi të drejtat e njeriut në internet”.