E-Pjesëmarrja: Perspektiva rajonale – veprime lokale

23.11.2021

Година : 2021

Inovacionet digjitale e transformojnë rrënjësisht vendimmarrjen demokratike dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në ndryshimet shoqërore. Si dëshmitarë të pandemisë globale Kovid-19, mund të shohim se si administratat publike në rajon dhe BE, në mënyrë të planifikuar ose sporadike, po eksperimentojnë gjithnjë e më shumë me krijimin e platformave në internet ose mjeteve digjitale për t’u mundësuar qytetarëve të arrijnë deri te informacioni përkatës me karakter publik, si dhe të marrin pjesë më lehtë dhe përmes internetit në proceset shtetërore.

Agjenda Digjitale si një iniciativë e BE-së e zhvilluar nga Bashkimi Evropian dhe e miratuar nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, synon pikërisht këtë – të sigurojë që qytetarët e rajonit t’i gëzojnë plotësisht përfitimet e transformimit digjital, ndërsa pjesëmarrja në proceset shoqërore nëpërmjet Internetit kudo që të ndodheni është vetëm një komponent i gjithë këtij procesi.

Megjithatë, këto zgjidhje nuk janë gjithmonë të menduara mirë, të qëndrueshme dhe jo gjithmonë i plotësojnë nevojat e qytetarëve. Aty ku institucionet nuk arrijnë të sigurojnë mekanizma për pjesëmarrje qytetare nëpërmjet internetit për të theksuar nevojat e qytetarëve, për t’i shprehur pikëpamjet e tyre, për të marrë pjesë në vendimmarrje në të gjitha nivelet, apo për të marrë iniciativa të vetat për të adresuar një çështje të caktuar shoqërore, janë vetë qytetarët ata që i krijojnë këto mekanizma ose në këtë rast – mjetet dhe platformat digjitale.

Ndiqni seancën “E-Pjesëmarrja: Perspektiva Rajonale – Veprime Lokale” në edicionin e 17-të të konferencës e.Shoqëri.mk me titullin “Demokracia në epokën digjitale: sfidat dhe mundësitë”, e cila do të mbahet më 30.11.2021 – në ditën e parë të konferencës, dhe mësoni më shumë për storjet e suksesshme nga rajoni dhe vendet evropiane kur bëhet fjalë për e-pjesëmarrjen në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Slloveni, Britaninë e Madhe etj.

Sesioni do t’i përgjigjet pyetjes se si (vetë)iniciativa qytetare online mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në shoqëri dhe ta përmirësojë jetën e qytetarëve, por gjithashtu do të shqyrtohen edhe disa mjete të suksesshme për pjesëmarrje qytetare në internet që përdoren në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal. Si temë horizontale, sesioni do t’i shqyrtojë edhe të drejtat digjitale dhe barazinë gjinore kur bëhet fjalë për e-pjesëmarrjen.

Më shumë informata rreth konferencës dhe regjistrimit mund të gjeni në këtë link: https://e-society.mk/

Konferenca për e-Shoqëri.mk organizohet nga Fondacioni Metamorfozis në sinergji me projektet “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, “Verifikimi i fakteve për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”, i financuar nga Fondi Kombëtar për Demokraci (NDI) dhe “Përgjigje e shpejtë ndaj dezinformatave për vaksinat”, i financuar nga Fondi Ballkanik për Demokraci. Pikëpamjet e shprehura gjatë konferencës nuk i pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.”