VMA, IA dhe të drejtat e njeriut: a e respekton algoritmi juaj privatësinë?

23.11.2021

Година : 2021

Çfarë kanë të përbashkët kamerat për matjen e shpejtësisë në autostradë, kontrollet doganore dhe kufitare dhe e-prokurimi i inventarit shkollor? Të gjithë ato përdorin një formë të procesit të vendimmarrjes automatike (VMA).

Edhe pse VMA nuk është një term aq popullor sa inteligjenca artificiale, ai ekziston tashmë një kohë. Në të kaluarën, VMA-ja ishte i kufizuar në “filtrimin”, “radhitjen (sortimin)” ose lloje të tjera të manipulimit të të dhënave, rezultatet e të cilave më pas i dërgoheshin vendimmarrësit – një qenie njerëzore e vërtetë që duhej ta merrte vendimin përfundimtar.

Megjithatë, me avancimin e teknologjisë, si dhe me nevojën për të parandaluar korrupsionin dhe për ta kufizuar elementin njerëzor në vendimmarrje (në shumë raste), përdoret një zgjidhje e plotë e inteligjencës artificiale, e cila ndryshon nga VMA-ja në dy mënyra: A) sistemi “mëson” dhe përmirësohet në kryerjen e punës së tij (prandaj edhe e ka emrin inteligjencë), dhe B) sistemi merr vendime.

Në një farë kuptimi, algoritmet do të vazhdojnë të kenë ndikim në mirëqenien e qytetarëve, por a i marrin parasysh ato të drejtat e lindura të njeriut? Ku janë OShC-të, mediat dhe universitetet në diskutimin për zbatimin e zgjidhjeve më të sofistikuara teknologjike dhe pse ikin nga diskutimi?

ditën e dytë të konferencës e-Shoqëri.mk 2021 “Demokracia në epokën digjitale: sfidat dhe mundësitë”, do të diskutojmë tendencën në rritje të përdorimit të VMA-së dhe IA-së në shërbimin publik në vitet e fundit (të quajtur alGOVritme, duke aluduar në përdorimin nga qeveria) dhe efektin e tyre në të drejtat e njeriut. Folësit do t’i paraqesin gjetjet dhe rekomandimet e tyre më të fundit dhe do të përpiqen t’i inkurajojnë OSHC-të dhe të tjerët që të përfshihen aktivisht në këtë temë.

Regjistrimi për konferencën është i hapur dhe i inkurajojmë të gjithë që ta ndajnë këtë thirrje me kolegët e tyre: bashkohuni me ne dhe le të flasim për të drejtat e njeriut dhe inteligjencën artificiale!