Komiteti për industri (ITRE) i Parlamentit Evropian miratoi një Mendim për mbrojtjen e të dhënave që ishte përgatitur në mënyrë katastrofale, njoftoi sot ЕDRI (Të drejtat digjitale evropiane).
Me tekstin e miratuar në fakt do të shkatërroheshin ligje për privatësi që janë krijuar me dekada në Evropë dhe do të minoheshte besimi – që është e dëmshme edhe për qytetarët edhe për kompanitë.
“Nga kjo mund të nxirret edhe diçka pozitive”, deklaroi Joe McNamee, drejtor ekzekutiv e EDRI-t. “Shumica nuk ishte shumë e madhe, ndërsa numri i ndryshimeve dhe i plotësimeve të këqija u zvogëlua gjatë disa ditëve të kaluara, me qëllim që të sigurohet shumica. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë të sigurohet shumicë në Parlamanet për masa që janë desktruktive për të drejtat e qytetarëve”.
Shembull për propozimet e miratuara bizare ishte ajo se palët e treta do të duhet të kenë mundësi që t’i japin të drejtë vetëvetes të përpunojnë të dhëna për qëllime që nuk janë në përputhje me qëllimin fillestar të mbledhjes së të dhënave. Me këtë, në fakt, qytetarëve u merret e gjithë fuqia për t’i kontrolluar të dhënat personale. Ky ndryshim, vetëvetiu do t’i bënte të parëndësishme të gjitha masat ligjore.
Është shokuese që ky votim u realizua edhe përkundër anketave të shumta të opinionit publik të cilat treguan shkallë të lartë të mosbesimit sa i përket mënyrës në të cilën industria i trajton të dhënat personale, si dhe mënyrën se si i përdor ato. Në vend që të votojë që Evropës t’i sigurohet një kornizë e qartë dhe gjithpërfshirëse juridike për tejkalimin e këtij problemi, Komiteti votoi për zbutje konfuze dhe kontradiktore të propozimit.
Linke:
Fushata për privatësi: privacycampaign.eu
Gjithçka që duhet të dini për Rregullativën për mbrojtjen e të dhënave: Protectmydata.eu
