Qeveria franceze duhet t’i detyrojë administratat publike t’i përbashkojnë (share) dhe t’i ripërdorin zgjidhjet tyre për TKI, rekomandon Conseil National du Logiciel Libre (CNLL), grupacioni tregtar që përfaqëson mbi 300 firma për TKI.
CNLL dëshiron që në politikën e ardhshme për TI të qeverisë franceze të kyçet detyrimisht përdorimi i standardeve që me të vërtetë janë të hapura. “Administratat publike që janë në kërkim të zgjidhjeve të bazuara në TKI duhet ta preferojnë softuerin e lirë”.
Thirrjet për përkrahje të shtuar për iniciativat për softuer të lirë janë pjesë e propozimit nga hulumtimi dyvjeçar i CNLL-së që u publikua më 24 janar. Në pasqyrën me titull „Panorama de l’Open Source en France”, CNLL-ja kërkon nga qeveria franceze ta shprehë preferencën e saj ndaj këtij lloji të zgjidhjeve softuerike në tenderët publikë, ngjashëm sikurse edhe në vendnet e tjera.
Organizata për përfaqësim i përshëndet udhëzimet për softuer të lirë që u dhanë në shtator të vitit të kaluar. “Ky është një hap i madh të cilin e përshëndetën të gjithë profesionistët”, shkruan CNLL-ja. Organizata dëshiron që qeveria ta zgjerojë diapazonin e këytre udhëzimeve, që t’i bëjë më pak vullnetare e më tepër të detyrueshme.
Rritje e shpejtë
Pasqyra e potencon rritjen e shpejtë ekonomike te kompanitë franceze për softuer të lirë. Gjatë vitit të kaluar, numri i firmave u rrit për 68%, ndërsa CNLL-ja pret rritje edhe më të madhe këtë vit. Për shkak se anëtarët e saj parashohin probleme me rekrutimin e anëtarëve të rinj, CNLL-ja apelon për rritjen e angazhimeve për softuer të lirë. “Të qenit e saj e hapur dhe bashkëpunuese janë në përputhje me metodologjinë shkencore. Softueri më i mirë në botë mund të studiohet dhe studentët mund të kontribuojnë”.
CNLL-ja do t’i prezantojë rezultatet e hulumtimit gjatë këtij muaji.
