Organizatat Access Now dhe Fight for the Future (Lufta për të ardhmen) i ftojnë qytetarët nga mbarë bota që të kyçen në аksionin për mbrojtjen e internetit të hapur nga kërcënimi që e paraqesin disa propzime për ndryshimin e rregullave ndërkombëtare të telekomunikimit të parashtruara për shqyrtim në Konferencën botërore për komunikime ndërkombëtare (WCIT) të Unionit ndërkombëtar për telekomunikime (ITU) që do të mbahet në Dubai, prej 3 deri në 14 dhjetor.

comingsoon

“Ne e duam, e spuozojmë se edhe ju e doni internetin. Paramendoni vetëm se sa gjëra të mira na ofron ai: rrjet shumë i madh për komunikim; biznes inovativ; platformë për të folur lirisht dhe për t’i sfiduar qeveritë e fuqishme; dhe qindra e qindra orë me video inçizime të maceve të lezetshme. Gjithë këtë e kemi për shkak se interneti është paramendur si i hapur dhe inkluziv, me ç’rast kemi shumë zëra që mund ta japin mendimin e tyre për mënyrën e menaxhimit të internetit”, thonë dy organizatat në ftesën për aksion.

Access Now dhe Fight for the Future thonë se propozimet, nëse miratohen, do të çojnë në aso situate në të cilën vendimet që kanë të bëjnë me internetin do të merren nga një agjenci me qëndrime të kahmotshme, e fokusuar te qeveritë dhe qëndrimet e tyre, e llojit “prej lartë-poshtë” dhe që vendimet i merr pas dyerve të mbyllura. Disa propozime mundësojnë qasja në internet të ndërpritet shumë më thejshtë, paraqesin kërcënim për privatësinë, e legjitimojnë ndjekjen dhe bllokimin e trafikut në internet. Propozimet e tjera kanë për qëllim të imponojnë taksa të tjera për qasje deri te përmbajtjet, e të mos flasim për zvogëlimin e shpejtësisë së lidhjes në internet.

“Çdo shkelje e baraspeshës delikate në internet mund të ketë pasoja serioze për botën afariste dhe të drejtat e njeriut”, thonë organizatat.

Muajin e kaluar, Article 19 (Neni 19), që është organizata udhëheqëse për lirinë e të shprehurit në botë, përgatiti një analizë juridike të ndryshimeve të propozuara në rregullat ndërkombëtare të telekomunikimeve, që fokusohet në katër çështje kryesore: E para, çështja e definicioneve të rregullave dhe domeni i tyre. E dyta, analiza i rishqyrton propozimet që ITU-së do t’i japin kontroll më të madh mbi politikat që kanë të bëjnë me përmbajtjet në internet. Çështja e tretë është propozimi i organizatës së Operatorëve evropianë të rrjeteve të telekomunikimit (ЕТNО) për çmimoren e re të interkoneksioneve dhe ndikimi që mund ta ketë mbi neutralitetin e rrjetit. E katërta, analiza i trajton edhe disa faktorë që i zbusin frikësimet se ITU-ja do të mund ta merrte përsipër kontrollin mbi internetin.

Analiza përfundon se rregullat duhet t’i shmangen çfarëdo lloj përmendjeje të internetit dhe kontrollit mbi përmbajtjet. Pastaj, Article 19 përfundon se propozimi i ЕТNО-s do ta dëmtojë neutralitetin e internetit. Sa i përket çështjes së katërt kyçe, analiza përfundon se “edhe pse ITU-ja akoma nuk e merr përsipër kontrollin mbi internetin, disa nga propozimet nuk lënë hapësirë për pasivitet të shoqërisë qytetare, qeverive dhe afaristëve që dëshirojnë t’i ruajnë liritë tona në internet.

Tekstin e plotë të analizës mund ta shihni në linkun www.article19.org/data/files/medialibrary/3483/12-10-19-LA-itu.pdf.

Access Now dhe Fight for the Future shtojnë se, duke pasur parasysh faktin se vetëm qeveritë kanë të drejtë vote në WCIT, njerëzit nga mbarë bota do të duhet të kërkojnë nga udhëheqësitë e tyre ta ruajnë internetin të hapur.

Access Now dhe Fight for the Future përgatitën një video që i paraqet rreziqet për internetin e hapur që i bartin me vete ndryshimet e propozuara të rregullativës. Organizatat ju ftojnë ta shihni videon dhe të paraqiteni për të marrë udhëzime se çka të bëni që të kërkoni nga qeveria juaj t’i kundërvihet dhënies së të drejtës për marrje të vendimeve kyçe ITU-së. (Videoja është e titluar në gjuhët e rajonit – BKS, maqedonisht, shqip. Titlat e dëshiruara mund t’i zgjedhni nëpërmjet butonit Change Captions (CC) të shikuesit të videove në YouTube).

Burimi: oneworldsee.org