Gjykata e Apelit e Anglisë dhe Uellsit solli vendim se Google mund të konsiderohet përgjegjës për komentet që publikohen në platformën e tij Blogger, përvçe nëse reagon shpejt ndaj ankesës së parashtruar.
Duke e ndryshuar vendimin e mëparshëm gjyqësor të sjellë në mars të vitit 2012 nga ana e Gjyqit të Lartë, i cili konsideronte se Google në rolin e tij si ofrues i platformës nuk duhet të trajtohet si botues, Gjykata e Apelit, tani solli vendim se kompania do të përgjigjet për përmbajtjet që publikohen në platformën e saj për blogim, nëse ka lejuar përmbajtje (në këtë rast komente në ndonjë blog të caktuar të hostuar në Blogger) të mbeten në platformë edhe pas marrjes së ankesave se ajo përmbajtje paraqet ofendim. Argumenti kryesor i gjykatës ishte se platforma Blogger është në dispozicion sipas kushteve të Google, i cili mund t’i fshijë ose ta bllokojë qasjen te të gjitha informatat që nuk janë në përputhje me këto kushte.
Vendimi u soll si rezultat i rastit të ngritur nga ana e një kandidati të mëparshëm për këshillin lokal nga Partia konservatore, i cili në korrik të vitit 2011 parashtroi ankesë deri te Google për tetë komente të vendosura në blogun musliman London, të cilat ai i konsideronte si shpifje. Google i përcolli ankesat deri te bloguesi dhe komentet përkatëse u larguan pas rreth pesë javësh, periudhë kjo të cilën gjykata e konsideron su shumë të gjatë.
Edhe pse Gjykata konsideronte se çfarëdo qoftë dëmi që mund të jetë shkaktuar nga publikimi ka qenë i parëndësishëm dhe e refuzoi ankesën, anëtari i EDRI-t “Neni 19” konsideron se vendimi gjyqësor është një hap serioz mbrapa në luftën për liri të të shpehurit në internet.
Agnes Kallamar, drejtore ekzekutive e “Neni 19”, deklaroi se “vendimi i gyqit në fakt mbështet një sistem problematik të “njoftimit dhe të largimit”, i cili i nxit ndërmjetësuesit si Google ta largojnë materialin që është potencialisht ofendues menjëherë pas njoftimit edhe përkundër faktit se materiali për të cilin është parashtrua ankesë mund edhe të mos jetë joligjor. Kjo shkakton një efekt brengosës mbi lirinë e të shprehurit, për shkas se ndërmjetësuesit do të mund të censuronin ndonjë të shprehur plotësisht legjitime”.
Grupi poashtu është i brengosur për shkak të faktit se Gjykata e Apelit aspak nuk e merr parasysh lirinë e të shprehurit – e drejtë kjo e mbrojtur me Ligjin për të drejtat e njeriut të Mbretëirsë së Bashkuar.
