Grupi francez për përfaqësim për softuer të lirë proteston kundër negociatave të sërishme të Ministrisë së mbrojtjes rreth marrëveshjes për licencë për softuer komercial që u nënshkrua para katër vitesh pa proces të furnizimit publik. Grupi kërkon nga Ministria që t’i ndërpresë bisedimet me shitësin e softuerit komercial dhe të organizojë ftesë publike për oferta.

Ministria sërish i anashkalon furnizimet publike dhe bën negociata për vazhdimin e marrëveshjes për licencën, njoftoi revista franceze për tregti në TI, PC Inpact. Në ueb-faqen e saj, revista publikoi një pasqyrë të detajuar të marrëveshjes ekzituese. Ata përkujtojnë se në vitin 2010 parlamenti francez ka ngritur disa pyetje në lidhje me këtë marrëveshje. PC Inpact poashtu e citon raportin e Komisionit për furnizime publike, duke paralajmëruar se kjo marrëveshje mund ta lidhë ministrinë në kohë të pacaktuar që të shfrytëzojë vetëm softuer komercial. Komisioni, poashtu shprehu shqetësim serioz për ligjshmërinë e marrëveshjes.

Në deklaratën e dhënë dje, April i bën apel qeverisë franceze që “të fusë në përdorim politikë publike në favorë të softuerit të lirë”. Kjo do të ishte në përputhje me udhëzimet e qeverisë për përdorimin e softuerit të lirë në administratat publike anembanë vendit, që u publikuan shtatorin e kaluar. “Prandaj, duhet që Ministria të organizojë një ftesë transparente për mbledhje të ofertave, që do të jetë e hapur për të gjithë”.

Kontrolli strategjik

Grupi që bën presion paralajmëron se me rinovimin e marrëveshjes, Ministria do të shndërrohet në një kinema që punon ekskluzivisht me softuer të këtij shitësi. “Marrëveshja e re ndërmjet Ministrisë për mbrojtje dhe kësaj kompanie, që vazhdimisht është dënuar nga Komisioni evropian, është e papranueshme”,  thotë Frederik Kushe, drejtor ekzekutiv i April-it. „”Ministria për mbrojtje jo vetëm që i injoron parimet për furnizime publike, por edhe ia dorëzon kontrollin strategjik kësaj kompanie”.

Burimi: Joinup.eu „French advocacy group decries Defence’s ignoring of procurement law“ 8 shkurt 2013.