TechSoup, përmes Programit të tij të Aktivizmit Digjital, ka publikuar katër raporte gjithëpërfshirëse për hartëzimin rajonal që hedhin dritë mbi sfidat kritike dhe nevojat urgjente të organizatave të shoqërisë civile nëpër Evropë.

Të zhvilluara me përpjekje të përbashkëta përmes rrjetit të partnerëve të TechSoup-it në Evropën Qendrore dhe Lindore, këto raporte ofrojnë një përmbledhje të detajuar të problemeve urgjente me të cilat përballen organizatat e shoqërisë civile në rajonet e Ballkanit Perëndimor, Detit të Zi, Baltikut dhe Vishegradit.

Këto raporte zbulojnë gjetje të rëndësishme, duke përfshirë:

  • Ballkani Perëndimor: organizatat e shoqërisë civile punojnë në kushte të paqëndrueshmërisë politike, tensioneve etnike dhe rritjes së dezinformatave, të gjitha këo të intensifikuara nga lufta aktuale në Ukrainë.
  • Rajoni i Detit të Zi: korrupsioni, paqëndrueshmëria politike dhe rritja e dezinformatave me burim primar nga Rusia i minojnë vlerat demokratike dhe i synojnë grupet e cenueshme, veçanërisht refugjatët ukrainas.
  • Rajoni Baltik: kufizimet financiare dhe kërcënimet e vazhdueshme të dezinformimit e testojnë qëndrueshmërinë e organizatave të shoqërisë civile në Letoni, Estoni dhe Lituani, duke e theksuar nevojën për një bashkëpunim më të fortë rajonal dhe edukim digjital.
  • Rajoni i Vishegradit: organizatat e shoqërisë civile në Hungari dhe Sllovaki përballen me presione të forta politike dhe paqëndrueshmëri financiare të shoqëruara me dezinformata pro-ruse, ndërsa organizatat e shoqërisë civile në Poloni dhe Republikën Çeke përballen me financim të reduktuar ndërkombëtar.

Raportet u krijuan si pjesë e Programit të Aktivizmit Digjital të TechSoup dhe e theksojnë rolin thelbësor të shoqërisë civile në mbrojtjen e demokracisë dhe kohezionit social nëpër Evropë, veçanërisht në rajonet nën presion të konsiderueshëm politik dhe ekonomik. Gjetjet, gjithashtu e theksojnë nevojën për rritje të mbështetjes financiare, komunikimit strategjik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për të forcuar rezistencën e organizatave të shoqërisë civile.

“Raportet tona për hartëzimin rajonal ofrojnë një pasqyrë jetike të peizazhit të dezinformimit në 13 vende, si dhe të sfidave dhe mundësive me të cilat përballet shoqëria civile në Evropë,” tha Daniel Milo, ekspert për parandalimin e dezinformatave, nga TechSoup. “Këto njohuri, të mundësuara nga rrjeti ynë i partnerëve në Evropën Qendrore dhe Lindore, janë thelbësore për të luftuar në mënyrë efektive dezinformimin dhe për të mbështetur organizatat e shoqërisë civile në misionin e tyre për të promovuar vlerat demokratike.”

Raportet e plota janë të disponueshme në faqen e internetit të Hive Mind, që është platforma kryesore për mësim e Programit të Aktivizmit Digjhital të TechSoup.

Raporti për Ballkanin Perëndimor është i disponueshëm këtu.