Filloi rrethi i dhjetë e matjes së hapjes së pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në katër vende nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, përkatësisht në Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Mal të Zi, përmes Indeksit të Hapjes. Matja kryhet nga rrjeti ACTION SEE – Rrjeti për Përgjegjësi, Teknologji dhe Hapje Institucionale në Evropën Juglindore me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci përmes projektit “Përdorimi i teknologjisë për të promovuar llogaridhënien dhe transparencën institucionale”.

Indeksi i hapjes paraqet një tregues të përbërë, i cili tashmë dhjetë vite me radhë e përcakton shkallën e hapjes së institucioneve shtetërore të Ballkanit Perëndimor ndaj qytetarëve dhe shoqërisë, dhe është krijuar për ta përcaktuar shkallën në të cilën qytetarët e Ballkanit Perëndimor marrin informacione të përshtatshme dhe të kuptueshme nga institucionet.

Për ta matur shkallën e hapjes institucionale, partnerët e rrjetit ACTION SEE, duke i ndjekur standardet ndërkombëtare, rekomandimet, si dhe shembujt e praktikës së mirë, i monitorojnë institucionet sipas treguesve specifikë sasiorë dhe cilësorë, si për shembull: qasja në informacione në ueb-faqet zyrtare të institucioneve, cilësia e kornizës ligjore për çështje të caktuara, burimet e tjera të informimit të publikut, të dhënat e publikuara për punën e institucionit, furnizimet publike, informatat për shpenzimin e parave publike, etj.

Në bazë të rrethit të nëntë të matjeve që u kryen gjatë vitit 2025, u përgatitën publikimet “Vlerësimi i qeverisjes së mirë të pushtetit ekzekutiv në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të Hapjes” dhe “Vlerësimi i qeverisjes së mirë të pushtetit legjislativ në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të Hapjes”, të cilat ofrojnë një pasqyrë të detajuar të hapjes së institucioneve individuale dhe përmbajnë rekomandime dhe hapa konkretë për përmirësimin e hapjes së tyre.

Projekti “Përdorimi i Teknologjisë për të Promovuar Përgjegjësinë dhe Transparencën Institucionale” zbatohet nga Qendra për Tranzicion Demokratik (Mali i Zi) në partneritet me Fondacionin për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis”, Shoqatën Qytetare “Zashto ne?” (“Pse Jo?”) (Bosnjë dhe Hercegovinë) dhe Partnerët për Ndryshim Demokratik Serbi (Serbi), me mbështetje financiare nga Fondi Kombëtar për Demokraci.