Adhuruesit italianë të softuerit të lirë, në mesin e të cilëve edhe Grupi i shfrytëzuesve të softuerit të lirë (PDP FSUG), e shpërndajnë “DossierScuola – mësim pa pagesë”, një dokument për përdorimin e softuerit të lirë në arsimin shtetëror (është në dispozicion vetëm në gjuhën italiane).
DossierScuola përbëhet nga një kompendium informatash – duke filluar nga përparësitë e softuerit të lirë, deri te miratimi i propozimeve, praktikat më të mira dhe tregimet e suksesshme në arsimin shtetërorë. Është dhënë një listë me persona për kontakt, për shkollat të cilat janë të gatshme t’i ndjekin shembujt e këtillë ose të bijnë në kontakt me ata që tashmë janë përcaktuar për zgjidhje të bazuara në softuer të lirë. Gjithashtu, entuziastët për softuer të lirë mund ta shfrytëzojnë materialin e Dossier për ta ngritur vetëdijen nëpër shkolla.
Duke iu falënderuar financimit nga Komuniteti italian i Linuksit u shtypën 10.000 ekzemplarë që nga fundi i shkurtit të vitit 2011 e deri tani, kurse versioni i shtypur i dokumentit tani distribuohet nëpër shkolla, nëpër tërë vendin. Ekzemplarët do të dërgohen deri te të gjitha grupet lokale të shfrytëzuesve të softuerit të lirë, të cilët janë të interesuar për të marrë pjesë, që të munden ta bartin dokumentin deri te institucionet arsimore shtetërore në vend.
Projektin DossierScuola e promovon Komuniteti italian i Linuksit dhe është rezultat i kontributit të konsiderueshëm të vullnetarëve të komunitetit për softuer të lirë, duke i përfshirë edhe anëtarët e PDP FSUG dhe të projektit BeFair, dhe është ndërtuar me anë të bashkëpunimit nëpërmjet wiki – puna e kryer mund të shihet e poashtu mund të shkarkohet edhe dokumenti në formatin PDF, në http://www.dossierscuola.it/PaginaIniziale.
Për shkak të kufizimit hapësinor, versioni i shtypur përmban vetëm një pjesë të softuerit, të përvojave dhe të projekteve. Për dallim nga versioni i shtypur, versioni onlajn që gjendet në faqen wiki, është i përfunduar dhe azhurohet rregullisht. Të gjitha palët e interesuara mund të kontribuojnë (entuziastë, profesorë dhe studentë) me komentet dhe përvojat e tyre.
Përveç kësaj, para do kohësh filloi me punë edhe ueb-faqja e re http://www.dossierscuola.it/ me qëllim që të ofrojë një blog për njoftim për risitë në kuadër të projektit dhe për regjistriim të qytetarëve që dëshirojnë të jenë të informuar dhe të përfshirë.
Burimi: EDRI-gram “IT: DossierScuola – Promoting the use of free software in public education” 13 maj 2011.