Antikorrupsioni dhe kompromiset – një mision i pamundur

Ndërtimi i një sistemi të plotë për integritet në nivel qendror dhe lokal; shtrëngimi i politikës së kundërvajtjes në ligjin themelor për anti-korrupsion dhe plotësimi i ligjit ekzistues për mbrojtjen e bilbilfryrësve (denoncuesve) janë vetëm një pjesë e rekomandimeve që dolën si konkluzione në hulumtimin që e realizoi Fondacioni Metamorfozis në temën Anti-korrupsioni dhe lufta kundër krimit të organizuar.

Kjo fushë ndoshta ëshhtë kyçe për sundimin e ligjit në një shtet dhe i prek pothuajse të gjitha pushtetet dhe institucionet që dalin prej tyre, e me këtë i prek të gjithë qytetarët të cilët gradualisht e humbin besimin në shtetin në të cilin jetojnë, nëse shohin se nuk ka ndryshime dhe dëshirë të sinqertë për t’i dhënë fund praktikave të këqija.

Titulli i botimit del nga situata e identifikuar gjatë kontrollit të indikatorëve që tregojnë se deri ku kemi arritur në këtë fushë. Në fakt, edhe përkundër përkushtimit të fuqishëm deklarativ për luftë të pa kompromis, politika e përditshme tregon se krijuesit e ligjeve dhe praktikave kyçe janë të përgatitur për të bërë kompromis për këtë apo atë, kështu që në momentin e fundit merren vendime joparimore nga pushteti ekzekutiv ose ai ligjdhënës, gjë që pastaj ndikon edhe mbi gjyqësinë.

Me kompromise të tilla në momentin e fundit, siç ishte për shembull amnistia, apo ndryshimet me amendamente në ligjin kryesor kundër korrupsionit, me të cilat zbuten dispozitat që janë kyçe për një komision të fuqishëm kundër korrupsionit, lufta kundër korrupsionit apo krimit të organizuar bëhen misione të pamundura.

Nga hulumtimi dhe bisedimet me ekspertët dolën rekomandimet e mëposhtme:

  • Ndërtimi i një sistemi të plotë për integritet në nivel qendror dhe lokal;
  • Ashpërsimi i politikës kundërvajtëse në ligjin bazë për anti-korrupsion dhe rishqyrtimi i procedurave për kohëzgjatjen e hetimeve të KSHPK-së për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore;
  • Ndryshimi ose plotësimet e reja të Ligjit për mbrojtjen e bilbilfryrësve (denoncuesve) me qëllim që të realizohet roli i tij kryesor – rritja e numrit të bilbilfryrësve të korrupsionit;
  • Ndryshimi dhe përmirësimi i zgjidhjeve ligjore për konfiskimin e pronës dhe menaxhimi me atë pronë, të fituar nëpërmjet krimit ose korrupsionit;
  • Zëvendësimi i sistemit për kontroll në polici nga sistemi i brendshëm në atë të jashtëm, të pavarur nga Ministria për Punë të Brendshme. Ky sistem i jashtëm duhet të ketë autorizime të fuqishme ligjore dhe mjete të mjaftueshme financiare për pajisje kadrovike dhe teknike, që do të ishte një digë kundër kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të zyrtarëve të caktuar policorë;
  • Përmirësimi i kapaciteteve policore për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, veçanërisht në pjesën e hetimeve financiare rreth larjes së parave;
  • Përmirësimi i ekipimit dhe buxhetit të Prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit;
  • Zhvillimi i metodologjisë dhe sistemit për vlerësimin e cilësisë së aktpadive përpara se të dërgohen në gjykata;
  • Krijimi i një komisioni të posaçëm në kuadër të Këshillit të prokurorëve publikë, i cili fillimisht do t’i shqyrtonte ankesat e qytetarëve për korrupsionin e mundshëm të prokurorëve të caktuar. Komisioni duhet të prezantohet në mënyrë transparente para publikut;
  • Ekipe të përhershme hetimore të të ashtuquajturës Policia gjyqësore në kuadër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion;
  • Ndërtimi i një sistemi të fuqishëm dhe të qartë për përgjegjësi disiplinore të gjykatësve në kuadër të Këshillit Gjyqësor, i cili do të reagonte në mënyrë të drejtë dhe të shpejtë nëse arrin ndonjë ankesë me dyshim për korrupsion te ndonjë gjykatës i caktuar;
  • Përmirësimi i transparencës së përgjithshme në gjyqësi si një lloj dige kundër keqpërdorimit të procedurave gjyqësore ose sistemit gjyqësor në tërësi nga ana e individëve të korruptuar në gjyqësi;
  • Përforcimi i mekanizmave mbrojtës gjatë zbatimit të Ligjit për furnizime publike.

Ky hulumtim është i treti me radhë nga pesë hulumtimet që janë planifikuar në kuadër të projektit rajonal “Ballkani Perëndimor dhe procesi i anëtarësimit në BE: Zbatimi i kritereve politike”, të cilin e udhëheq Qendra për tranzicion demokratik nga Podgorica, Mali i Zi. Hulumtimet e ardhshme do të jenë në lidhje me reformën në sektorin mediatik dhe reformat në administratën publike.

Projekti është i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd dhe Fondacioni ballkanik për demokraci, projekt i Fondit gjerman të Marshalli, i SHBA-ve.

Analizë e E-shërbimeve në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2023

Digjitalizimi dhe teknologjitë digjitale po e ndryshojnë në mënyrë drastike mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë me botën përreth nesh. Kjo është veçanërisht e vërtetë në fushën e shërbimeve publike, ku shërbimet digjitale të qeverisë (shërbimet e e-Qeverisë) i zëvendësojnë gjithnjë e më shumë shërbimet tradicionale të bazuara në letër. Tranzicioni në shërbimet e […]

Efekti i dezinformatave dhe ndikimeve të huaja në proceset demokratike në Maqedoninë e Veriut në vitin 2023

Në vitin 2023, krijimi dhe përhapja e dezinformatave janë identifikuar jo vetëm si problem mediatik, por edhe si problem sigurie, i cili e prish funksionimin e institucioneve demokratike dhe sferën mediatike, duke shkaktuar rreziqe të mëdha për të gjithë shoqërinë, duke kërcënuar të drejtat themelore të njeriut – nga siguria personale dhe shëndeti deri te […]

Vlerësimi i qeverisjes së mirë së pushtetit ekzekutiv në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të Hapjes

Me mbështetjen e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni dhe Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me partnerët nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Llogaridhënie, Teknologji dhe Rrjet i Institucioneve të Hapura në Evropën Juglindore (ACTION SEE), përgatiti një vlerësim të qeverisjes së mirë të pushtetit ekzekutiv të katër vendeve të Ballkanit Perëndimor […]