Tendencat dhe narrativet e dezinformimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor – Raport periodik mbi monitorimin e mediave Janar – Qershor 2022

Monitorimi dhe hartëzimi i rrjedhës së përmbajtjeve mediatike ndërmjet vendeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor është thelbësor për të kuptuar se si dezinformimi me origjinë nga faktorë të jashtëm përhapet kaq lirshëm përtej kufijve të vendeve.

Për të identifikuar tendencat në raportimin e mediave, si dhe tendencat kryesore të dezinformimit në lidhje me ndikimet malinje në vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të këtij raporti është kryer monitorimi i mediave vendase të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës për periudhën nga janari i vitit 2022 deri në qershor të vitit 2022.
Për të përcaktuar tendencat kryesore të dezinformimit, ne analizuam më shumë se 1.000 artikuj dezinformues, disa prej tyre përmbajnë dezinformata në lidhje me ndikimet e huaja në vendet e përmendura, e disa iu nënshtruan verifikimit të fakteve dhe artikuj analitikë nga shërbimet e verifikimit të fakteve në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Analizë e E-shërbimeve në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2023

Digjitalizimi dhe teknologjitë digjitale po e ndryshojnë në mënyrë drastike mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë me botën përreth nesh. Kjo është veçanërisht e vërtetë në fushën e shërbimeve publike, ku shërbimet digjitale të qeverisë (shërbimet e e-Qeverisë) i zëvendësojnë gjithnjë e më shumë shërbimet tradicionale të bazuara në letër. Tranzicioni në shërbimet e […]

Vëllimi “Manipulimi i diskursit publik: dezinformimi dhe propaganda”

Vëllimi “Manipulimi i diskursit publik: dezinformimi dhe propaganda” është një përmbledhje e rëndësishme për këdo që dëshiron të kuptojë fushën komplekse të dezinformimit, e cila po përhapet me shpejtësi të madhe vitet e fundit. Një sërë tekstesh, artikujsh botohen në një vend, kontrollime faktesh, analiza dhe rishikime, të cilat i referohen vitit 2023. Ky botim […]

Efekti i dezinformatave dhe ndikimeve të huaja në proceset demokratike në Maqedoninë e Veriut në vitin 2023

Në vitin 2023, krijimi dhe përhapja e dezinformatave janë identifikuar jo vetëm si problem mediatik, por edhe si problem sigurie, i cili e prish funksionimin e institucioneve demokratike dhe sferën mediatike, duke shkaktuar rreziqe të mëdha për të gjithë shoqërinë, duke kërcënuar të drejtat themelore të njeriut – nga siguria personale dhe shëndeti deri te […]