Doracak për [[wiki]]

Projekti për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet rajonit të Normandisë së Ulët dhe Maqedonisë ka për qëllim ta plotësojë mungesën e informatave me rëndësi lokale – në shumë komuna në Maqedoni, për shembull, burimi i vetëm i informatave janë ueb-faqet e vetëqeverisjes lokale, të cilat rrallë azhurohen.

Përveç kësaj, mungojnë ueb-hapësira për komunikim të përbashkët. Duke u nisur nga suksesi i enciklopedisë Wikipedia, si dhe i disa ueb-portaleve lokale (p.sh. Wikimanche), Fondacioni Metamorfozis dëshiron ta promovojë wiki-tekonologjinë si zgjidhje e lirë dhe efikase për këto probleme, dhe për këtë arsye e krijoi Wiki.mk, që përfshin vendosje të më shumë ueb-portaleve që janë në dispozicion të drejtpërdrejtë të komuniteteve lokale.

Ky projekt realizohet në bashkëpunim me Wikimedia Maqedoni, e cila e ka marrë për obligim realizimin teknik dhe përgatitjet në terren, si dhe bashkëpunimin me organizata të tjera joqeveritare në nivel lokal.

Raport në hije mbi lirinë e mediave në Maqedoninë e Veriut

Fondacioni Metamorfozis, së bashku me Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa, publikon Raportin në hije për liritë e mediave në Maqedoninë e Veriut. Ky raport ofron një pasqyrë të përditësuar të peizazhit mediatik në Maqedoninë e Veriut. Ai i thekson si zhvillimet pozitive ashtu edhe sfidat e vazhdueshme ose të reja në sektorin e mediave. Raporti përmban […]

Udhërrëfyes për mbrojtjen e demokracisë nga kërcënimet e informacionit

Fondacioni “Metamorfozis” dhe Rrjeti Kundër Dezinformimit i Ballkanit (ADN-Balkans) përmes një procesi interdisiplinar të konsultimeve të gjera përmes bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe rajonalë, në të cilët bën pjesë edhe konferenca “Së bashku për të Vërtetën: “Qasja e Përfshirjes së Gjithë Shoqërisë për të Mbrojtur Demokracinë” që u mbajt në prill të vitit 2025 në […]

Implikimet e Ligjit për Shërbime Digjitale të BE-së mbi organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët hulumtues në Maqedoninë e Veriut

Ky hulumtim i analizon implikimet e Ligjit për Shërbimet Digjitale të Bashkimit Evropian (Digital Services Act – DSA) mbi organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët hulumtues në Maqedoninë e Veriut. Si pjesë e procesit më të gjerë të harmonizimit me standardet evropiane, Ligji për Shërbimet Digjitale i BE-së vendos rregulla të reja mbi moderimin e […]