Implikimet e Ligjit për Shërbime Digjitale të BE-së mbi organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët hulumtues në Maqedoninë e Veriut

Ky hulumtim i analizon implikimet e Ligjit për Shërbimet Digjitale të Bashkimit Evropian (Digital Services Act – DSA) mbi organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët hulumtues në Maqedoninë e Veriut. Si pjesë e procesit më të gjerë të harmonizimit me standardet evropiane, Ligji për Shërbimet Digjitale i BE-së vendos rregulla të reja mbi moderimin e përmbajtjeve transparencën e algoritmeve dhe përgjegjësinë e platformave digjitale. Hulumtimi e shqyrton ndërgjegjësimin, qëndrimet dhe përvojat e organizatave të shoqërisë civile dhe gazetarëve hulumtues në lidhje me platformat digjitale, moderimin e përmbajtjeve dhe rreziqet e mundshme të keqpërdorimit të mekanizmave të rinj siç janë “sinjalizuesit e besueshëm” (Trusted Flaggers) dhe koordinatorët për shërbimet digjitale (Digital Service Coordinators – DSCs).

Hulumtimi bazohet në metodat sasiore dhe cilësore, duke përfshirë një anketë me përfaqësues të mediave dhe sektori i shoqërisë civile, si dhe intervista me institucione dhe ekspertë relevantë. Rezultatet tregojnë se gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile përballen me shtrirje të kufizuar të përmbajtjeve, anshmëri të algoritmave dhe procese të paqarta për ankim, që mund të përkeqësohet nga zbatimi joadekuat i Ligjit për Shërbimet Digjitale të BE-së. Shqetësimet kryesore të të anketuarve janë keqpërdorimi i mundshëm politik i mekanizmave të moderimit, zvogëlim i dukshmërisë së përmbajtjeve kritike dhe zbatim selektiv i rregulloreve.

Përfundimet tregojnë se Ligji për Shërbimet Digjitale i BE-së mund të ketë një ndikim pozitiv në rritjen e transparencës dhe mbrojtjen e të drejtave digjitale, por vetëm nëse zbatohet në mënyrë të drejtë dhe të paanshme. Hulumtimi ofron rekomandime konkrete për zbatim transparent të Ligjit për Shërbimet Digjitale të BE-së në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë forcimin e pavarësisë së organeve rregullatore, mekanizma të qartë për ankesa dhe një rol aktiv të shoqërisë civile në procesin e monitorimit dhe zbatimit.

Hulumtimi është kryer në kuadër të projektit “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Tregun e Vetëm Digjital të BE-së”, financuar nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur – Ballkani Perëndimor, dhe zbatohet nga Partnerët Serbi (Serbi), Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), “Why Not?” (“Pse Jo?”) (Bosnjë dhe Hercegovinë), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi), “Women in Tech Kosovo” (Kosovë) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (Shqipëri).

 

 

 

Raport në hije mbi lirinë e mediave në Maqedoninë e Veriut

Fondacioni Metamorfozis, së bashku me Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa, publikon Raportin në hije për liritë e mediave në Maqedoninë e Veriut. Ky raport ofron një pasqyrë të përditësuar të peizazhit mediatik në Maqedoninë e Veriut. Ai i thekson si zhvillimet pozitive ashtu edhe sfidat e vazhdueshme ose të reja në sektorin e mediave. Raporti përmban […]

Udhërrëfyes për mbrojtjen e demokracisë nga kërcënimet e informacionit

Fondacioni “Metamorfozis” dhe Rrjeti Kundër Dezinformimit i Ballkanit (ADN-Balkans) përmes një procesi interdisiplinar të konsultimeve të gjera përmes bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe rajonalë, në të cilët bën pjesë edhe konferenca “Së bashku për të Vërtetën: “Qasja e Përfshirjes së Gjithë Shoqërisë për të Mbrojtur Demokracinë” që u mbajt në prill të vitit 2025 në […]

Vlerësim i reformave të Ligjit për Media të Maqedonisë së Veriut – Një hap i pjesshëm drejt standardeve evropiane

Maqedonia e Veriut po i nënshtrohet reformave në legjislacionin e saj për mediat, duke synuar përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian (BE). Fondacioni Metamorfozis e mirëpret iniciativën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të harmonizuar legjislacionin kombëtar të mediave me standardet evropiane, veçanërisht në kontekstin e Kapitullit 23 të legjislacionit të BE-së […]