KAPËRCIMI I HENDEKUT GJINOR: PËRFORCIMI I PËRFAQËSIMIT TË GRAVE NË REKLAMIMIN DHE MBULIMIN POLITIK NË PORTALET NË INTERNET NË MAQEDONINË E VERIUT

Ky dokument i politikave bazohet në gjetjet e studimit të thelluar të IFES në Maqedoninë e Veriut mbi reklamimin e paguar politik gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024. Ai synon të identifikojë zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata për të përmirësuar gjithëpërfshirjen dhe përfaqësimin e grave dhe çështjeve gjinore në portalet në internet. Studimi i thelluar vuri në dukje se në afat të shkurtër mund të bëhen disa përmirësime praktike në kuadër të kornizës ligjore ekzistuese – përmes përpjekjeve të koordinuara nga partitë politike, portalet online dhe institucionet shtetërore:

  • Për partitë politike, kjo mund të përfshijë miratimin e një perspektive gjinore në komunikimet me media, sigurimin e përfaqësimit të barabartë gjinor në hartimin e reklamave me pagesë dhe shpërndarjen e një pjese të mjeteve për reklamim posaçërisht për gratë kandidate si pjesë e politikave të brendshme.
  • Portalet në internet inkurajohen t’i përmbahen standardeve dhe udhëzimeve ekzistuese të gazetarisë etike, t’i miratojnë zyrtarisht këto instrumente për të demonstruar angazhim, të caktojnë redaktorë të përgjegjshëm për të siguruar pajtueshmërinë dhe për të rritur portretizimin e grave dhe për të promovuar pronësinë duke kërkuar atribuimin e autorit dhe citimin e qartë të burimit.
  • Institucionet shtetërore mund të marrin parasysh zhvillimin e udhëzimeve që integrojnë konsideratat gjinore në reklamat me pagesë, duke udhëhequr me shembull me materiale të ndjeshme gjinore, duke zgjeruar detyrimet e raportimit për të përfshirë përpjekjet e integrimit gjinor dhe duke eksploruar opsionet institucionale për monitorimin efektiv të përfaqësimit gjinor në mbulimin e fushatës.

Duke pasur parasysh këtë, ky dokument përqendrohet në tre fusha kryesore ku ndryshimet në ligje dhe praktika besohet se kanë potencial të veçantë për ndikim: 1) rregulloret e mediave dhe internet portaleve si dhe vetregullimi, 2) dispozitat e financimit publik për partitë politike dhe, 3) legjislacionin dhe udhëzimet lidhur me gjininë.

 

Ky produkt është përgatitur në kuadër të programit Paratë, mediat dhe zgjedhjet në Maqedoninë e Veriuti financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar me mbështetjen e Ambasadës Britanike Shkup. Përmbajtja e këtij publikimi nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin ose mendimet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar

MburojaKibernetike: Qytetarë të Fuqizuar për Rezistencë Kibernetike

Vlerësimi i nivelit të zbatimit të Planit të Veprimit të Strategjisë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (2023-2026) në periudhën janar 2024 – janar 2025

Në dhjetor të vitit 2023, Qeveria e miratoi Strategjinë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me Plan Veprimi 2023 – 2026, të propozuar nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë. Strategjia u përgatit përmes një procesi të gjerë dhe gjithëpërfshirës, në të cilin u përfshinë përfaqësues nga […]

FINANCIMI SHTETËROR NË MAQEDONINË E VERIUT: SISTEM MË I DREJTË, MË I FORTË DHE MË TRANSPARENT

Kjo përmbledhje e politikave bazohet në gjetjet e një studimi të thelluar mbi reklamat politike të paguara gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024.[1] Dokumenti synon të identifikojë zgjidhje të qëndrueshme dhe realiste, afatgjata për të përmirësuar sistemin e financimit politik në vend. Dhe, ndërsa jemi përqendruar në përdorimin e financimit indirekt të shtetit përmes mediave […]