Lista për vetëvlerësim për hapjen e njësive të vetëqeverisjes lokale

Hapja e njësive të vetëqeverisjes lokale (NJVL) ndaj qytetarëve është çelësi i qeverisjes së mirë në nivel vendor, pasi inkurajon transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen aktive të qytetarëve, gjë që çon në vendimmarrje më efikase dhe të përgjegjshme. Një transparencë e tillë është e një rëndësie të veçantë në luftën kundër korrupsionit, pasi mundëson mbikëqyrjen publike dhe e zvogëlon hapësirën për keqpërdorime dhe aktivitete të paligjshme.

Lista për vetëvlerësim për hapjen e vetëqeverisjes lokale paraqet një instrument nëpërmjet të të cilit NJLV-të do të mund të vetëvlerësojnë hapjen e tyre, gjë që do t’u mundësojë atyre të monitorojnë dhe të zbulojnë më lehtë dhe në mënyrë të vazhdueshme dobësitë dhe mangësitë e tyre, si dhe të fitojnë një pasqyrë më të qartë të transparencës proaktive dhe rolit të saj në qeverisjen e mirë.

Lista është bërë e mundur me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës përmes “Civica Mobilitas” në kuadër të projektit “Transformimi Digjitalnë Nivel Lokal – Komuniteti i Përfshirë për Rezistencë ndaj Korrupsionit(DIGILOK)” i zbatuar nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri”Metamorfozis” në partneritet me Koalicionin Rural dhe Qendrën përInovacione Sociale “Blink 42-21”.

Vlerësim i reformave të Ligjit për Media të Maqedonisë së Veriut – Një hap i pjesshëm drejt standardeve evropiane

Maqedonia e Veriut po i nënshtrohet reformave në legjislacionin e saj për mediat, duke synuar përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian (BE). Fondacioni Metamorfozis e mirëpret iniciativën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të harmonizuar legjislacionin kombëtar të mediave me standardet evropiane, veçanërisht në kontekstin e Kapitullit 23 të legjislacionit të BE-së […]

MburojaKibernetike: Qytetarë të Fuqizuar për Rezistencë Kibernetike

Vlerësimi i nivelit të zbatimit të Planit të Veprimit të Strategjisë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (2023-2026) në periudhën janar 2024 – janar 2025

Në dhjetor të vitit 2023, Qeveria e miratoi Strategjinë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me Plan Veprimi 2023 – 2026, të propozuar nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë. Strategjia u përgatit përmes një procesi të gjerë dhe gjithëpërfshirës, në të cilin u përfshinë përfaqësues nga […]