MONITORIMI I MBULIMIT TË ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE NË VITIN 2024 TË PORTALEVE INFORMATIVE TË INTERNETIT NË MAQEDONINË E VERIUT

Në këtë raport do të analizohen artikujt mbi zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut të publikuar nga 30 (tridhjetë) portale të përzgjedhura informative të internetit (në tekstin e mëtejmë, PII) në periudhën prej 15 prill deri më 10 maj të vitit 2024. Në këtë grup portalesh, njëzet e dy PII publikojnë lajme në gjuhën maqedonase, ndërsa tetë publikojnë përmbajtje në gjuhën shqipe. Në monitorim u përfshinë PII-të të cilat janë vënë në listën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) si faqe interneti të cilat sigurojnë reklamim të paguar politik për fushatën zgjedhore për deputetë[1]. Përveç kësaj, në periudhën e njëjtë ishte bërë edhe analiza e banerëve reklamues të PII-ve të përzgjedhura, ndërsa në monitorim u përfshinë edhe dy grumbullues lajmesh [2].

Rezultatet e hulumtimit vërtetuan se PII-të vendore e rritën ndejshëm numrin e informimeve për aktivitetet partiake gjatë fushatës zgjedhore krahasuar me informimin e tyre të rregullt për temat politike. Te PII-të të cilat informuan në vëllim më të madh për zgjedhjet në përgjithësi u tregua se ka njëanshmëri dhe mbështetje për pjesëmarrësit e caktuar në zgjedhje, gjegjësisht se se mbulimi i tillë dhe numri i madh i artikujve për zgjedhjet ishin në drejtim të mbështetjes së fushatave të pjesëmarrësve në zgjedhje.

MburojaKibernetike: Qytetarë të Fuqizuar për Rezistencë Kibernetike

Vlerësimi i nivelit të zbatimit të Planit të Veprimit të Strategjisë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (2023-2026) në periudhën janar 2024 – janar 2025

Në dhjetor të vitit 2023, Qeveria e miratoi Strategjinë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me Plan Veprimi 2023 – 2026, të propozuar nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë. Strategjia u përgatit përmes një procesi të gjerë dhe gjithëpërfshirës, në të cilin u përfshinë përfaqësues nga […]

FINANCIMI SHTETËROR NË MAQEDONINË E VERIUT: SISTEM MË I DREJTË, MË I FORTË DHE MË TRANSPARENT

Kjo përmbledhje e politikave bazohet në gjetjet e një studimi të thelluar mbi reklamat politike të paguara gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024.[1] Dokumenti synon të identifikojë zgjidhje të qëndrueshme dhe realiste, afatgjata për të përmirësuar sistemin e financimit politik në vend. Dhe, ndërsa jemi përqendruar në përdorimin e financimit indirekt të shtetit përmes mediave […]