OBSERVATORI I AGJENDËS DIGJITALE – Raport mbi situatën aktuale dhe udhërrëfyes për avancimin e Agjendës Digjitale në Maqedoninë e Veriut (2022)

Digjitalizimi, gjegjësisht mbledhja dhe përdorimi i mjeteve online për analizën dhe marrjen e vendimeve, është një proces i rëndësishëm që pritet të çojë në përparimin e shoqërisë. Në të gjitha sferat dhe për të gjitha grupet shoqërore (pa përjashtim), digjitalizimi është një mekanizëm efektiv për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Teknologjia duhet pranuar si pjesë e jetës së përditshme, gjegjësisht të çojë në të ashtuquajturën “transformim digjital”,1 i cili nënkupton përmirësimin e punës elektronike dhe efikasitet më të madh të institucioneve, organizatave dhe subjekteve të tjera shoqërore.

Në mungesë të përfshirjes së shumicës së vendeve të Ballkanit Perëndimor në hulumtimet e Komisionit Evropian, ky hulumtim është padiskutim me vlerë të shtuar sepse mundëson krahasim rajonal që do të kontribuojë në konkurrencë pozitive dhe do të jetë motiv për zbatimin e mëtejshëm të Agjendës Digjitale (AD).

Qëllimi i hulumtimit është të matë progresin në lidhje me gjendjen fillestare të fushave të ndërlidhura me AD-në. Analiza rezultoi me një raport që adresonte tema në lidhje me kapitujt e legjislacionit të BE-së që kanë të bëjnë me AD-në, gjegjësisht me Kapitullin 10, me titull – ”Shoqëria e Informacionit dhe Mediat”.

_____________________________________________________________________________________

Ky publikim është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Fondacionit Metamorfozis dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Komunikimi i Institucioneve dhe Komunave në Facebook dhe në Faqet e tyre Zyrtare të Internetit gjatë Fushatës Zgjedhore të Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut

Ky raport i paraqet rezultatet e monitorimit të komunikimit të institucioneve dhe komunave në rrjetet sociale dhe në faqet zyrtare të internetit gjatë periudhës së fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale të vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut. Monitorimi kishte për qëllim të vlerësonte se si institucionet publike komunikuan me qytetarët në njëzet ditët para rrethit […]

Vlerësimi i qeverisjes së mirë së pushtetit legjislativ në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të hapjes

Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerë nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore (ACTION SEE), ka përgatitur një vlerësim të qeverisjes së mirë të pushtetit legjislativ të katër shteteve të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, Serbia, […]

VLERËSIMI I QEVERISJES SË MIRË SË PUSHTETIT EKZEKUTIV NË MAQEDONINË E VERIUT DHE RAJON PËRMES INDEKSIT TË HAPJES

Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerë nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore (ACTION SEE), përgatiti një vlerësim mbi gjendjen e qeverisjes së mirë të pushteteve ekzekutive në katër vende të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, […]