Për portale inkluzive interneti dhe reklamim zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Ky dokument i politikave publike bazohet në gjetjet e hulumtimit që hulumtoi Zgjedhjet parlamentare të vitit 2024 në Maqedoninë e Veriut nga perspektiva e përfshirjes sociale, me fokus të veçantë te personat me aftësi të kufizuara dhe bashkësitë etnike. Personat me aftësi të kufizuara konsideroheshin në suaza të rrymës konceptuale socio-ekonomike, si një grup tejet i rrezikuar, i privuar nga ana sociale dhe politike për shkak të aftësive të tyre të kufizuara. Bashkësitë etnike u analizuan brenda rrymës së identitetit etnik, bazuar në supozimin se identitetet etnike ofrojnë bazë për distancë sociale.

Përfshirja sociale në procesin zgjedhor është vëzhguar në portalet informative të internetit si një nga platformat kryesore për shpërndarjen e informacionit, si një hapësirë për debat politik, si dhe një sferë ku ngrihen çështjet me rëndësi politike dhe sociale. Mediat onllajn në formësimin e opinionit publik, shërbejnë si kanale të rëndësishme për komunikim politik dhe platforma për reklamim politik. Gjatë zgjedhjeve, kjo hapësirë duhet të mundësoje pjesëmarrje të barabartë, të hapur dhe gjithëpërfshirëse, për aktorë të ndryshëm, në të cilën do të prezantohen opinionet e tyre dhe do të sigurohet një forum diskurziv për të gjithë, ku pjesëmarrja publike dhe politike e tyre ka hasur në vështirësi për çfarëdo arsye.

Qasja e metodës së përzier kombinonte analizën cilësore të thelluar të përmbajtjes me intervistat gjysmë të strukturuara të ekspertëve. Ka siguruar një vështrim gjithëpërfshirës dhe të thelluar në ndërthurjen e përfshirjes sociale, punës së mediave onllajn dhe strukturave politike, që reflektohet në komunikimin politik, nxitjen dhe informimin e gazetarëve lidhur me gjithëpërfshirjen/margjinalizimin social dhe kohezionin/distancimin etnik gjatë fushatës. Analiza e thelluar e përmbajtjes shqyrtoi në mënyrë cilësore artikujt e lajmeve, që u publikuan në 21 portale. Mostra ishte përzgjedhur paraprakisht lidhur me grupet e rrezikuara në analizën mediatike të kryer nga Fondacioni Metamorfozis, që monitoroi 30 portale interneti dhe 2 grumbullues lajmesh. Si plotësim, 15 intervista gjysmë të strukturuara u zbatuan me ekspertë të shquar në fushën e përfshirjes sociale, reklamimit politik, mediave dhe komunikimeve publike. Intervistat hulumtuan përfaqësimin e grupeve të margjinalizuara, narrativin e ndërtuar rreth tyre dhe ndërthurjen e përfshirjes sociale dhe reklamimin e paguar politik gjatë zgjedhjeve.

Ky produkt është përgatitur në kuadër të programit Paratë, mediat dhe zgjedhjet në Maqedoninë e Veriuti financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar me mbështetjen e Ambasadës Britanike Shkup. Përmbajtja e këtij publikimi nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin ose mendimet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar

Vlerësimi i qeverisjes së mirë së pushtetit legjislativ në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të hapjes

Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerë nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore (ACTION SEE), ka përgatitur një vlerësim të qeverisjes së mirë të pushtetit legjislativ të katër shteteve të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, Serbia, […]

VLERËSIMI I QEVERISJES SË MIRË SË PUSHTETIT EKZEKUTIV NË MAQEDONINË E VERIUT DHE RAJON PËRMES INDEKSIT TË HAPJES

Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerë nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore (ACTION SEE), përgatiti një vlerësim mbi gjendjen e qeverisjes së mirë të pushteteve ekzekutive në katër vende të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, […]

Vlerësimi i qeverisjes së mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes indesksit të hapjes, matja për vitin 2025

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” në partneritet me Koalicionin Rural, e me mbështetjen e qeverisë zvicerane përmes programit “Civica Mobilitas”, përgatiti vlerësim të gjendjes së qeverisjes së mirë të njësive të vetëqeverisjes lokale (NJVL) në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2025. Vlerësimi është rezultat i hulumtimit të realizuar bazuar në Indeksin e […]