Raport në hije mbi lirinë e mediave në Maqedoninë e Veriut

Fondacioni Metamorfozis, së bashku me Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa, publikon Raportin në hije për liritë e mediave në Maqedoninë e Veriut.

Ky raport ofron një pasqyrë të përditësuar të peizazhit mediatik në Maqedoninë e Veriut. Ai i thekson si zhvillimet pozitive ashtu edhe sfidat e vazhdueshme ose të reja në sektorin e mediave. Raporti përmban gjithashtu një sërë rekomandimesh drejtuar institucioneve shtetërore dhe palëve të interesuara në Bashkimin Evropian, duke u bërë thirrje për të ndërmarrë hapa vendimtarë për të mbrojtur lirinë e mediave në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

Raporti dhe rekomandimet e tij u hartuan si pjesë e iniciativës së Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias (Media Freedom Rapid Response), një mekanizëm evropian që i monitoron, dokumenton dhe reagon ndaj shkeljeve të lirisë së shtypit dhe të mediave në shtetet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate. Ai mbështetet edhe në aktivitetet hulumtuese dhe avokuese të mbështetura nga projekti “Avokimi Transnacional për Lirinë e Informimit në Ballkanin Perëndimor – ATLIB 2”, i bashkëfinancuar nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Autorë të raportit janë Serena Epis nga OBCT, si dhe Zoran Riçliev dhe Goran Rizaov nga Fondacioni Metamorfozis.

Vlerësimi i qeverisjes së mirë së pushtetit legjislativ në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të hapjes

Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerë nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore (ACTION SEE), ka përgatitur një vlerësim të qeverisjes së mirë të pushtetit legjislativ të katër shteteve të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, Serbia, […]

VLERËSIMI I QEVERISJES SË MIRË SË PUSHTETIT EKZEKUTIV NË MAQEDONINË E VERIUT DHE RAJON PËRMES INDEKSIT TË HAPJES

Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerë nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore (ACTION SEE), përgatiti një vlerësim mbi gjendjen e qeverisjes së mirë të pushteteve ekzekutive në katër vende të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, […]

Vlerësimi i qeverisjes së mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes indesksit të hapjes, matja për vitin 2025

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” në partneritet me Koalicionin Rural, e me mbështetjen e qeverisë zvicerane përmes programit “Civica Mobilitas”, përgatiti vlerësim të gjendjes së qeverisjes së mirë të njësive të vetëqeverisjes lokale (NJVL) në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2025. Vlerësimi është rezultat i hulumtimit të realizuar bazuar në Indeksin e […]