MONITORIMI I PROCESIT TË EUROINTEGRIMEVE TË DREJTAT THEMELORE KORNIZA EKZISTON, ZBATIMI NDRYSHON, GJITHKUND NEVOJITEN MË SHUMË PARA

Megjithëse të drejtat dhe liritë themelore të njeriut respektohen përgjithësisht në RMV, diskriminimi strukturor ende ekziston. Madje edhe aty ku ka strategji dhe ligje, zbatimi varet nga aftësitë menaxhuese për fushat specifike sektoriale të mbuluara (fëmijët, romët, antidiskriminimi), por edhe nga financimi i gjithë kësaj. Zhvillimi i shkallës së përmbushjes së të drejtave themelore ka edhe një çmim – sipas të gjithë ekspertëve me të cilët biseduam, e kjo duhet ta kalkulohet nga pushtet ekzekutiv në buxhetet e shtetit.

Në raportin që është i fundit në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies dhe transparencës së reformave publike”, të cilin e zbaton Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis nga Shkupi, me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci nga SHBA-të, në Përmbledhjen theksohen një pjesë e përfundimeve të mëposhtme:

– Të drejtat e njeriut në RMV përgjithësisht respektohen, megjithëse në disa fusha ende vërehen raste të diskriminimit strukturor. Raste të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të diskriminimit ndonjëherë institucionet kompetente regjistrohen edhe në institucionet e pushtetit ekzekutiv.

– Korniza strategjike dhe ligjore për respektimin e të drejtave themelore në RMV është e mbuluar mirë, përgjithësisht e harmonizuar me të gjitha dispozitat kryesore ndërkombëtare, me përjashtim të segmenteve të caktuara që kanë të bëjnë me komunitetin LGBT. Megjithatë, vazhdimisht vihet në dukje nevoja për të sjellë ndryshime ligjore në disa ligje për të cilat praktika ka treguar se kanë dobësi, dhe shpeshherë ky ndryshim vonohet për arsye të ndryshme – herë nga ekzekutivi, e herë nga pushteti legjislativ.

– Zbatimi vuan, në përgjithësi, nga dy probleme – mungesa e kapaciteteve njerëzore apo infrastrukturore dhe mungesa e parave, gjegjësisht financimi i nënvlerësuar nga buxheti.

– Problemi me kushtet e këqija në institucionet e mbyllura, mbi të gjitha, në institucionet e paraburgimit dhe burgjet, si dhe në institucionet edukative-përmirësuese për të miturit, është ende i theksuar dhe me ritme shumë të ngadalta të përmirësimit.

– Diskriminimi dhe dhuna ndaj komunitetit LGBT janë ende të pranishme në një masë të madhe. Transfobia shprehet fuqishëm si nga përfaqësuesit e qeverisë ashtu edhe të opozitës.

– Përfshirja e romëve, megjithëse e mbuluar në mënyrë normative, vuan nga mbështetja e pamjaftueshme buxhetore dhe romët ende përballen me shembuj të diskriminimit dhe segregimit.

– Gjuha e urrejtjes (dhe krimi i urrejtjes) është një fenomen që ka një tendencë përkeqësimi dhe rritjeje në dy-tre vitet e fundit, duke përfshirë edhe vitin 2022, ndërsa arsyeja kryesore është mosndëshkimi, e jo mosnjohja dhe raportimi në institucionet kompetente.

 

 

Analizë e E-shërbimeve në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2023

Digjitalizimi dhe teknologjitë digjitale po e ndryshojnë në mënyrë drastike mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë me botën përreth nesh. Kjo është veçanërisht e vërtetë në fushën e shërbimeve publike, ku shërbimet digjitale të qeverisë (shërbimet e e-Qeverisë) i zëvendësojnë gjithnjë e më shumë shërbimet tradicionale të bazuara në letër. Tranzicioni në shërbimet e […]

Vëllimi “Manipulimi i diskursit publik: dezinformimi dhe propaganda”

Vëllimi “Manipulimi i diskursit publik: dezinformimi dhe propaganda” është një përmbledhje e rëndësishme për këdo që dëshiron të kuptojë fushën komplekse të dezinformimit, e cila po përhapet me shpejtësi të madhe vitet e fundit. Një sërë tekstesh, artikujsh botohen në një vend, kontrollime faktesh, analiza dhe rishikime, të cilat i referohen vitit 2023. Ky botim […]

Efekti i dezinformatave dhe ndikimeve të huaja në proceset demokratike në Maqedoninë e Veriut në vitin 2023

Në vitin 2023, krijimi dhe përhapja e dezinformatave janë identifikuar jo vetëm si problem mediatik, por edhe si problem sigurie, i cili e prish funksionimin e institucioneve demokratike dhe sferën mediatike, duke shkaktuar rreziqe të mëdha për të gjithë shoqërinë, duke kërcënuar të drejtat themelore të njeriut – nga siguria personale dhe shëndeti deri te […]