Monitorimi i procesit të eurointegrimeve: Reformat gjyqësore

Gjyqësorit i duhet dozë “përforcuese” financiare

Dokumenti është rezultat i një hulumtimi të kryer në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies dhe transparencës së reformave publike”, të cilin e zbaton Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis nga Shkupi, me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci nga SHBA-të. Projekti zbatohet gjatë viteve 2021 dhe 2022.

Raporti është një përmbledhje faktesh dhe analizash për reformat në sektorin e drejtësisë gjatë vitit 2021 me theks në periudhën nga fundi i korrikut deri në fund të dhjetorit. Ai bazohet në biseda me ekspertë, hulumtime në zyrë, hulummtime përmes verifikimit të fakteve dhe analiza të projekteve mediatike të Metamorfozis, kryesisht Vërtetmatësit, si dhe të dhëna të marra përmes hulumtimeve edhe nga institucione të tjera ose organizata të shoqërisë civile.

Përmbledhja e monitorimit për reformat në sektorin e mediave është si më poshtë:

Korniza strategjike, ligjet dhe zbatimi janë tre shtyllat kyçe për reformat në drejtësi, mbi të gjitha të gjyqësorit dhe prokurorisë nga aspekti i ndryshimeve të integrimeve evropiane. Ndërkohë që në dy shtyllat e para kanë një vlerësim relativisht të kënaqshëm, zbatimi i reformës në drejtësi është një element që kërkon një dozë “përforcuese” të reformës, në të gjitha fushat.

Të gjithë treguesit tregojnë se kjo dozë “përforcuese” duhet të jetë mbi të gjitha financiare, gjegjësisht më shumë para nga buxheti për zbatimin e reformave. Vihet re se pushteti ekzekutiv ka mirëkuptim dhe e kupton këtë nevojë, andaj në vitin 2022 janë paraparë më shumë para në buxhet për sistemin e prokurorisë publike dhe për gjyqësorin, por ato zhvillime pozitive janë ende larg financimit të përcaktuar ligjor prej 0,4 për qind të buxhetit të RMV-së për vitin aktual për prokurorinë dhe 0,8 për qind e PBB-së së shtetit në vitin paraprak për gjyqësorin.

Probleme ende mund të vërehen në kategorinë e pavarësisë në të dyja fushat – në gjyqësor dhe prokurori, si dhe në punën e dy organeve supreme, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Një hap i caktuar në aspektin pozitiv është bërë në digjitalizimin, në kuptimin që procesi tashmë ka nisur dhe në pjesën e disa shërbimeve të ofruara nga gjyqësori, ato tashmë janë zbatuar në pjesën e dytë të vitit. Në rastin e digjitalizimit, pushteti ekzekutiv ka ndarë për vitin 2022 një shumë të caktuar (1.5 milionë euro), por procesi është i gjerë, kërkon shumë më tepër fonde që tani po plotësohen nga burime të jashtme dhe rëndohet me plotësimin e stafit të TI-së edhe në gjyqësor, e veçanërisht në prokurori.

Dokumenti kryesor, raporti për situatën në gjyqësor, shoqërohet edhe me informacione për situatën dhe aktivitetet e rëndësishme në tre fushat e tjera, reformat e administratës publike, reformat në sektorin e mediave dhe reformat në fushën e të drejtave themelore në RMV, të cilat kanë ndodhur në çdo tremujor, nga fundi i shtatorit deri në fund të vitit dhjetor të vitit 2021.

Raportin e plotë mund ta shkarkoni në këtë link: Monitorimi i procesit të eurointegrimeve Reformat gjyqësore

Analizë e E-shërbimeve në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2023

Digjitalizimi dhe teknologjitë digjitale po e ndryshojnë në mënyrë drastike mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë me botën përreth nesh. Kjo është veçanërisht e vërtetë në fushën e shërbimeve publike, ku shërbimet digjitale të qeverisë (shërbimet e e-Qeverisë) i zëvendësojnë gjithnjë e më shumë shërbimet tradicionale të bazuara në letër. Tranzicioni në shërbimet e […]

Efekti i dezinformatave dhe ndikimeve të huaja në proceset demokratike në Maqedoninë e Veriut në vitin 2023

Në vitin 2023, krijimi dhe përhapja e dezinformatave janë identifikuar jo vetëm si problem mediatik, por edhe si problem sigurie, i cili e prish funksionimin e institucioneve demokratike dhe sferën mediatike, duke shkaktuar rreziqe të mëdha për të gjithë shoqërinë, duke kërcënuar të drejtat themelore të njeriut – nga siguria personale dhe shëndeti deri te […]

Vlerësimi i qeverisjes së mirë së pushtetit ekzekutiv në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të Hapjes

Me mbështetjen e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni dhe Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me partnerët nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Llogaridhënie, Teknologji dhe Rrjet i Institucioneve të Hapura në Evropën Juglindore (ACTION SEE), përgatiti një vlerësim të qeverisjes së mirë të pushtetit ekzekutiv të katër vendeve të Ballkanit Perëndimor […]