Digjitalizimi, gjegjësisht mbledhja dhe përdorimi i mjeteve online për analizën dhe marrjen e vendimeve, është një proces i rëndësishëm që pritet të çojë në përparimin e shoqërisë. Në të gjitha sferat dhe për të gjitha grupet shoqërore (pa përjashtim), digjitalizimi është një mekanizëm efektiv për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Teknologjia duhet pranuar si pjesë e jetës së përditshme, gjegjësisht të çojë në të ashtuquajturën “transformim digjital”,1 i cili nënkupton përmirësimin e punës elektronike dhe efikasitet më të madh të institucioneve, organizatave dhe subjekteve të tjera shoqërore.
Ky vizualizim është pjesë e Raportit të Vendit dhe Udhërrëfyesit për Avancimin e Agjendës Digjitale në Maqedoninë e Veriut, të cilën mund ta gjeni këtu.
_____________________________________________________________________________________
Ky vizualizim është përgatitur me ndihmën e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij vizualizimi është përgjegjësi e vetme e Fondacionit Metamorfozis dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyrojnë qëndrimet e Bashkimit Evropian.