Vizualizim – Qasshmëria në internet – pse ka rëndësi?

Direktiva e BE për qasshmëri në internet: faqet e internetit dhe aplikacionet e sektorit publik duhet të plotësojnë kritere specifike teknike për qasje.

“Qasja në ueb nuk ka të bëjë vetëm me standardet teknike, arkitekturën e uebit dhe dizajnin. Është çështje e vullnetit politik dhe detyrimit moral.” (UNCRPD, Neni 9 i Konventës)

Qasshmëria digjitale: përqendrohet në qasjen në burime, shërbime dhe produkte digjitale teknologjike.

Qasshmëria në internet: lejon të gjithë (përfshirë personat me aftësi të kufizuara) të perceptojnë, kuptojnë, lundrojnë dhe bashkëveprojnë me internetin

Ky vizualizim është në dispozicion në anglisht, maqedonisht, shqip, serbisht dhe në gjuhën malazeze.

Ky vizualizim është pjesë e projektit Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën digjitale – ICEDA, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian.

_____________________________________________________________________________________

Ky vizualizim është përgatitur me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij vizualizimi është përgjegjësi e vetme e partnerëve të projektit ICEDA dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian.

MONITORIMI I MBULIMIT TË ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE NË VITIN 2024 TË PORTALEVE INFORMATIVE TË INTERNETIT NË MAQEDONINË E VERIUT

Në këtë raport do të analizohen artikujt mbi zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut të publikuar nga 30 (tridhjetë) portale të përzgjedhura informative të internetit (në tekstin e mëtejmë, PII) në periudhën prej 15 prill deri më 10 maj të vitit 2024. Në këtë grup portalesh, njëzet e dy PII publikojnë lajme në gjuhën maqedonase, […]

Vlerësimi i qeverisjes së mirë në në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes Indeksit të Hapjes

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” në partneritet me Koalicionin Rural, e me mbështetjen e qeverisë zvicerane përmes programit “Civica Mobilitas”, përgatiti vlerësim të gjendjes së qeverisjes së mirë të njësive të vetëqeverisjes lokale (NJVL) në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024. Vlerësimi është rezultat i hulumtimit të realizuar bazuar në Indeksin e […]

Vlerësimi i qeverisjes së mirë së pushtetit legjislativ në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të hapjes sipas matjes së vitit 2023

Me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur – Maqedoni dhe Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me partnerët nga rrjeti rajonal i OJQ-ve – Llogaridhënie, teknologji dhe rrjeti i hapjes institucionale në Evropën Juglindore (ACTION SEE), ka përgatitur një vlerësim të qeverisjes së mirë të pushtetit legjislativ të katër shteteve të Ballkanit Perëndimor […]