Vlerësimi i nivelit të zbatimit të Planit të Veprimit të Strategjisë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (2023-2026) në periudhën janar 2024 – janar 2025

Në dhjetor të vitit 2023, Qeveria e miratoi Strategjinë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me Plan Veprimi 2023 – 2026, të propozuar nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë. Strategjia u përgatit përmes një procesi të gjerë dhe gjithëpërfshirës, në të cilin u përfshinë përfaqësues nga institucionet shtetërore, komuniteti akademik, shoqëria civile, duke përfshirë edhe Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, si dhe ekspertë të fushës, me mbështetjen dhe në bashkëpunim me Fondacionin Metamorfozis.

Duke qenë se Fondacioni Metamorfozis vazhdon të vlerësojë hapjen e institucioneve përmes Indeksit të Hapjes dhe të japë rekomandime se si të përmirësohet qeverisja e mirë, është zotuar të monitorojë edhe zbatimin e Strategjisë me planin adekuat të veprimit për të matur shkallën e përmbushjes së aktiviteteve të parashikuara, gjegjësisht punën e institucioneve me qëllim të ndërtimit të vetëdijes së lartë, praktikës dhe kulturës së transparencës në institucione.

Plani i Veprimit për zbatimin e Strategjisë për Transparencë përfshin një periudhë dyvjeçare (dhjetor 2023 – dhjetor 2026), dhe përbëhet nga gjashtë kapituj që përmbajnë nga disa përcaktime strategjike, të ndara më tej në masa dhe aktivitete. Për çdo aktivitet ka një kornizë të caktuar kohore dhe organ përgjegjës për zbatim, si dhe tregues të suksesit. Metamorfozis e monitoron zbatimin e aktiviteteve sipas treguesve të suksesit të dhëna në vetë planin e veprimit, kështu që kjo mund të shërbejë si një raport hije për zbatimin e tij.

Ky monitorim e vlerëson zbatimin e planit të veprimit në dy dimensione: (1) nëse është zbatuar në kohën e duhur dhe (2) nëse është zbatuar plotësisht, në një mostër të rastësishme prej 40 institucioneve: 20 ministri dhe 20 organe dhe trupa të pushtetit ekzekutiv. Janë përgatitur katër pyetësorë të ndryshëm sipas llojit të institucionit dhe aktiviteteve që ato institucione duhej t’i zbatonin në vitin e parë (janar 2024 – janar 2025): (1) Sekretariati i Përgjithshëm si institucion qendror monitorues dhe organ zbatues, (2) Ministritë dhe organet e pushtetit ekzekutiv, (3) Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Digjitalizimit, të cilat përveç detyrimeve të përgjithshme që vlejnë për të gjitha institucionet, janë përgjegjëse edhe për zbatimin e aktiviteteve të specializuara, dhe (4) Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informatat me Karakter Publik për shkak të përgjegjësisë për zbatimin e aktiviteteve të specializuara.

Vlerësimi i qeverisjes së mirë së pushtetit legjislativ në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të hapjes

Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerë nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore (ACTION SEE), ka përgatitur një vlerësim të qeverisjes së mirë të pushtetit legjislativ të katër shteteve të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, Serbia, […]

VLERËSIMI I QEVERISJES SË MIRË SË PUSHTETIT EKZEKUTIV NË MAQEDONINË E VERIUT DHE RAJON PËRMES INDEKSIT TË HAPJES

Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerë nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore (ACTION SEE), përgatiti një vlerësim mbi gjendjen e qeverisjes së mirë të pushteteve ekzekutive në katër vende të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, […]

Vlerësimi i qeverisjes së mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes indesksit të hapjes, matja për vitin 2025

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” në partneritet me Koalicionin Rural, e me mbështetjen e qeverisë zvicerane përmes programit “Civica Mobilitas”, përgatiti vlerësim të gjendjes së qeverisjes së mirë të njësive të vetëqeverisjes lokale (NJVL) në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2025. Vlerësimi është rezultat i hulumtimit të realizuar bazuar në Indeksin e […]