Vlerësimi i qeverisjes së mirë në në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes Indeksit të Hapjes

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” në partneritet me Koalicionin Rural, e me mbështetjen e qeverisë zvicerane përmes programit “Civica Mobilitas”, përgatiti vlerësim të gjendjes së qeverisjes së mirë të njësive të vetëqeverisjes lokale (NJVL) në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.

Vlerësimi është rezultat i hulumtimit të realizuar bazuar në Indeksin e hapjes, i cili ka për qëllim të përcaktojë shkallën në të cilën respektohen parimet e qeverisjes së mirë, në këtë rast nga pushteti lokal në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Indeksi i Hapjes bazohet në metodologjinë e Indeksit të Hapjes së NJVL-ve në rajonin e Ballkanit Perëndimor të cilin e zbaton ACTION SEE – rrjeti për përgjegjësi, teknologji dhe Hapje të institucioneve në Evropën Juglindore. Indeksi i merr parasysh dallimet dhe specifikat e secilit prej vendeve, si për sa u përket detyrimeve ligjore për NJVL-të, ashtu edhe për sa u përket praktikave.

Metodologjia u rishikua në fillim të vitit 2021 dhe në fillim të vitit 2024 për t’i përshtatur komponentët e Indeksit (fushat, nënfushat, treguesit, mjetet) për të mundësuar zbatueshmërinë e tij të plotë dhe rëndësinë për vlerësimin e hapjes së NJVL-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ky raport ofron një analizë të punës së NJVL-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për sa u përket parimeve të transparencës, vetëdijësimit, qasshmërisë dhe integritetit, me një domen të përbashkët të pranishëm në të katër parimet – të dhënat e hapura. Në bazë të vlerësimit të realizuar, janë dhënë rekomandime për përmirësimin e funksionimit të NJVL-ve në fushat që janë të përfshira në hulumtim.

Udhërrëfyes për mbrojtjen e demokracisë nga kërcënimet e informacionit

Fondacioni “Metamorfozis” dhe Rrjeti Kundër Dezinformimit i Ballkanit (ADN-Balkans) përmes një procesi interdisiplinar të konsultimeve të gjera përmes bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe rajonalë, në të cilët bën pjesë edhe konferenca “Së bashku për të Vërtetën: “Qasja e Përfshirjes së Gjithë Shoqërisë për të Mbrojtur Demokracinë” që u mbajt në prill të vitit 2025 në […]

Implikimet e Ligjit për Shërbime Digjitale të BE-së mbi organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët hulumtues në Maqedoninë e Veriut

Ky hulumtim i analizon implikimet e Ligjit për Shërbimet Digjitale të Bashkimit Evropian (Digital Services Act – DSA) mbi organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët hulumtues në Maqedoninë e Veriut. Si pjesë e procesit më të gjerë të harmonizimit me standardet evropiane, Ligji për Shërbimet Digjitale i BE-së vendos rregulla të reja mbi moderimin e […]

Vlerësim i reformave të Ligjit për Media të Maqedonisë së Veriut – Një hap i pjesshëm drejt standardeve evropiane

Maqedonia e Veriut po i nënshtrohet reformave në legjislacionin e saj për mediat, duke synuar përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian (BE). Fondacioni Metamorfozis e mirëpret iniciativën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të harmonizuar legjislacionin kombëtar të mediave me standardet evropiane, veçanërisht në kontekstin e Kapitullit 23 të legjislacionit të BE-së […]