Vlerësimi i qeverisjes së mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes indesksit të hapjes, matja për vitin 2025

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” në partneritet me Koalicionin Rural, e me mbështetjen e qeverisë zvicerane përmes programit “Civica Mobilitas”, përgatiti vlerësim të gjendjes së qeverisjes së mirë të njësive të vetëqeverisjes lokale (NJVL) në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2025.

Vlerësimi është rezultat i hulumtimit të realizuar bazuar në Indeksin e hapjes, i cili ka për qëllim të përcaktojë shkallën në të cilën respektohen parimet e qeverisjes së mirë, në këtë rast nga pushteti lokal në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Indeksi i Hapjes bazohet në metodologjinë e Indeksit të Hapjes së NJVL-ve në rajonin e Ballkanit Perëndimor të cilin e zbaton ACTION SEE – rrjeti për përgjegjësi, teknologji dhe Hapje të institucioneve në Evropën Juglindore. Indeksi i merr parasysh dallimet dhe specifikat e secilit prej vendeve, si për sa u përket detyrimeve ligjore për NJVL-të, ashtu edhe për sa u përket praktikave.

Ky raport ofron një analizë të punës së NJVL-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për sa u përket parimeve të transparencës, vetëdijësimit, qasshmërisë dhe integritetit, me një domen të përbashkët të pranishëm në të katër parimet – të dhënat e hapura. Në bazë të vlerësimit të realizuar, janë dhënë rekomandime për përmirësimin e funksionimit të NJVL-ve në fushat që janë të përfshira në hulumtim.

 

 

 

Vlerësimi i qeverisjes së mirë së pushtetit legjislativ në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të hapjes

Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerë nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore (ACTION SEE), ka përgatitur një vlerësim të qeverisjes së mirë të pushtetit legjislativ të katër shteteve të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, Serbia, […]

VLERËSIMI I QEVERISJES SË MIRË SË PUSHTETIT EKZEKUTIV NË MAQEDONINË E VERIUT DHE RAJON PËRMES INDEKSIT TË HAPJES

Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerë nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore (ACTION SEE), përgatiti një vlerësim mbi gjendjen e qeverisjes së mirë të pushteteve ekzekutive në katër vende të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, […]

Raport në hije mbi lirinë e mediave në Maqedoninë e Veriut

Fondacioni Metamorfozis, së bashku me Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa, publikon Raportin në hije për liritë e mediave në Maqedoninë e Veriut. Ky raport ofron një pasqyrë të përditësuar të peizazhit mediatik në Maqedoninë e Veriut. Ai i thekson si zhvillimet pozitive ashtu edhe sfidat e vazhdueshme ose të reja në sektorin e mediave. Raporti përmban […]