VLERËSIMI I QEVERISJES SË MIRË SË PUSHTETIT EKZEKUTIV NË MAQEDONINË E VERIUT DHE RAJON PËRMES INDEKSIT TË HAPJES

Me mbështetje nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni dhe National Endowment for Democracy, Fondacioni Metamorphosis, në bashkëpunim me partnerë nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore (ACTION SEE), përgatiti një vlerësim mbi gjendjen e qeverisjes së mirë të pushteteve ekzekutive në katër vende të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.
Vlerësimi bazohet në një hulumtim empirik gjithëpërfshirës, bazuar në Indeksin e Hapjes dhe synon të përcaktojë në çfarë mase respektohen parimet e qeverisjes së mirë në rajon. Ky dokument gjithashtu ofron një analizë të detajuar të punës së pushtetit ekzekutiv në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe një përmbledhje të performancës së përgjithshme të institucioneve përkatëse në rajonin tonë. Perspektiva rajonale shërben si referencë për mënyrën se si shtetet në rajon po përparojnë drejt përmirësimit të qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, që i çon ato drejt objektivit strategjik – anëtarësimit në BE.
Dokumenti pasurohet me rekomandime praktike për mënyrën se si pushteti ekzekutiv në Maqedoninë e Veriut mund të përmirësojë respektimin e parimeve të qeverisjes së mirë në të ardhmen. Rekomandimet do t’u komunikohen zyrtarëve të lartë të institucioneve të monitoruara përmes takimeve, si dhe publikut përmes rrjeteve sociale dhe ngjarjeve publike.

Hulumtimi u realizua ndërmjet shkurtit dhe qershorit 2024.

Vlerësim i reformave të Ligjit për Media të Maqedonisë së Veriut – Një hap i pjesshëm drejt standardeve evropiane

Maqedonia e Veriut po i nënshtrohet reformave në legjislacionin e saj për mediat, duke synuar përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian (BE). Fondacioni Metamorfozis e mirëpret iniciativën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të harmonizuar legjislacionin kombëtar të mediave me standardet evropiane, veçanërisht në kontekstin e Kapitullit 23 të legjislacionit të BE-së […]

MburojaKibernetike: Qytetarë të Fuqizuar për Rezistencë Kibernetike

Vlerësimi i nivelit të zbatimit të Planit të Veprimit të Strategjisë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (2023-2026) në periudhën janar 2024 – janar 2025

Në dhjetor të vitit 2023, Qeveria e miratoi Strategjinë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me Plan Veprimi 2023 – 2026, të propozuar nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë. Strategjia u përgatit përmes një procesi të gjerë dhe gjithëpërfshirës, në të cilin u përfshinë përfaqësues nga […]