Vlerësimi i qeverisjes së mirë së pushtetit legjislativ në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të hapjes sipas matjes së vitit 2023

Me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur – Maqedoni dhe Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me partnerët nga rrjeti rajonal i OJQ-ve – Llogaridhënie, teknologji dhe rrjeti i hapjes institucionale në Evropën Juglindore (ACTION SEE), ka përgatitur një vlerësim të qeverisjes së mirë të pushtetit legjislativ të katër shteteve të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Vlerësimi bazohet në një hulumtim të plotë empirik bazuar në Indeksin e hapjes dhe ka për qëllim të përcaktojë deri në çfarë mase respektohen parimet e qeverisjes së mirë në rajon. Ky punim ofron një analizë të thellë të punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por gjithashtu jep një përmbledhje të performancave të përgjithshme të institucioneve përkatëse në rajonin tonë. Perspektiva rajonale shërben si një referencë për të treguar se si shtetet e rajonit po përparojnë drejt përmirësimit të qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, gjë që i drejton ato drejt qëllimit të tyre strategjik – anëtarësimi në BE.

Punimi është edhe me rekomandime praktike për mënyrën se si Kuvendi në Maqedoninë e Veriut mund të përmirësojë respektimin e parimeve të qeverisjes së mirë në të ardhmen. Rekomandimet do t’u komunikohet zyrtarëve të lartë shtetërorë përmes takimeve, si dhe publikut të gjerë përmes rrjeteve sociale dhe organizimit të ngjarjeve publike.

Hulumtimi është kryer midis shkurtit dhe majit 2024.

MburojaKibernetike: Qytetarë të Fuqizuar për Rezistencë Kibernetike

Vlerësimi i nivelit të zbatimit të Planit të Veprimit të Strategjisë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (2023-2026) në periudhën janar 2024 – janar 2025

Në dhjetor të vitit 2023, Qeveria e miratoi Strategjinë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me Plan Veprimi 2023 – 2026, të propozuar nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë. Strategjia u përgatit përmes një procesi të gjerë dhe gjithëpërfshirës, në të cilin u përfshinë përfaqësues nga […]

FINANCIMI SHTETËROR NË MAQEDONINË E VERIUT: SISTEM MË I DREJTË, MË I FORTË DHE MË TRANSPARENT

Kjo përmbledhje e politikave bazohet në gjetjet e një studimi të thelluar mbi reklamat politike të paguara gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024.[1] Dokumenti synon të identifikojë zgjidhje të qëndrueshme dhe realiste, afatgjata për të përmirësuar sistemin e financimit politik në vend. Dhe, ndërsa jemi përqendruar në përdorimin e financimit indirekt të shtetit përmes mediave […]