Vlerësimi i qeverisjes së mirë së pushtetit legjislativ në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të hapjes

Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerë nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore (ACTION SEE), ka përgatitur një vlerësim të qeverisjes së mirë të pushtetit legjislativ të katër shteteve të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Vlerësimi bazohet në një hulumtim të plotë empirik bazuar në Indeksin e hapjes dhe ka për qëllim të përcaktojë deri në çfarë mase respektohen parimet e qeverisjes së mirë në rajon. Ky punim ofron një analizë të thellë të punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por gjithashtu jep një përmbledhje të performancave të përgjithshme të institucioneve përkatëse në rajonin tonë. Perspektiva rajonale shërben si një referencë për të treguar se si shtetet e rajonit po përparojnë drejt përmirësimit të qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, gjë që i drejton ato drejt qëllimit të tyre strategjik – anëtarësimi në BE.

Punimi është edhe me rekomandime praktike për mënyrën se si Kuvendi në Maqedoninë e Veriut mund të përmirësojë respektimin e parimeve të qeverisjes së mirë në të ardhmen. Rekomandimet do t’u komunikohet zyrtarëve të lartë shtetërorë përmes takimeve, si dhe publikut të gjerë përmes rrjeteve sociale dhe organizimit të ngjarjeve publike.

 

Hulumtimi u realizua ndërmjet shkurtit dhe majit 2024.

 

VLERËSIMI I QEVERISJES SË MIRË SË PUSHTETIT EKZEKUTIV NË MAQEDONINË E VERIUT DHE RAJON PËRMES INDEKSIT TË HAPJES

Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerë nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore (ACTION SEE), përgatiti një vlerësim mbi gjendjen e qeverisjes së mirë të pushteteve ekzekutive në katër vende të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, […]

Vlerësimi i qeverisjes së mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes indesksit të hapjes, matja për vitin 2025

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” në partneritet me Koalicionin Rural, e me mbështetjen e qeverisë zvicerane përmes programit “Civica Mobilitas”, përgatiti vlerësim të gjendjes së qeverisjes së mirë të njësive të vetëqeverisjes lokale (NJVL) në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2025. Vlerësimi është rezultat i hulumtimit të realizuar bazuar në Indeksin e […]

Raport në hije mbi lirinë e mediave në Maqedoninë e Veriut

Fondacioni Metamorfozis, së bashku me Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa, publikon Raportin në hije për liritë e mediave në Maqedoninë e Veriut. Ky raport ofron një pasqyrë të përditësuar të peizazhit mediatik në Maqedoninë e Veriut. Ai i thekson si zhvillimet pozitive ashtu edhe sfidat e vazhdueshme ose të reja në sektorin e mediave. Raporti përmban […]